Lart

Trauma Abuzive e Kokës: Sindroma e Foshnjës së Shkundur

Trauma abuzive e kokës është gjithashtu e njohur si sindroma e foshnjës së shkundur. Është një formë e abuzimit të fëmijëve, që mund të jetë vdekjeprurëse apo ta lë një fëmijë përjetësisht me lëndime serioze. Më së shpeshti, viktimat e këtij lloji të abuzimit janë më pak se njëvjeçar, por mund t’iu ndodh dhe fëmijëve deri në moshën 5 vjeçare.

Simptomat e traumës abuzive të kokës

Një rast i ashpër i traumës abuzive të kokës në foshnjën apo fëmijën tuaj mund të shkaktoj humbje të vetëdijes, kriza, ose shok.

Simptomat tjera fillestare të traumës abuzive të kokës mund të përfshijnë:

  • vjellje
  • nervozizëm
  • përgjumje të pazakontë
  • problem në thithje dhe gëlltitje
  • mos interesim për të ngrënë
  • pamje të ngurtë
  • ndryshime në vetëdije
  • nuk qesh, belbëzon, apo flet
  • bebëza me madhësi të ndryshme
  • pamundësi për të ngritur kokën e tij/saj
  • pamundësi për t’i fokusuar sytë apo të përcjellë lëvizje

Në shumë raste, trauma abuzive e kokës, gjithashtu e lë fëmijën me problem afatgjate, që ndikon fizikisht dhe intelektualisht në të. Një i mbijetuar nga trauma abuzive e kokës mund të jetë i varur nga edukimi special mjekësor dhe shërbimet sociale për pjesën e mbetur të jetës së tij/saj.

Trauma Abuzive e Kokës (Sindroma e Foshnjës së Shkundur)

Çka e shkakton traumën abuzive të kokës?

Trauma abuzive e kokës ndodh kur një foshnje shkundet dhunshëm, goditet në kokë, ose hidhet qëllimisht. Ajo zakonisht ndodh në duart e një prindi apo kujdestari të mbingarkuar, që nuk mund të përballoj periudhat e gjata të qarjes së foshnjës dhe kërkesat për përkujdesje të fëmijës. Shkundja e dhunshme e fëmijës ose goditja e tij/saj në kokë, shkakton lëkundjen e trurit para e prapa brenda kafkës. Kjo është veçanërisht ndodh te foshnjet, muskujt e qafës së të cilëve nuk janë plotësisht të zhvilluar. Lëvizja shkakton enjtje, mavijosje e gjakderdhje në trurin e fëmijës suaj, si pasojë e grisjes së enëve të gjakut, nervave dhe indeve.

Si diagnostifikohet trauma abuzive e kokës?

Ju duhet të shkoni menjëherë në emergjencë nëse dyshoni se fëmija juaj vuan nga trauma abuzive e kokës. Për shkak se disa nga simptomat e traumas abusive të kokës (si për shembull, vjellja dhe nervozizmi) janë gjithashtu të zakonshme në sëmundjet tjera, është e rëndësishme që doktori juaj të dijë se fëmija juaj mund të jetë shkundur apo goditur në kokë. Doktori do t’iu shtroj pyetje rreth asaj që ka ndodhur. Fatkeqësisht, personi përgjegjës për abuzimin mund të mos jetë i sinçertë për veprimet e tij/saj.

Doktori do të përdor disa të dhëna vizual edhe teste për të bërë diagnozën si dhe për të zbuluar se sa i rëndë është dëmtimi. Të dhënat vizuale përfshijnë kontrollimin e syve të fëmijës për gjakderdhje, kontrollimin për shenja në kafkë, duar apo këmbë, si dhe kontrollimin për mavijosje rreth qafës së fëmijës apo gjoksit. Disa teste fotografike (si për shembull, Rentgeni/X-ray, Tomografia e kompjuterizuar/ CT scan, apo Rezonanca magnetike/MRI) mund të shfaqin dëshmi për ënjtje apo gjakderdhje në tru. Këto teste mund të shfaqin gjithashtu edhe fraktura të kafkës ose brinjëve.

A mund të parandalohet ose shmanget trauma abuzive e kokës?

Për shkak se ndodh si rrjedhojë e veprimeve të kujdestarit të fëmijës, është absolutisht e mundshme të parandalohet trauma abuzive e kokës. Është e rëndësishme për të gjithë që përkujdesen për foshnjën apo fëmijën tuaj të mësojnë të trajtojnë situatat stresuese (për shembull, kur foshnja juaj qanë për një kohë të gjatë).

Një mënyrë për të trajtuar stresin është të bëni disa frymëmarrje të thella, të gjeni një vend të sigurt për fëmijën (për shembull, shtrati i fëmijës) dhe të shkoni në një dhomë tjetër për 10 deri 15 minuta për ta qetësuar veten. Kur ndjeni se jeni jashtë kontrollit, thirrni një mik ose anëtar të familjes për t’iu ndihmuar me fëmijën tuaj apo t’iu ndihmoj ta rimerrni kontrollin. Kuptimi i pasojave të traumës abusive të kokës mund t’iu ndihmoj, që ju të merrni një rol aktiv në parandalimin e saj në fëmijën tuaj.

Të qetësosh një fëmijë që qanë nuk është e lehtë. Megjithatë, janë disa gjëra që mund të provoni për të qetësuar foshnjën, duke përfshirë këto në vijim:

  • këndoni
  • përkundeni
  • mbështjelleni
  • nxjerreni atë për një shetitje
  • ofrojini një shishe ose biberon
  • jepini gji
  • shtrijeni foshnjën tuaj në barkun e tij/saj përgjatë prehërit tuaj dhe ledhatojeni e përkëdheleni butësisht shpinën e fëmijës


Nëse keni një kujdestar për fëmijën tuaj, është e rëndësishme të mësoni kujdestarin tuaj rreth rreziqeve nga shkundja e një foshnjeje apo një fëmije të vogël. Sigurohuni që ai ose ajo të dijë se çfarë të bëj në rast se ndihet i/e stresuar përderisa kujdeset për fëmijën tuaj. Zgjedhni me kujdes kujdestarin e fëmijës suaj dhe vazhdoni të monitoroni sigurinë e fëmijës suaj nën kujdesin e tij.Duke kombinuar këto strategji me “zhurma të bardha” ose zëra ritmik (si për shembull, muzika, tharësja e flokëve, ose tharësja e rrobave) mund të ndihmoj. Ju mund të provoni gjithashtu ta vendosni fëmijën tuaj në krahun e tij/saj të majtë për të ndihmuar me tretje, ose në shpinën e tij/saj. Nëse gjithçka dështon, sigurohuni nëse fëmija juaj është sëmurë. Thirrni doktorin tuaj për këshillim.

Trajtimi i traumës abusive të kokës

Për raste më të buta të traumës abusive të kokës, fëmija juaj mund të ketë nevojë për medikamende, qëndrim në spital dhe vrojtim në shtëpi. Në raste më të rënda, trajtimi mund të filloj në spital në dhomën emergjente ose dhomën e operimeve me hapa për të shpëtuar jetën. Këta hapa mund të përfshijnë edhe futjen e një tubi për frymëmarrje në fyt ose edhe ndërhyrje kirurgjike për ta ndaluar gjakderdhjen apo per ta reduktuar enjtjen e trurit të fëmijës suaj.

Të jetosh me traumë abusive të kokës

Varësisht se sa e rëndë është trauma, fëmija juaj mund të ketë nevojë të monitorohet kohë pas kohe. Të mbijetuarit e traumës abusive të kokës mund të vuajnë nga problem shëndetësore afatgjate, të tillasi:

  • humbje e përhershme e dëgjimit
  • dëmtim të shiqimit (përfshirëverbërimin)
  • kriza
  • ngecjenëzhvillim, tëfolur dhe ngecje akademike
  • paaftësi e rëndë intelektuale
  • sfida në kujtesë dhe në memorje
  • paralizë cerebrale

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si mund të dalloj se simptomat e fëmijës tim janë të shkaktuara nga trauma abuzive e kokës apo nga një sëmundje e zakonshme?
  • A mund të kthehet mbrapsht dëmtimi i trurit?
  • Cilat janë disa resurse locale për të ndihmuar prindërit në përballim?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com