ORGANIZATA “PROBLEME.ME”
– themeluar në 2019 –
– themeluar në 2019 –
Probleme.me është aleati juaj më i besueshëm për informata të shëndetit dhe mirëqenies.
Ne japim informacione të besueshme për tema shëndetësore dhe jetësore që kanë rëndësi për ju.
Si ndjeheni përbrenda ndikon shumë në çdo ditë të çmuar të jetës tuaj. Probleme.me e kupton këtë, prandaj ne jemi të vendosur t’u ndihmojme qe të përmiresoni shëndetin tuaj.
Platforma digjitale (www.probleme.me dhe faqet përcjellëse) është e para dhe e vetmja platformë shendetësore në Kosovë e cila ka formatin e faqeve të mëdha ndërkombëtare si WEBmd, pasi qe përmban këto komponente:
Nëse jeni këtu për të mësuar më shumë për një semundje, për të studiuar një ilaç, për të gatuar shëndetshëm apo për të ushtruar më mirë, keni ardhur në vendin e duhur. Këtu do të gjeni përmbajtje informative dhe të shkruar thjeshtë, ashtu qe të mund ta kuptoni dhe praktikoni lehtësisht.
Poashtu, prapa kësaj pune do të gjeni një ekip profesionistësh të cilët vërtetë interesohen për mirëqenien e njerëzve dhe janë këtu për t’u përgjigjur cfarëdo pyetje që keni.
Organizata Probleme.me është themeluar zyrtarisht në Shtator të 2019. Tashmë, në Projektin e kësaj platforme kanë kontribuar vazhdimisht mbi 15 persona, dhe është financuar vullnetarisht pa ndonjë qëllim përfitimi.
I gjithë aktiviteti digjital i Platformes Probleme.me menaxhohet nga Kompania Tactica L.L.C. (www.seotactica.com). Kjo kompani ofron shërbime të Search Engine Optimization dhe Menaxhim të Rrjeteve Sociale për kompani të mëdha në Sh.B.A, Angli, dhe Australi, dhe në këtë rast ofron shërbimet e veta pro-bono për të ngritur vetëdijen mbi të jetuarit shëndetshëm, temë e cila është mjaft aktuale dhe e nëvojshme për t’u trajtuar në Kosovë.
Materialet e përdorura në përmbajtjen e Platformes janë shkruar nga një numër profesionistësh në fushen e mjekësisë, duke marrë për bazë materialet nga platforma digjitale të mirënjohura ndërkombëtare të cilat kanë informata kredibile dhe të përditësuara.
Na kontaktoni në info@rilinde21.sg-host.com apo permes numrit +383 49 280 999 për të mësuar më shumë rreth mundesive tona të bashkëpunimit. Duke reklamuar tek ne, ju na mbeshtesni edhe me shumë në rrugetimin tone për t’u bërë burimi më I besueshëm Shqiptar për informata dhe këshilla shëndetësore.