Lart

2 Prill – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit Mbi Autizmin

Vlora Fejza

Vlora Fejza , psikologe/ terapiste stimuluse, studimet bazë ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në degën Psikologji duke vazhduar kështu edhe me studime Master në Psikologji Sociale dhe Organizative . Që nga viti 2013 ka punuar si Terapiste Stimuluse dhe mësuese mbështetëse me fëmijët me nevoja të veçanta në qendra dhe kopshte të ndryshme. Tash e 4 vite punon në Ambulancën Specialistike të Psikologjisë Klinike ‘’Visar A.Sadiku B.I’’ në Prishtinë dhe ofron këto shërbime psikologjike: Seanca stimulimi për fëmijë me: Çrregullime në sferën e komunikimit, çrregullime të spektrit të Autizmit, Down syndrome, deficiti i vëmendjes dhe çrregullim të hiperaktivitetit, trajtimi i nxënësve me çrregullime dhe vështirësi në të nxënë, çrregullimi i aftësisë në të shkruar si dhe lexuar,çrregullimi i komunikimit verbal.

Autizmi është një çrregullim pervarziv i zhvillimit, i cili karakterizohet me vështërsi në domenin e funksionimit social, gjuhen e komunikimit (ekspresive dhe receptive) dhe sjellje përseritëse. Përveç kësaj, spektri i çrregullimit të autizmit ka dhe një numër të karakteristikave tjera të cilat janë tipike sikur: mungesë e aftësive sociale dhe shmangie e kontaktit me sy te cilat manifestohen në 3 vitet e para të jetës.

Çrregullimet e spektrit të autizmit mund të shfaqen ndryshe në individë të ndryshëm. Kryesisht, ato shfaqen si çrregullime të zhvillimit, të cilat ndikojnë në mënyrën se si fëmijët komunikojnë, sillen dhe bashkëveprojnë me të tjerët.

Shenjat e para mund të shfaqen në periudha të ndryshme të zhvillimit si herët në muajtë e parë të jetës por dhe në vitet e më vonshme. Fëmijët me crregullime të spektrit të autizmit do të kenë simptoma gjatë gjithë jetës së tyre, por me ndërhyrjen e hershme dhe të duhur, këto simptoma mund të lehtësohen me moshën.

Çdo fëmijë me autizëm është i veçantë (unik), ndaj edhe plani i ndërhyrjes terapeutike do t’i përshtatet nevojave të veçanta të fëmijës. ndërhyrja e hershme intensive në sjellje, përmirëson procesin e të nxënit, aftësinë komunikuese dhe atë sociale në fëmijët e vegjël, që vuajnë nga çrregullimi i Spektrit Autik.

“Autizmin nuk ma mësoi shkolla, as kërkimet shkencore, as përgaditja e temave dhe seminareve e as trajnimet e shumta. Autizmin e mësova nga fëmijët AUTIKE”

Shpërndaj
Kontributor