fbpx
Lart

Recetë e Supës me Qepë

 

Koha Totale:

  • 45 – 60 minuta

Për sa Persona:

  • 6 – 8 persona

Lloji i Dietës:

  • Vegjetariane
  • Ketogjenike

Recetë e Supës me Qepë

 

Përbërësit

  • 4 qepë të mëdha, të qëruara dhe të prera
  • 2 kupa* lëng të pulës
  • 2 kupa* lëng të viçit
  • 4 lugë gjalpë
  • 5 thelbe hudhre, të prera
  • Djath dhie ose tjeter (opsionale për  salcë)
  • Kripë deti dhe piper i zi, sasia sipas dëshirës

*1 kupë = 240 ml

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere për supë, gatuani gjalpin dhe qepët.
  2. Fërgoni qepët deri sa të karamelizohen pak.
  3. Shtoni lëngjet e pulës dhe viçit dhe hudhrat.
  4. Hidhini kripën dhe piperin sipas dëshirës.
  5. Lëreni përzierjen të zihet pastaj zvogëloni nxehtësinë dhe lëreni për 30-50 minuta (sa më shumë të zihet më e shijshme).

Recetë e Supës me Qepë

Si të përgatisim këtë recetën e supës me qepë?

Është me të vërtetë e lehtë.

  • Në fillim do të karamelizoni qepët. Kjo është e rëndësishme për shkak se qepët e karamelizuara janë pjesët e pasura dhe të shijshme të “shfaqjes”. Nëse nuk i karamelizoni qepët në fillim, supa nuk do të jetë edhe aq impresionuese.
  • Pastaj do të shtoni lëngun e eshtrave të pulës dhe të mishit. Tani kanë mbetur vetëm erëzat, lëreni deri sa të zihen pastaj lëreni të piqet pak kështu që supa me qepë të arrijë shijen e saj potenciale dhe të pasur! Le të fillojmë.
  • Në një tenxhere për supë, shkrini gjalpin. Pastaj shtoni qepët e prera. Nëse doni, mund ta zëvendësoni gjalpin me gjalpë organik apo vaj të ullirit. Përderisa disa supë me qepë përmbajnë vaj ulliri, nuk e rekomandojmë përdorimin e vajit të ullirit pasi nuk ka pikë të lartë të vlimit.
  • Fërgoni qepët deri sa të karamelizohen pak. Shtoni lëngun e eshtrave dhe hudhrat. Hidhini kripën dhe piperin sipas dëshirës, për ta përshtatur shijen.
  • Pastaj rriteni nxehtësinë që përzierja të zihet. Kur është duke gurgulluar, zvogëloni nxehtësinë dhe lëreni të zihet për 30-50 minuta. Sa më shumë të zihet, aq më e shijshme do të jetë në fund. Në fakt mund ta ktheni në një recetë për gatim të ngadaltë.
  • Kur supa të përgatitet, vendoseni në pjata apo kupa. Mund të shtoni djath të freskët dhije mbi supë nëse keni dëshirë.

Servojeni këtë recetë klasike Franceze të supës me qepë të nxehtë dhe ju bëftë mirë!

Shpërndaj
Receta - Probleme.me
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në [email protected]