Lart

AFAZIA – Çfarë e karakterizon këtë sëmundje dhe kush preket më shpesh nga kjo humbje e aftësisë për të folur

Edhe oratorët më të mirë të botës nuk pyet Afazia por i atakon ata. Bruce Willis është aktori i mirënjohur internacional, i cili njoftoi së fundmi, se do të tërhiqej nga skena filmore, pasi është diagnostifukuar me afazi.

“Dëshirojm të ndajmë shqetësimin se Bruce i ynë i dashur ka disa probleme shëndetësore dhe së është diagnostikuar me afazi e cila po ndikon në aftësitë e tij aktorale”, shkruan familja e tij në një postim në Instagram. “Për këtë arsye, dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm, Bruce po tërhiqet nga karriera që ka shumë kuptim për jetën e tij”.

Çfarë është Afazia saktësisht – dhe këndë mund të prekë?

Afazia është një çrregullim i fituar i gjuhës i shkaktuar nga dëmtimi i trurit. Kjo sëmundje mund të shkaktohet nga goditjet në tru, lëndime në kokë, gjakëderdhje në tru, ishemit trunore (sulmi trunor) aksidente ose tumore. Në rastin e sëmundjes, të folurit dhe të kuptuarit e gjuhës së folur dhe të shkruar bëhet më e vështirë apo edhe e pamundur, por kjo ndodhë në varësi të shkallës së dëmtimit. Fjalori, struktura e fjalisë, të kuptuarit e gjuhës dhe i gjithë prodhimi gjuhësor mund të ndikohen nga ky crregullim trunor.

Afazia shfaqet në 80 për qind të rasteve pas një goditjeje në tru. Në dhjetë për qind të rasteve shkaktohet nga dëmtimet traumatike të trurit (gjakderdhjet) dhe shtatë për qind nga një tumor në tru. Numri i rasteve të Afazisë të shkaktuar nga goditjet, është rreth 80 000 njerëz në vit. Kurse Afazia regresohet në më shumë se një të tretën e të prekurve – por në të gjithë të tjerët ajo mbetet e përhershme.

Çrregullimi më serioz afazik është e ashtuquajtura Afazia globale. Në këtë rast, disa pacient mund të komunikojnë vetëm me fraza boshe dhe të kuptojnë vetëm kërkesa shumë të thjeshta. Të sëmurë të tjerë shpesh përsërisin të njëjtat rrokje pa pushim kur flasin ose përdorin fraza të automatizuara. Si psh. “unë , unë, unë, unë …..” dhe fjalia tjetër pasuese vjen shumë vonë apo nuk pason fare. Ata dëshirojn të kompletojn fjalin psh. “Unë dëshiroj të më kuptoni”.

Përveç humbjes së të folurit, të prekurit shpesh vuajnë nga efekte të tjera anësore si veprimet dhe lëvizjet e përditshme nuk mund të kryhen më automatikisht dhe vëmendja gjithashtu kufizohet shumë. Me kalimin e kohës, fotografia klinike shpien gjithashtu në dhimbje mendore. Pacientët mund të bien në depresion dhe mund të ndihen të izoluar nga shoqëria, ndihen te moskuptuar dhe jo te vlefshem për shoqërin. Komunikimi me pacientët afazikë kërkon ndjeshmëri dhe durim të veçantë. Është e rëndësishme të theksohet se afazia është një çrregullim gjuhësor i cili është rezultat i një sëmundje trunore fiziologjike dhe nuk është për shkak të një sëmundjeje mendore.

Sipas mendimit tim, njerëzit tentojnë në përgjithësi t’i gjykojmë të tjerët nga mënyra se si ata komunikojnë, dhe kështu mendojnë se (Pacientet) janë të marrë apo idiota ose janë debila dhe jo të zgjuar. Prandaj ne duhe të kemi mirëkuptim për njerëzit të cilët vuajn nga Afazia dhe kanë veshtirësi të kuptojnë dhe të marrin pjesë në procesin verbal të komunikimit.
Afazia mund të trajtohet vetëm në një masë të kufizuar. Trajtimi zakonisht përbëhet nga terapia e të folurit dhe gjuhës, e cila është e përshtatur për sfidat specifike të pacientit përkatës. Terapeuti i cili merret kryesisht me trajtimin e pacienteve me të meta gjuhësore (belbëzimi) apo me perfitimin e humbjes së aftesive për te folur, pa marre parasysh se nga është shkaktuar sëmundja quhet Logoped.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]