Lart

Alergjitë Ushqimore

Alergjia ushqimore është reagimi abonormal i sistemit tuaj të imunitetit (pjesa e trupit tuaj e cila lufton infeksionet) ndaj një ushqimi të caktuar. Këto reagime mund të jenë të buta apo edhe të ashpra. Intoleranca ndaj ushqimeve të caktuara nuk është koncept i njejtë me alergjitë ushqimore. Intoleranca ndaj ushqimeve shkakton reagime të pakëndshme (si fryerja, gazrat, therrje të barkut), këtu nuk përfshihet fare sistemi juaj i imunitetit.

Alergjia ushqimore

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Pse Qumështi nuk Duhet Kombinuar me Fruta

Simptomat e alergjisë ushqimore

Simptomat e alergjive ushqimore zakonisht janë të menjëhershme. Simptomat më të zakonshme të alergjive ushqimore janë:

  • Gungat e mëdha në lëkurë
  • Enjtja
  • Kruarja e lëkurës
  • Kruarja në gojë
  • Shije metalike në gojë
  • Kollitja, vështirësi në frymëmarrje apo gulçitja
  • Ngushtimi i fytit
  • Diarrea
  • Vjellja

Personit gjithashtu mund t’i krijohet ndjenja se diçka e keqe do të ndodhë, të ketë lëkurë të zbehur (si pasojë e shtypjes së ultë të gjakut), apo të humb vetëdijen. Sëmundjet kronike të cilat më së shpeshi asociohen me alergjitë ushqimore janë ekzema (sëmundje e lëkurës) dhe astma (çrregullim në frymëmarrje).

Alergjitë ushqimore mund të jenë vdekjeprurëse nëse janë të ashpra dhe shkaktojnë një reagim të quajtur anafilaks. Ky reagim i bllokon kanalet tuaja të frymëmarrjes dhe vështirëson procesin e frymëmarrjes.

 

Çfarë i shkakton alergjitë ushqimore?

Megjithëse njerëzit mund të jenë alergjik ndaj një sërë ushqimesh, shumica e tyre janë alergjik ndaj farave të ndryshme, kikirikëve, qumështit, vezëve, sojës, grurit, peshkut dhe ushqimeve të tjera të detit si guacat apo morlusqet. Këto 8 lloje të ushqimeve janë përgjegjëse për 90 përqind të alergjive ushqimore.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga alergjitë ushqimore, janë alergjik në më pak se 4 prej këtyre ushqimeve.

Për më tepër, studimet kanë zbuluar sa disa shtues të ushqimeve si ngjyra artificiale e verdhë ushqimore dhe ëmbëlsuesit artificial shkaktojnë më shumë probleme te disa njerëz. Sheqernat dhe yndyrnat nuk asociohen me alergjitë ushqimore.

 

Si diagnostikohen alergjitë ushqimore?

Nëse keni pasur një reagim te pazakontë ndaj një lloji të ushqimi vizitohuni te mjeku juaj. Ai apo ajo do të shqyrtojë simptomat tuaja, do iu pyes për historikun tuaj mjekësorë. Mjeku do iu bëjë edhe një test eleminimi (ju i hiqni të gjitha ushqimet në të cilat dyshon mjeku juaj nga shujtat tuaja dhe pasta i shtoni ato gradualisht një nga një), analiza të gjakut dhe lëkurës.

Alergjitë Ushqimore

A mund të parandalohen alergjitë ushqimore?

Në rastet kur diagnostikoheni se keni alergji ndaj një ushqimi mos e konsumoni më atë ushqim. Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë ushqimi, lexoni përbërjen e ushqimeve të gatshme që blini. Mjeku juaj mund të iu ndihmoj se si t’i shmangeni ngrënies së ushqimeve të gabuara.

Nëse fëmija juaj ka alergji ushqimore, jepni listën e këtyre ushqimeve shkollës që ata vijojnë në mënyrë që tu shmangeni incidenteve. Mësojuni fëmijëve tuaj se si të veprojnë në rastet kur ata kan ngrënë padashje një nga këto ushqime. Nuk ekziston ndonjë ilaç për alergjitë ushqimore.

 

Mjekimi i alergjive ushqimore

Duke pasur parasyshë se nuk ka ndonjë ilaç kundër alergjive ushqimore, mjeku juaj do iu jap antihistamine dhe ilaçe që përmbajnë steroide për rastet kur reagimet alergjike janë të buta (kruarje, teshtitje, gunga apo skuqje në lëkurë). Reagimet më të ashpra trajtohen me një lloj të ilaçit të quajtur epinephrine. Ky lloj i ilaçit ipet sa më shpejtë në mënyrë që të shpëtohet jeta juaj.

Nëse ju apo fëmija juaj vuani nga reagimet e ashpra alergjike, mjeku juaj mund të iu jap udhëzim për të mbajtur një gjilpërë me epinephrine për ta mbajtur gjithmonë me vete. Mjeku juaj do iu mësoj se si dhe kur ta injektoni këtë gjilpër.

Personat që janë duke pasur reagime të ashpra alergjike duhet të dërgohen në emergjencë me anë të ambulancës pasiqë sasia e adrenalinës që përhapet nëpër trupin tuaj mund të jetë e rrezikshme. Mjeku mund të përshkruaj ilaçe për ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, frymëmarrjes apo metabolizmit.

 

Jeta me alergji ushqimore

Jeta me alergji ushqimore mund të iu shkaktojë frikë dhe ankth kur jeni duke u ushqyer në restaurant apo te shtëpia e dikujt tjetër. Ju do të brengoseni se mos ushqimi që iu shkakton juve alergji është përzier diku në shujtën tuaj. Për më tepër nëse ju vuani nga shumica e 8 ushqimeve të lartëpërmendura ju mund të ndiheni të frustruar nga limitimi i ushqimeve që mund të konsumoni.

Ju rekomandojmë këtë artikull:

Helmimi nga Ushqimi, Tre Rregullat Kryesore si ta Kaloni

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A është reagimi juaj i parë alergjik i butë apo i ashpër?
  • A trashëgohen alergjitë ushqimore?
  • A paraqiten simptomat në ndonjë radhë të caktuar në mënyrë që t’i kuptoj paralajmërimet se jam duke pësuar një reagim alergjik?
  • A mund te zhvillohen alergjitë ushqimore edhe me vonë gjatë jetës?

 

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com