Celuliti: Simptomat, Shkaqet dhe Trajtimi
Celuliti është depozitë yndyrore nën lëkurë dhe është një gjendje shumë e zakonshme, e padëmshme në lëkurë që shkakton gunga. Celuliti më së tepërmi gjindet në kofshë, ije, vithe dhe bark. Përmirësimi i pamjes së lëkurës bëhet përmes humbjes së peshës, stërvitjes, masazhit dhe kremrave të ndryshme.
Disa femra kanë dyshime që është tepër e vështirë që ta heqin qafe, por nuk është aspak kështu!
Simptomat
Celuliti duket si një lëkurë me gropa ose me gunga. Ndonjëherë përshkruhet se ka një strukturë të gjizës ose lëvozhgës së portokallit.
Shkaqet kryesore
Faktorët hormonalë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e celulitit, ndërësa gjenetika përcakton strukturën e lëkurës dhe llojin e trupit.
Faktorët tjerë të tilla si pesha dhe toni i muskujve ndikojnë në zhvillimim e celulitit, megjithëse edhe njerëz shumë aktivë në sporte mund të kenë celulit.
Celuliti është shumë më i zakonshëm tek gratë sesa tek burrat. Në fakt tek shumica e grave zhvillohet pas pubertetit. Kjo sepse dhjami i grave shpërndahet në mënyrë tipike në kofshë, bark, ije dhe vithe.
Celuliti është më i zakonshëm në plakje dhe kur lëkura e humbet elasticitetin. Shtimi i peshës mund ta bëjë celulitin më të dukshëm, por edhe disa njerëz të dobët kanë celulit.
Gjenetika mund të luajë rolin më të madh në zhvillimin e celulitit. Një mënyrë jetese joaktive mund të rrisë shanset tuaja për të pasur celulit, po ashtu edhe gjatë periudhës së shtatzënisë zhvillohet Celuliti.
Celuliti mund të shkaktohet nga toksina në përgjithësi.
Masazha anticelulit
Masazhi i zonës problematike do të rrisë rrjedhën e gjakut dhe do të zvogëlojë grumbullimin e lëngjeve.
Teoria është se masazhi i thellë do të thyejë indin lidhor që shkakton gropëzime. Shumica e studimeve tregojnë se teknikat e masazhit e bëjnë lëkurën tuaj të duket më mirë.
Pra masazha është një nga mënyrat më të zakonshme dhe më efektive për të luftuar celulitin. Për termine kontaktoni në numrin +38345620411.