Lart

Recetë për Supë Minestrone

 

Koha Totale:

  • 55 minuta

Për sa Persona:

  • 6 – 8 persona

Lloji i Dietës:

  • Vegan
  • Vegjetariane

Recetë e Supës Minestrone

 

Përbërësit

  • 1½ lugë vaj të ulliri
  • 2 karrota, të prera
  • 1 qepë e bardhë, e grirë
  • 2 zukini, pjesët e prapme të prera dhe të grira
  • 3-4 gjethe të selinos, të prera
  • 2½ kupë* bishtaja, me fund të prerë
  • 4-6 kupa* supë pule ( zëvendësojeni me supë të perimeve për ta mbajtur këtë recetë vegane apo vegjetariane)
  • Një konzervë prej 680 gramëve me domate të grira
  • 2 konzerva prej 425 gramëve me fasule, të shpërlara
  • 2 konzerva prej 425 gramëve me fasule të bardha, të shpërlara
  • 1½ kupë ujë
  • 3 kupa spinaq
  • 2 kupa makarona pa gluten
  • Borzilok i freskët për ta shtuar sipër  

*1 kupë = 250 ml

*1 kupë = 150 gr

Udhëzimet

  1. Në një tenxhere të madhe, ngrohni vajin e ullirit dhe gatuani karrotat, qepët, zukinit, selinot dhe bishtajat për 5 minuta.
  2. Shtoni lëngun e mishit, domatet, fasulet dhe ujin.
  3. Ngroheni supën deri sa të fillojë të zihet pastaj zvogëloni nxehtësinë dhe lëreni të zihet për 15.
  4. Shtoni spinaqin dhe makaronat, përzijeni deri sa të kombinohet mirë dhe lëreni të zihet për 20 minuta, apo deri sa të zbuten makaronat.
  5. Lëreni supën të qëndrojë për 10 minuta pastaj servojeni me borzilok.

Si të përgatisim supë minestrone

Në recetën për supë minestrone, lëngun e mishit e kam mbushur me zukini, bishtaja, selino dhe spinaq. Asortimenti i perimeve do të thotë se do të merrni një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve në çdo kafshatë.

Gjithashtu e kam rrumbullaksuar supën minestrone me dy lloje të fasuleve për më shumë fibra, proteina dhe shije më të mirë. Edhe pse është supë vegjetariane, nuk do të jeni i uritur.

Në fund, do të përdorim makarona pa gluten për të na dhënë shijen e makaronave të Italisë pa e dëmtuar stomakun.

Le të fillojmë përgaditjen e supës minestrone!

  • Filloni duke ngrohur vajin e ullirit në një tenxhere të madhe. 
  • Kur vaji të jetë gati, shtoni karrotat, qepët, bishtajat, zukinit dhe selinot dhe gatuajini për 5 minuta.
  • Pastaj, shtoni lëngun e mishit, domatet, fasulet dhe ujin. Ngroheni supën deri sa të fillojë të zihet pastaj zvogëloni nxehtësinë dhe lëreni të zihet për 15.
  • Pastaj shtoni spinaqin dhe makaronat. Përzijeni deri sa të kombinohet mirë dhe lëreni të zihet për 20 minuta, apo deri sa të zbuten makaronat.
  • Kur makaronat të gatuhen, ndaleni nxehtësinë dhe lëreni supën minestrone të qëndrojë për 10 minuta.
  • Në fund, hidhni borzilok të freskët dhe sevojeni!

 

Shpërndaj
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com