Lart

Problemet e Ijeve tek Foshnjet: Keni Kujdes para se të Jetë Vonë!

Problemet e Ijeve tek Foshnjet: Keni Kujdes para se të Jetë Vonë!

Problemi i ijeve tek foshnjet është i njohur me emrin displazia e zhvillimit të ijeve. Kjo ndodh kur nyja nuk përshtatet mirë në këllëf. Kjo do të thotë se nyja e ijes shpesh është e lirë dhe e ekspozuar ndaj rrezikut. Displazia e zhvillimit të ijeve mund të shpie deri tek dislokimi i ijes dhe probleme të tjera shëndetësore.

problemet e ijeve tek foshnjet

Simptomat e problemeve të ijeve tek foshnjet

Problemet me ije janë të vështira për t’u vërejtur pasi foshnjet nuk i tregojnë simptomat. Një prej shenjave që mund t’i shohim tek foshnjet është kur i’a ndërrojmë pelenat nëse ijet nuk hapen mirë. Kur fëmija fillon të ecë, nëse vërejmë se po çalon atëherë mund të ketë displazi të zhvillimit të ijeve.

Çfarë shkakton problemet e ijeve tek foshnjet?

Nuk dihet shkaku i saktë i displazisë së zhvillimit tek foshnjat. Më i shprehur është tek foshnjet që:

  • Prezantojnë me këmbë
  • Janë fëmija i parë
  • Janë binjak ose më shumë
  • Janë më të mëdhenjë
  • Janë vajza (ligamentet e tyre janë më fleksibile)
  • Kanë histori familjare të problemeve me ije

Si diagnostikohen problemet e ijeve tek foshnjet?

Zakonisht mjekët e vërejnë kur ka ndonjë problem. Ata në fillim i kontrollojnë ijet e foshnjes në spital pas lindjes. Këtë e bëjnë duke i shtyrë para dhe mbrapa me lehtësi kockat e kofshëve të foshnjes për të parë se a janë të lira në këllëfin e ijeve. Do t’ju duhet një ultrazë për të fotografuar ijën. Rentgeni mund të bëhet kur fëmija është 3 muajsh.

Problemet me ije mund të mos jenë të pranishme në kohën e lindjes, mirëpo mund të jenë problem kur fëmija fillon të zhvillohet fizikisht. Mjeku do të kontrollojë ijet në çdo kontroll të foshnjës. Me rritjen e fëmijës mjeku juaj kontrollon nëse kofshët hapen lehtë.

 

A mund të parandalohen ose shmangen problemet e ijeve tek foshnjet?

Problemet e ijeve tek foshnjet nuk mund të parandalohen pasi që shkaqet janë të panjohura. Sidoqoftë, janë disa gjëra që mund të bëni për të mos e përkeqësuar gjendjen.

  • Përdorni metodë të duhur për të mbështjellë foshnjën me pelena. Mos ua mbështjellni këmbët shumë ngushtë. Foshnja juaj duhet të ketë mjaftueshëm vend për të lëvizur ijet dhe duhet t’i ketë kyçet e lira.
  • Bleni produkte të cilat i mbrojnë këmbët dhe nyjet e foshnjes suaj. Kjo përfshinë ulëset e foshnjeve, mbajtëse të fëmijës në krahë, luhatëse, dhe karroca të fëmijëve. Për të përdorur këto produkte siç duhet ndiqni instruksionet.
  • Keni kujdes kur e mbani foshnjën në mbajtëse “kangur”. Ijet e foshnjës suaj duhet të jenë të hapura dhe gjunjët duhet të jenë të përkulura në të njëjtën gjatësi ose më lartë se fundshpina. Gjithashtu, këmbët e tyre duhet të jenë të mbështjellura rreth bustit tuaj.
  • Lajmëroni mjekun nëse ju, një fëmijë tjetër ose një i afërm ka probleme me ijet. Kjo rrit gjasat që fëmija juaj të ketë probleme me ije.

 

Trajtimi i problemeve me ije tek foshnjet  

Trajtimi mund të mos nevojitet menjëherë. Në vend të trajtimit, mjeku do të vazhdojë kontrollin e ijeve të foshnjës suaj për tu siguruar se po rriten siç duhet. Nëse problemi nuk largohet, përkeqësohet, ose është i rëndë, mjeku me gjasa do të vendosë ta trajtojë problemin.

Një protezë e butë e quajtur “prazmore” mund të trajtojë shumicën e problemeve me ije. Kjo protezë i mban gjunjët hapur dhe të përkulur drejt gjoksit. Mjeku duhet të kontrollojë kofshët e fëmijës suaj javët e para për të shikuar nëse ijët po shkojnë në vend apo po qëndrojnë siç kanë qenë. Pasi që ijët janë në vend, foshnja juaj duhet ta mbajë akoma protezën për 2 deri në muaj. Foshnja juaj duhet ta mbajë protezë ditën dhe natën për 3 deri në 6 muaj në total.

Rreth 1 në 20 foshnje kanë nevojë për më shumë se protezë për të rregulluar problemet e ijeve. Kirurgjia nevojitet në rastet më të rënda. Operacioni  i mbyllur i reduktimit nënkupton zhvendosjen e nyjes së ijeve deri në vend. Operacion i hapur i reduktimit do të thotë largim ose nxjerrje nga vendi e nyjes së ijeve. Kjo e lejon mjekun ta pastrojë këllëfin dhe ta rivendosë nyjen ashtu siç duhet. Pas operacionit, foshnjet mund të mbajnë protezë për disa muaj për të mbajtur ijet në vend.

 

Të jetosh me problemet e ijeve tek foshnjet

Trajtimi dhe monitorimi i vazhdueshëm do të duhej të rregullonte problemet me ije tek foshnjet. Ka gjasa për probleme të përsëritura në të ardhmen, si nxjerrja nga vendi e nyjes. Flisni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e trajtimit, si dhe problemet e lidhura të mundshme. Ju mund të përfitoni nga anëtarësimi në një grup mbështetës i përbëra nga prindër tjerë që janë përballur me të njëjtin problem.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Sa i rëndë është problemi me ije i foshnjës time?
  • Sa shpesh e keni hasur këtë gjendje tek fëmijët tjerë?
  • A do të ketë fëmija im nevojë të shoh një specialist?
  • Cila është forma më e mirë e trajtimit dhe sa është efektive?
  • Cilat janë përfitimet dhe rreziqet e kirurgjisë?
  • A do të ketë nevojë fëmija im të mbajë protezë ose gips? Nëse po, për sa kohë?
  • A është në rrezik fëmija im për probleme tjera të ijeve më vonë?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com