Recetë e Mollëve të Pjekura në Formë Unaze
Koha Totale:
- 1 orë e 10 minuta
Për sa Persona:
- 6 persona
Lloji i Dietës:
- Paleo
- Vegjetariane
- Vegane
Përbërësit
- 6 mollë të mëdha
- 1 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji xhinxher
- 1 lugë arrëmyshk (opsionale)
Udhëzimet
- Nxejeni paraprakisht furrën deri në 90 gradë celcius.
- Hiqni thelbat e mollëve dhe prejini ato hollë me thikë.
- Bëni bashkë mollat me erëza dhe mbështjellini me fletë të gatimit.
- Piqni për një orë. Spërkatini me kanellë dhe servojini.
Si të përgatisim recetën e mollëve të pjekura në formë unaze
A keni nevojë për një ushqim mes vakteve? Nëse jeni gjithmonë në kërkim të diçkaje të shijshme për të ngrënë kur jeni duke shikuar TV apo për të larguar urinë kur jeni duke përfunduar një ditë të lodhshme të punës, atëherë kjo recetë i përmbush të gjitha kriteret - të lehta për tu përgaditur dhe të shijshme!
- Nxejeni furrën paraprakisht deri në 40 gradë celcius. Temperatura e ulët i ndihmon mollat të bëhen më të mira dhe të rreshkura pa u djegur. Në fillim largoni thelbat e mollëve dhe përdorni thikën për t’i prerë hollë mollat në formë të unazave. Bëni bashkë mollat me kanellë, xhinxherin dhe arrëmyshkun (nëse keni).
- Mbështjellini me fletë të gatimit.
- Gatuani unazat e mollave për një orë. Spërkatini me kanellë – dhe pak sheqer kokosi nëse dëshironi.
Mund t’i mbështjellni këto për t’i ngrënë më vonë apo mund t'i servoni si një ushqim pas një dite të lodhshme. Përgatitni më shumë, pasi do të harxhohen shpejt!