Lart

Pica: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Pica është çrregullim kompulsiv i të ngrënit në të cilin njerëzit hanë gjëra joushqimore. Dheu, balta dhe copëzat e ngjyrës në murë janë disa nga gjërat që hahen zakonisht. Gjëra më pak të zakonshme përfshijnë ngjitësin, qimet, hirin e cigareve dhe jashtëqitjen.

Ky çrregullim është më i zakonshëm tek fëmijët, duke prekur 10% deri 30% të fëmijëve të moshave 1 deri 6 vjeç. Mund të ndodhë gjithashtu tek fëmijët dhe të rriturit me paaftësi intelektuale dhe paaftësi në zhvillim.

Në raste të rralla, femrat shtatëzëna kanë dëshirë të madhe të hanë gjëra të çuditshme joushqimore. Për këto femra, pica zakonisht përfshinë ngrënjen e dheut dhe mund të lidhet me mungesë të hekurit dhe zinkut.

Pica

Simptomat e picas

Simptomat e picas janë të lidhur me artikullin joushqimor që ai apo ajo e ka ngrën. Ato përfshijnë:

  • Përzierje të stomakut.
  • Dhimbje të stomakut.
  • Gjak në jashtëqitje (që mund të jetë një shenjë e ulçerës së zhvilluar nga ngrënja e gjërave joushqimore).
  • Probleme të zorrëve (të tilla si konstipacioni/kapsllëku apo diarrea).

Këto simptoma janë rezultat i përmbajtjeve toksike, helmuese dhe bakteriale të gjërave joushqimore. Ngrënja në mënyrë të përsëritur e gjërave joushqimore për një periudhë kohore mund të shkaktoj:

  • Helmim nga plumbi (nga ngrënja e copëzave të ngjyrës që përmbajnë plumb).
  • Bllokim apo grisje e zorrëve (nga ngrënja e gjërave të forta, të tilla si gurët).
  • Dëmtime në dhëmb.
  • Infeksione (nga organizmat dhe parazitët që futen brenda trupit dhe shkaktojnë sëmundje).

Si diagnoztifikohet pica?

Shumë fëmijë të zakonshëm përtypin gjëra të tilla si thonjtë e tyre dhe akullore, apo i fusin në gojë lodrat dhe flokët e tyre. Këto janë zakone normale. Por, një person i diagnoztifikuar me pica hanë në mënyrë të përsëritur gjëra joushqimore, madje edhe nëse e sëmundin atë. Ata duhet të vizitohen nga mjeku.

Doktori juaj do t’i shikoj simptomat fizike të fëmijës suaj. Këto përfshijnë përzierje të stomakut dhe probleme me zorrë.

Nëse fëmiju juaj është në një grup me rrezik të lartë për pica (ata kanë paaftësi intelektuale dhe zhvillimore), doktori juaj mund t’ju pyes se nëse e keni parë fëmijën tuaj duke ngrënë gjëra joushqimore dhe për sa gjatë.

Nëse kjo sjellje ka ndodhur për një muaj e më shumë, doktori juaj mund ta diagnoztifikoj atë si pica.

Doktori juaj mund të kërkoj teste, të tilla si analiza të gjakut apo rentgen. Këto mund të kontrollojnë për anemi të mundshme, toksina në gjak dhe bllokim të zorrëve.

Doktori mund të kërkoj t’i bëni analizat e gjakut fëmijës suaj për të parë nivelin e hekurit dhe zinkut. Sasia e pamjaftueshme e këtyre vitaminave konsiderohet si një shkaktarë i ngrënjes së dheut dhe baltës në disa raste.

Trajtimi i picas

Trajtimi i picas do të adresoj disa fusha. Doktori juaj do të trajtoj sëmundjen e fëmijës suaj të shkaktuar nga ngrënja e gjërave joushqimore. Për shembull, doktori juaj do të trajtoj konstipacionin, diarrenë, ulçerën, grisjen e zorrëve, infeksionet apo ndonjë kombinim sëmundjesh të fëmijës suaj. Nëse doktori juaj zbulon se fëmija juaj nuk ka mjaftueshëm hekur apo zink, ai do ta trajtoj atë me vitamina shtesë apo me rekomandime të dietës.

Një focus tjetër i trajtimit do të adresoj shkaktarin themelor të picas tek fëmiu juaj. Doktori do të diskutoj rreth ambientit të fëmijës suaj, do t’ju edukoj si prind dhe do ta drejtoj fëmijën tuaj tek një specialist i sjelljeve apo i shëndetit mendor.

 

A mund të parandalohet apo të shmanget pica?

Pica nuk mund të parandalohet. Ushqimi i duhur mund të ndihmoj disa fëmijë në mos zhvillimin e picas. Nëse i kushtoni vëmendje zakoneve në ngrënje dhe i mbikëqyrni fëmijët që fusin gjëra në gojë, ju mund të jeni në gjendje që ta zbuloni herët çrregullimin, para se të ndodhin komplikacione. Nëse fëmija juaj është diagnoztifikuar me pica, ju mund të reduktoni rrezikun e ngrënjes së gjërave ushqimore nga ai, duke i vendosur ato në vende ku ai nuk mund t’i mbërrij. Sigurohuni të monitoroni gjithashtu fëmijën tuaj gjatë lojës jashtë shtëpisë.

Të jetosh me pica

Shumica e fëmijëve e kalojnë pican gjatë rritjes së tyre. Zakonisht largohet në disa muaj. Megjithatë, personat në rrezik të lartë, të tillë si fëmijët dhe të rriturit me paaftësi intelektuale dhe zhvillimore, mund të kenë nevojë të monitorohen vazhdimisht sjelljet dhe ambienti i tyre.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Për cilat shenja duhet të shikoj në rast të helmimit nga plumbi, ulçerës, infeksioneve apo grisjeve të zorrëve?
  • A ka nevojë fëmiu im të vizitoj një specialist?
  • A mundet terapia e sjelljeve ta mësoj fëmijën tim për të mos ngrënë gjëra joushqimore?
Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com