Somnabulizmi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Somnabulizmi është çrregullim ku personi pjesërisht, por jo plotësisht, zgjohet natën. Personi mund të ecë apo kryejë veprime të tjera, mirëpo nuk i mbanë në mend.
A duhet të shqetësohem nëse ndonjë familjar ecë në gjumë?
Jo në të vërtetë. Të ecurit në gjumë ëshë më i theksuar tek fëmijët, por mund të shfaqet në çfarëdo moshe. Megjithatë duhet të siguroheni që anëtari juaj i familjes nuk e lëndon veten gjatë ecjes në gjumë.
Cilat janë simptomat e somnabulizmit?
Personi që është duke ecur në gjumë mund të ngritet dhe të ulet në krevat, të përsëris veprime të caktuara p.sh fërkimi i syve ose kërkimi i rrobave të tij/saj. Gjithashtu mund të ngritet nga krevati dhe të ecë. Madje mund të përformoj edhe gjëra rutinore si veshja e rrobave, gatimi, apo të ngasë makinën. Ai zakonisht duket i habitur dhe lëvizja apo edhe të folurit mund të jetë i ngathët. Kur tentojmë të flasim me personin që është duke ecur në gjumë në shumicën e rasteve nuk do të përgjigjet.
Varësishtë prej individit, të ecurit në gjumë mund të ndodh shpesh (p.sh çdo natë ose disa herë brenda natës) ose herë pas here.
Somnabulët fillojnë të shfaqin simptomat si fëmijë, mirëpo e tejkalojnë kur bëhen adoleshentë.
A i duhet trajtim mjekësor anëtarit të familjës për somnabulizëm?
Me siguri që jo. Por duhet të kontaktosh mjekun nëse personi në fjalë bën veprime të rrezikshme gjatë kohës së të ecurit në gjumë, ose nëse si rezultat i ecjes në gjumë shkaktohen probleme të tjera (përgjumësia gjatë ditës). Por, nëse fëmija juaj ecë në gjumë për një kohë të gjatë atëherë kontakto me mjekun. Mjeku juaj mund të dëshirojë ta hulumtojë problemin më afërsisht.
Disa ilaçe mund të përdoren për trajtim të somnabulizmit. Mjeku juaj mund të rekomandojë që ju të mbani një “ditar gjumi” për familjen tuaj për të regjistruar kohët kur familjari juaj ecë në gjumë.
Çfarë duhet të bëjë kur një anëtar i familjes ecë në gjumë?
Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të parandaloni lëndimin duke larguar një objektet e rrezikshme nga zonat që anëtari i famlijes mund t’i mbërrijë. Ju duhet të mbani dyert dhe dritaret e mbyllura në mënyrë që somnabuli nuk mund të endet jashtë. Nëse është e nevojshme, familjari juaj mund të duhet të flejë në tokë për siguri më të madhe.
Nëse e gjenë ndonjë anëtarë të familjes duke ecur në gjumë, duhet që me butësi ta drejtosh në krevat. Mos bërtisni apo shkaktoni zhurmë të madhe dhe mos u mundo ta zgjosh duke e tundur.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A ka diçka gabim te fëmija im?
- A duhet ta zgjojë atë nëse ai/ajo është duke ecur në gjumë?
- A mund të jetë stresi shkaktar i ecjes në gjumë tek fëmija im?
- A duhët të flas me fëmijën tim për këtë çështje?
- A duhet ta pyes fëmijën tim se a ka ai ndonjë problem?
- A duhet të flejë në një dhomë me fëmijën tim për të ditur se kur ai/ajo është duke ecur në gjumë?
- Çfarë ilaçesh e ndihmojnë atë?