Recetë Tailandeze për Supë me Pulë dhe Kokos
Koha Totale:
- 50 minuta
Për sa Persona:
- 6 – 8 persona
Lloji i Dietës:
- Pa gluten
Përbërësit
- 4 kupa* supë pule
- 2 tuba bar limoni, të prerë në mes dhe të shtypur
- 1 xhinxher mesatar, i qëruar dhe i copëtuar
- 1-2 speca djegës
- 3 paketime të 383 gramëve të qumështit së kokosit
- 120 gr pastë kërri të kuq
- 2 lugë gjalpë organikë apo vaj kokosi
- 1 kg kofshë pulë pa eshtra dhe lëkurë, të prera
- 2 qepë të kuqe, të prera
- 2 patate të mëdha, të ëmbla, të prera
- 1 kokë të brokolit, të prerë
- 150 gramëve asparagus
- Disa qepë, të prera
- Lëng të 2 limonave të gjelbërt
*1 kupë = 250 ml
Udhëzimet
- Në një tenxhere të madhe, merrni lëngun e mishit, barin e limonit, xhinxherin dhe nëse keni dëshirë, specat djegës, për t’i zier në nxehtësi mbi-mesatare. Zvogëloni nxehtësinë nën-mesatare dhe lëreni të zihet derisa jeni duke përgatitur përbërësit e tjerë.
- Në tenxhere mesatare, ngrohni qumështin e kokosit deri sa të vlojë në nxehtësi mbi-mesatare. Shtoni pastën e kuqe kerri dhe përzijeni derisa të zbuten dhe të inkorporohen mirë. Fikeni nxehtësinë dhe lëreni mënjanë.
- Në një tigan të madh, ngrohni gjalpin apo vajin mbi nxehtësi mesatare. Pasi të shkrihet gjalpi apo vaji është duke vezulluar, shtoni kofshët e pulës dhe gatuani për 5 minuta, duke e përzier kohë pas kohe. Shtoni qepët dhe patatet e ëmbla dhe gatuani për 5 minuta të tjerë. Ndaleni nxhetësinë dhe lëreni mënjanë.
- Largojeni barin e limonave, xhenxhefilin dhe specat djegës nga lëngu me sitë të dorës apo me lugë që ka vrima.
- Rriteni nxehtësinë dhe shtoni miksturën e kokosit dhe kerrit, kofshët e pulës, perimet, brokolin dhe fidanet e bambusë. Lëreni të zihet për 10 minuta.
- Fikeni nxehtësinë dhe shtoni qepët dhe lëngune e limëve. Përziejini, mbulojeni dhe lëreni supën të qëndrojë për 10 minuta për të lejuar që shijet të bashkohen.
Si të përgatisim këtë recetë për supë Tailandeze me pulë dhe kokos
A jeni uritur akoma? Merrni një tenxhere të madhe të supës, dhe le të fillojmë!
Do të filloni duke shtuar në tenxhere të madhe lëngun e mishit bashkë me pak duaj të barit të limonit, pak xhinxher dhe nëse keni dëshirë, specat djegës, apo nëse nuk gjeni speca Tailandezë, mund t’i zëvendësni me halapinjo të freskët.
Kurrë nuk keni gatuar me bar të limonave? Mos keni frikë. Janë të lehtë për t’u përgaditur: largojeni pjesën e rrënjës; pritni gjethet ( Mund t’i ruani për të përgatitur një çaj të shijshëm) largoni çdo shtresë të thatë nga duajt, që duhet të ketë ngjyrë të bardhë në të gjelbër dhe madhësi dhe trashësi të lapsit.
Prisni fijet në mes dhe shtypni me okllagi që të lëshojnë më shumë vaj dhe shije. Përderisa lëngu është duke u zier, merrni një tenxhere mesatare, dhe ngrohni qumështin e kokosit deri sa të vlojë në nxehtësi mbi-mesatare. Kur lëngu është duke gurgulluar shtoni pastën e kuqe kerri dhe përzijini derisa të inkorporohen mirë. Fikeni nxehtësinë dhe lëreni mënjanë.
Pastaj merrni një tigan të madh, dhe shkrini gjalpin apo vajin mbi nxehtësi mesatare. Kur të ngrohet yndyra, shtoni kofshët e prera të pulës dhe gatuani për 5 minuta. (nëse nuk keni kofshë pule, gjoksi i pulave punon si zëvendësim).
Përzijeni nga pak për t’u siguruar se janë duke u gatuar mirë dhe nuk janë duke u ngjitur. Pas 5 minutash shtoni qepët e kuqe dhe patatet e ëmbla të prera. Piqni për edhe 5 minuta. Në këtë pikë, kofshët e pulës duhet të jenë ngjyrë kafe dhe qepët pak të zbutura. Ndaleni nxhetësinë dhe lëreni tiganin mënjanë.
Kthehemi përsëri tek supa. Duhet të largoni barin e limonave, xhenxhefilin dhe specat djegës nga lëngu me sitë të dorës apo me lugë që ka vrima.
Rriteni nxehtësinë e supës dhe shtoni përzierjen e kokosit dhe kërrit, kofshët e pulës, perimet, brokolin dhe fidanet e bambus. Tani do ta lini të zihet për 10 minuta. Pastaj lëreni të qëndrojë dhe shijojeni shijen kremoze, djegëse, të ëmbël, të thartë dhe të kripur të kësaj supe!
Shpresoj ta pëlqeni këtë supë tailandeze të shëndetshme aq shumë sa do të doni ta përgatisni përsëri. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj supe është fakti se është i shumëllojshëm. Herën tjetër, provoni të eksperimentoni me karrota, kërpudha, celer, salcë peshku apo petë (në vend të patateve). Mundësitë janë të shumta me këtë supë me kokos.