Lart

Çrregullimi i Vëmendjes së Munguar dhe Hiperaktivitetit(ADHD)

Vlora Fejza

Vlora Fejza , psikologe/ terapiste stimuluse, studimet bazë ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në degën Psikologji duke vazhduar kështu edhe me studime Master në Psikologji Sociale dhe Organizative . Që nga viti 2013 ka punuar si Terapiste Stimuluse dhe mësuese mbështetëse me fëmijët me nevoja të veçanta në qendra dhe kopshte të ndryshme. Tash e 4 vite punon në Ambulancën Specialistike të Psikologjisë Klinike ‘’Visar A.Sadiku B.I’’ në Prishtinë dhe ofron këto shërbime psikologjike: Seanca stimulimi për fëmijë me: Çrregullime në sferën e komunikimit, çrregullime të spektrit të Autizmit, Down syndrome, deficiti i vëmendjes dhe çrregullim të hiperaktivitetit, trajtimi i nxënësve me çrregullime dhe vështirësi në të nxënë, çrregullimi i aftësisë në të shkruar si dhe lexuar,çrregullimi i komunikimit verbal.

ADHD është Çregullim neuro-bihejvioral që karakterizohet me :

  • Mungesë të vëmendjes
  • Vështirësi në kontrollimin e impulseve
  • Aktivitet të shtuar motorik (hiperaktivitet)

 ADHD ështe nga çregullimet më të shpeshta dhe më të zakonshme në fëmijëri i cili mund të zgjasë gjatë gjithë adoleshencës dhe në moshë më të rritur. Ky çrregullim paraqitet më shumë tek meshkujt se te femrat. 

A është çdo fëmijë i lëvizshëm apo i pavëmendshëm hiperaktiv?

Jo , nuk mund të themi se çdo fëmijë i gjallë apo aktiv është me ADHD , pra sjelljet që rezultojnë nga ADHD nuk vinë si pasojë e mungesës së diciplinës apo sjelljeve të qëllimshme (p.sh fëmija ofendon të tjerët , lëndon tjetrin , nuk ka durim etj) .  

 Po i përmendi disa nga shenjat apo elementet të cilat i karakterziojnë fëmijët me ADHD ata kanë vështirësi në kontrollimin e impulseve : Nuk përfundojnë detyrat mundoheni tu ju ikin detyrave , nuk presin rradhën , ndërpresin të tjerët , flasin gjate gjithë kohës . Kanë vështirësi me vëmendje: Nuk përfundojnë atë që fillojnë, nuk kanë fare  përqëndrim dhe shpesh harrojnë .Janë më hiperaktiv se fëmijët e zakonshem lëvizin gishtërinjët në mënyrë të quditshme , shpesh lëshojnë zëra apo krijojnë zhurma , pra kanë aktivitet të shtuar motorik.

A është ADHD  e trajtueshme?

ADHD është e trajtueshme , prindërit luajnë rolin primar që nga diagnostifikimi i fëmijëve të tyre  e deri tek marrja e shërbimeve , fëmijët me ADHD nganjëherë kanë nevojë për Medikamente dhe cka është shumë e rëndësishme ata kanë shumë nevojë për terapi të sjelljes. Terapia kognitive/bihejviorale , dhe mbështetja në arsim janë gjërat kyqe të cilat nuk duhet asesi të ju mungojnë këtyre fëmijeve.

Kur duhet të shqetësoheni nësë fëmija juaj është i prekur me ADHD?

Prindër të nderuar nëse vëreni ndonjë nga këto elemente apo shenja të cilat janë të cekura me lartë atëherë është e rekomandueshme një konsult apo vizit tek Psikologu klinik . 

Shpërndaj
Kontributor