Lart

Si ta Përgatisësh Supën me Kocka të Pulës

 

Koha Totale:

  • 48 orë

Për sa Persona:

  • Varion

Lloji i Dietës:

  • Pa gluten

Recetë e Supës me Kocka të Pulës

 

Përbërësit

  • 1.8 kg qafë/këmbë/krahë pule
  • 3 karrota, të prera
  • 3 kërcej celer, të prerë
  • 2 qepë mesatare, të qëruara, të prera në mes dhe në katër pjesë
  • 4 thelba hudhër, të qëruar dhe të shtypura
  • 1 lugë çaji kripë të Himalajës
  • 1 lugë çaji kokrra piperi
  • 3 lugë gjelle uthull molle
  • 3 gjethe dafine
  • 5-6 degëza majdanoz
  • 1 lugë çaji origano
  • 18-20 kupa* uji të ftohtë

*1 kupë = 250 ml

Udhëzimet

  1. Vendosini të gjithë përbërsit në tenxhere për gatim të ngadaltë me kapacitet deri në 9 litra.
  2. Shtoni ujin.
  3. Zijeni për 24-48 orë, duke larguar yndyrën kohë pas kohe.
  4. Largojeni nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet për pak kohë. Largoni pjesët e ngurta dhe largoni pjesët e mbetura me kulluese. Lëreni të ftohet në temperaturë dhome, mbulojeni dhe pritni.
  5. Përdoreni brenda javës apo ngrijeni deri në 3 muaj.

Si të përgatisim këtë recetë për supë me lëng pule

Nuk është aspak e vështirë!

Kjo recetë në parim thotë të vendosni të gjithë përbërësit në tenxhere dhe t’i lini të gatuhen për disa orë. Përgatitja e kësaj supe është vërtetë aq e lehtë. Duke ndryshuar përbërësit me përbërës organik, me lehtësi mund të përgatisni supë organike me lëng pule. Rekomandohet të merrni pulë të mbajtur në kushte natyrore për të evituar hormonet dhe antibiotikët.

Produkti final mund të pihet si supë e shijshme, apo mund t’a shtoni tek recetat e tjera të supave, tek mishi, perimet etj.

  • Filloni duke përgaditur përbërësit e nevojshëm.
  • Pastaj vendosini të gjithë përbërsit në tenxhere për gatim të ngadaltë me kapacitet deri në 9 litra. Mund të filloni me pulën.
  • Shtoni perimet.
  • Shtoni ujin.
  • Zijeni për 24-48 orë, duke larguar yndyrën kohë pas kohe. Kjo kohe e madhe e gatimit i shton përfitimet e supës me lëng pule pasi përbërësit kanë më shumë kohë të lëshojnë shijen e tyre të mrekullueshme në supë.
  • Fikeni nxehtësinë dhe lëreni të ftohet për pak kohë.
  • Largoni pjesët e ngurta.
  • Largoni pjesët e mbetura me kulluese.
  • Lëreni të ftohet në temperaturë dhome, mbulojeni dhe pritni.
  • Përdoreni brenda javës apo ngrijeni deri në 3 muaj.
Receta - Probleme.me

Në Probleme.me mund të mësoni çdo informacion në lidhje me nutricionet. Ne ndajmë karakteristika të ndryshme të nutricioneve dhe do t'iu ndihmojmë që të bëni zgjedhje të mençura të ushqyerit shëndetshëm. Nëse keni ndonjë sygjerim apo koment na kontaktoni në nutricione@rilinde21.sg-host.com