Çrregullimi i Ngrënies
Përmbajtja
Çrregullimi i ngrënies është një fiksim me ushqimin dhe peshën që e dëmton mirëqenien e individit. Shumë njerëz shqetësohen për peshën e tyre. Njerëzit që kanë çrregullime të ngrënies shkojnë në ekstreme për të mos shtuar peshë. Janë 2 lloje kryesore të çrregullimeve të ngrënies: Anoreksia nervoze dhe bulimia.
Çfarë është anoreksia?
Anoreksia nervoze është sëmundje e cila zakonisht shfaqet në vajzat adoleshente. Mirëpo mund të shfaqet edhe të djemtë adoleshentë, dhe te gratë e burrat. Njerëzit që kanë anoreksi janë të fiksuar me të qenit të dobët. Ata nuk dëshirojnë të hanë dhe frikësohen se do të shtojnë peshë. Ata mund të shqetësohen vazhdimisht se sa kalori po konsumojnë apo sa yndyrë është në ushqimin e tyre. Ata mund të marrin pilula dietale, laksativë, ose pilula uji për të humbur peshë, dhe të ushtrojnë shumë.
Njerëzit që kanë anoreksi zakonisht mendojnë se janë të shëndoshë edhe pse janë të dobët. Ata mund të dobësohen aq shumë sa duken sikur të sëmurë. Anoreksia nuk është problem vetëm me ushqim dhe peshë. Është një përpjekje e përdorimit të ushqimit dhe peshës për tu marrë me problemet emocionale.
Çfarë është bulimia?
Bulimia është ngrënia e shumtë e ushqimit për njëherë, dhe pastaj vjellja ose përdorimi i laksativëve për të larguar atë ushqim nga organizmi (e quajtur spastrim). Pas ngrënies së shumtë përnjëherë, disa bulimik agjërojnë (nuk hanë) ose bëjnë ushtrime të tepërta për të mos shtuar peshë.
Njerëzit që kanë bulimi mund të përdorin edhe pilula uji, laksativë ose pilula dietale, për të “kontrolluar” peshën e tyre. Njerëzit që kanë ulimi shpesh mundohen ti fshehin ngrënien me qef dhe spastrimin. Ata mund të fshehin ushqimin për “ngrënie me qef”. Njerëzit që kanë bulimi zakonisht janë afër peshës normale, por pesha e tyre mund të ulet dhe të shtohet.
Simptomat e çrregullimit të ngrënies
Cilat janë shenjat paralajmëruese të një çrregullimi ushqimor?
Në vazhdim janë disa nga shenjat paralajmëruese të mundëshme të akorkesisë dhe bulimisë:
- Shqetësim jo natyral me peshën trupore (edhe nëse personi nuk është mbipeshë).
- Fiksimi me kaloritë, sasinë e yndyrës dhe ushqimin.
- Përdorimi i ilaçeve për të mos lejuar shtimin e peshës (pilulat dietale, laksative, pilulat e ujit).
Shenjat më serioze paralajmëruese mund të jenë më të vështira të dallohen pasi që njerëzit që kanë një çrregullim ushqimor përpiqen që ta mbajnë të fshehtë. Keni kujdes për këto shenja:
- Vjellja pas vakteve ushqimore.
- Rënia të fikët pa ndonjë shpjegim.
- Rritja e ankthit për peshën.
- Lëndime ose plagë në grushte (nga vjellja e detyruar).
- Mohimi se diçka nuk është në rregull.
Cilat janë shenjat paralajmëruse të anoreksisë?
- Mosngrënia e qëllimshme me humbje peshe.
- Frika e shtimit të peshës.
- Refuzimi i ushqimit ose kalimi i vakteve.
- Mohimi i urisë.
- Veshja e rrobave të gjera.
- Ushtrimi i vazhdueshëm.
- Sasi të mëdha të flokëve në trup ose në fytyrë.
- Ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta.
- Mungesë ose çrregullim i menstruacioneve te vajzat ose gratë.
- Humbja e flokëve të kokës.
- Një vetë-përceptim i të qenit të shëndoshë, kur në faktë personi është i dobët.
Çfarë shkakton çrregullime të ushqimit?
Mjekët nuk e dinë saktësisht. Shkaqet e mundëshme janë stresi apo mërzitja. Zhvillimi i një çrregullimi të ngrënies mund të shkaktohet edhe nevoja e të qenit në kontroll. Shoqëria vë shumë presion në të qenit të dobët. Ky presion mund të kontribuojë, gjithashtu.
Si diagnostikohen çrregullimet e ngrënies?
Çrregullimet e ngrënies shpesh diagnostikohen nga ekzaminimi i shëndetit fizik si dhe atij mental. Mjeku juaj do të vlerësojë shprehitë ushqimore dhe të bëjë testime, që ndihmojnë në përcaktimin e diagnozës. Ai ose ajo me gjasa do t’iu referojë tek një punëtorë i shëndetin mendorë për vlerësim.
A mund të parandalohen ose shmangen çrregullimet e ngrënies?
Nuk ka ndonjë mënyrë të ditur të parandalimit të çrregullimeve. Arsyeja pse disa njerëz zhvillojnë çrregullime të ngrënies nuk është e ditur. Njerëzit që kanë anoreksi mund të besojnë se ata do të jenë më të lumtur dhe të suksesshëm nëse janë të dobët. Ata dëshirojnë që gjithçka në jetën e tyre të jetë e përkryer.
Njerëzit që kanë këtë çrregullim janë zakonisht studentë të mirë. Ata janë të përfshirë në shumë aktivitete shkollore dhe të komunitetit, dhe e fajësojnë veten nëse nuk kanë nota të shkëlqyera ose nëse gjërat në jetën e tyre nuk janë perfekte.
Trajtimi i çrregullimeve të ngrënies
Nëse jeni i kequshqyer ose shume i dobët, ju mund të vendoseni në spital. Mjeku juaj me siguri do të dëshirojë që ju të vizitoni një dietolog për të mësurar se si të zgjedhni ushqim të shëndetëshëm dhe të hani në kohë të rregullta. Familja dhe këshillimi individual (të folurit për ndjenjat e juaja në lidhje me peshën dhe për problemet në jetën tuaj) është ndihmuese për njerëzit që kanë çrregullime të ngrënies.
Për njerëzit që kanë anoreksi, hapi i parë është kthimi në peshën normale. Trajtimi i anoreksisë është i vështirë për shkak se personat që kanë anoreksi besojnë se nuk janë duke bërë asgjë gabim. Pacientët në fazat e para të anoreksisë (më pak se 6 muaj ose me pak peshë të humbur) mund të shërohen me sukses pa pasur nevoj të shtrohen në spital. Mirëpo për trajtim të suksesshëm, pacientët duhet të jenë të gatshëm të ndryshojnë e gjithashtu të kenë mbështetjen e familjes dhe shoqërisë.
Personat që kanë rast më të rëndë të anoreksisë kanë nevojë për kujdes shëndetësor, zakonisht në një njësi të specializuar për persona me anoreksi dhe bulimi. Trajtimi përfshinë më shumë se vetëm ndryshim të zakoneve të ngrënies tek personi.
Pacientët anoreksikë shpesh kanë nevojë për këshillim për një vit apo më shumë para se të punojnë në ndjenjat e tyre, që i’u shkaktojnë atyre çrregullime të ngrënies. Këto ndjenja mund t’i kenë për peshën e tyre, problemet familjare, apo problemet me vetëbesimin. Disa pacientë anoreksikë ndihmohen nga ilaçet që i bëjnë të ndihen më pak të depresionuar. Për këto ilaçe lëshohet përshkrimi nga mjeku dhe përdoren përgjatë këshillimit.
Si mund të ndihmojnë familja dhe shoqëria?
Gjëja më e rëndësishme që familja dhe shoqëria mund të bëjnë për të ndihmuar një person me anoreksi është ta duan atë person. Personat me anoreksi ndihen të sigurtë dhe të rehatuar me sëmundjen e tyre. Frika e tyre më e madhe është shtimi i peshës, dhe shtimin e peshës e shohin si humbje të kontrollit. Madje ata shpesh refuzojnë se kanë ndonjë problem.
Personat me anoreksi do të gënjejnë dhe përgjërohen për të evituar ngrënien dhe shtimin e peshës, që është si ta humbësh sëmundjen. Familja dhe shoqëria nuk duhet të mashtrohen nga lutjet e personit anoreksikë.
Të jetosh me çrregullim të ngrënies
Është e shëndetshme të kujdesesh për atë se çfarë ha dhe të bësh ushtrime. Mirëpo çfarë nuk është e shëndetshme është të mendosh gjatë gjithë kohës për peshën dhe atë çfarë ha. Personat që kanë çrregullim të ngrënies e dëmtojnë trupin e tyre për shkak të manisë së tyre për peshën. Nëse nuk trajtohet anoreksia mund të shkaktojë problemet në vijim:
- Probleme të stomakut
- Probleme të zemrës
- Menstruacione të çrregulluara, apo nuk kanë fare
- Flokë në tërë trupin, duke përfshirë fytyrën
- Lëkurë të tharë dhe me luspa
Nëse bulimia nuk trajtohet shkakton problemet në vijim:
- Probleme të stomakut.
- Probleme të zemrës.
- Probleme të veshkës.
- Probleme dentare (nga acidi i të vjellave).
- Dehidratim (nga mungesa e ujit në trup).
Çfarë problemesh shkakton anoreksia?
Vajzat dhe gratë që kanë anoreksi shpesh kanë të ftoftë, dhe mund të sëmuren shpesh. Personat që kanë anoreksi shpesh janë në disponim të keq. E kanë të vështirë të koncetrohen dhe gjithmonë janë duke menduar për ushqimin. Nuk është e vërtetë se anoreksët kurrë nuk janë të uritur.
Ndjenja e të qenit të uritur i’u jep atyre një ndjenjë të kontrollit mbi jetën dhe trupin e tyre. Kjo i bën ata të ndihen se janë të aftë për diqka- janë të zotë për të humbur peshë. Personat që kanë rast të rëndë të anoreksisë mund të jenë në rrezik për jetë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Cili është trajtimi më i mirë për mua?
- A duhet të trajtohem për tërë jetën?
- Çfarë mund të bëjë për të ndihmuar fëmijën tim për tu ndier më mirë?
- A ka fëmija im çrregullim të ngrënies?
- A kam nevojë për këshillim?
- Pse kam çrregullim të ngrënies?
- A ka ndonjë ilaç që duhet të marrë?
- A kemi nevojë për këshillim familjar?
- A do ketë nevojë fëmija im për kujdes shëndetësor?
- Nëse dyshojë se fëmija im ka çrregullim të të ngrënies, çfarë duhet të bëjë?