fbpx
Lart

Diabeti i Shtatëzanisë

Diabeti i shtatëzanisë (gestational) është një lloj i diabetit i cili zë zanafillë gjatë shtatzanisë. Nëse ju vuani nga diabeti kjo do të thotë se trupi juaj nuk mund ta përdorë sheqerin (glukozën) ne gjakun tij mjaftueshëm mirë. Kjo e shkakton nivelin e sheqerit në gjakun tuaj të rritet.

Diabeti gestational i prekë 1% deri në 3% të femrave shtatzënë. Zakonisht shfaqet gjatë tremujorit të dytë (ndonjëherë edhe gjatë javës së 20 të shtatzanisë).  Zakonisht diabeti gestational zhduket pas lindjes së foshnjës.

 

 diabeti gestational

 

Si ndikon diabeti gestational te unë dhe te foshnja ima?

Nivelet e larta të sheqerit në gjak nuk janë të shëndetshme, si për juve, ashtu edhe për foshnjën tuaj. Nëse diabeti nuk mjekohet, foshnja juaj ka gjasa më të mëdha për të pasur probleme gjatë lindjes. Për shembull, foshnja juaj mund të ketë nivele të ulta të sheqerit në gjak, të preket nga verdhëza apo të ketë peshë shumë më të madhe se sa është e zakonshme.

Diabeti gestational mund të ndikoj në shëndetin tuaj. Për të ilustruar, nëse foshnja juaj peshon shumë, ju mund të keni vështirësi gjatë lindjes dhe t’iu duhet operimi cezarian. Diabeti gestational gjithashtu mund t’i rritë gjasat tuaja që të prekeni nga preeckampsia, e cila është sëmundje shumë serioze nëse nuk mjekohet.

 

Simptomat e diabetit gestational

Zakonisht nuk ka simptoma të cilat paralajmërojnë diabetin gestational. Kjo rrjedhë sepse shumica e simptomave të diabetit gestational janë të njëjta me simptomat e shtatzanisë. Këto simptoma janë:

  • Urinimi i shpeshë
  • Plogështia
  • Përzierja e stomakut

Simptoma të tjera mund të jenë:

  • Etja e tepërt
  • Shikimi i turbulluar
  • Infeksionet urinare

Çfarë e shkakton diabetin gestational?

Femrat shtatzëna preken nga kjo sëmundje si pasojë e hormoneve të shtatzanisë. Këto hormone ndërhyjnë me insulinën. Hormonet e bëjnë trupin tuaj më rezistent ndaj insulinës, si pasojë e kësaj, insulina nuk mund ta bëjë rregullimin e sheqerit (glukozës) në gjak dhe si pasojë e kësaj ngritet niveli i sheqerit.

 

Si diagnostifikohet diabeti gestationa?

Mjeku juaj mund t’iu sygjeroj skanime për diabetin gestational rreth javës suaj të 24 të shtatzanisë. Ky skanim mund të ndodhë edhe më herët nëse mjeku juaj mendon se ju jeni në rrezik më të madh për tu prekur nga kjo sëmundje. Nëse keni nivele të larta të glukozës në urinë (kjo analizë bëhet në kuadër të vizitave të zakonshme prenatale), apo edhe rreziqe të tjera, mjeku mund t’iu sugjerojë t’i kryeni këto skanime edhe më herët.

Gjatë testit të glukozës juve do t’iu jepet për të pirë një përzirje glukoze në formë surupi. Pas një ore që e keni konsumuar glukozën, mjeku do të marrë një mostër të gjakut tuaj për të matur nivelin e glukozës në gjak.

Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, mjeku juaj mund të iu udhëzoj të bëni edhe një test tjetër. Gjatë këtij testi ju duhet të mos ushqeheni për 8 deri në 14 orë para testit. Mjeku do të testoj nivelin e sheqerit në gjakun tuaj gjatë kësaj periudhe të mos-ngrënies. Pas kësaj, ju duhet të bëni sërish përzierjen me glukozë. Mjeku do të testoj gjakun tuaj një herë në orë gjatë 3 orëve të ardhshme.

 

A mund të parandalohet diabeti gestational?

Diabeti gestational nuk është gjithmonë i parandalueshëm. Sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë, ju jeni më të rrezikuar të prekeni nga kjo sëmundje nëse:

  • Nëse keni më shumë se 25 vite gjatë shtatzanisë
  • I përkisni një grupi i cili ka rrezikshmëri të shtuar si latin, afrikan, aziatik apo amerikan nativ
  • Familjarët tuaj janë prekur nga diabeti
  • Keni lindur foshnjë e cila ka peshuar më shumë se 4 kilogram apo ka pasur ndonjë defekt
  • Keni shtypje të lartë të gjakut
  • Keni shumë lëng amniotik
  • Keni pasur ndonjë abortim të padashur apo keni lindur foshnjë të vdekur
  • Keni qenë mbipeshë para shtatzanisë
  • Keni fituar shumë peshë gjatë shtatzanisë
  • Keni sindromën e vezoreve policistike

Ekzistojnë hapa që mund të ndërmirrni për t’i zvogëluar gjasat tuaja për tu prekur nga kjo sëmundje:

  • Nëse jeni mbipeshë, mundohuni të humbni peshë para se të mbesni shtatzënë (mos u mundoni të humbni peshë gjatë shtatzanisë.)
  • Mos e përdorni shtatzaninë si arsyetim për të ngrënë ushqime me shumë sheqer si ëmbëlsirat, karamelet apo akulloret.
  • Konsultohuni me mjekun tuaj për aktivitete të lehta fizike të cilat mund t’i bëni gjatë shatzanisë. Edhe ushtrimet e lehta qojnë peshë në parandalimin e diabetit gestational.

Mjekimi i diabetit gestational

Nëse jeni diagnostifikuar me këtë sëmundje, ndryshimet në stilin e jetesës mund të iu ndihmojnë ta kontrolloni atë. Do t’iu duhet t’i ndiqni  këshillat e mjekut se si të ushqeheni, duhet të bëni ushtrime të lehta çdo ditë, si dhe duhet të bëni analiza të shpesha të gjakut për t’i mbikqyrur nivelet e sheqerit në gjak.

Këto veprime nuk garantojnë se niveli i sheqerit do të kthehet në gjendje normale, juve mund t’iu duhen edhe ilaçet. Ekzistojnë disa lloje të ilaçeve orale të cilat ndihmojnë në menaxhimin e diabetit. Mjeku juaj mund t’ua sugjerojë ato ose mund t’iu përshkruaj injeksione të insulinës për ta kontrolluar sheqerin në gjak.

Mjeku juaj mund të i’u udhëzoj të takoheni me ndonjë specialist nëse mendon se ju keni nevojë për injektime të insulinës.

Diabeti i Shtatëzanisë

Çfarë ndryshime duhet të bëjë në mënyrën e të ushqyerit?

Mjeku juaj mund të i’u kërkoj që të mos konsumoni disa lloje të caktuara të ushqimeve apo mund tu sugjeroj të takoheni me ndonjë nutricionist për të përcaktuar një plan specifik të të ushqyerit. Është tejet e rëndësishmë të ushqeheni në mënyrë të balancuar. Mund t’iu duhet të konsumoni më pak ushqim gjatë kohës së ngrënies, varësisht nga sa peshë keni shtuar gjatë shtatzanisë. Mjeku apo nutricionisti juaj do t’iu këshillojë gjatë këtij procesi.

Shmagiuni ushqimeve që përmbajnë sheqer të thjeshtë si ëmbëlsirat, biskotat, karamelet apo akullore. Në vend të tyre konsumoni ushqime që përmbajnë sheqer natyral, si për shembull frutat.

Nëse keni uri në mes të kohës së ngrënies, konsumoni ushqime të shëndetshme si karrotat, rrushi i thatë, apo ndonjë pemë tjetër. Pastat integrale, buka integrale dhe orizi janë gjithashtu ushqime të shëndetshme si për ju, ashtu edhe për foshnjën tuaj.

 

Përse është i rëndësishëm aktiviteti fizik?

Mjeku juaj do i’u sugjeroj ushtrime të cilat nuk i’u bëjnë dëm as juve as foshnjës suaj. Ushtrimet e mbajnë sheqerin në gjak në nivel normal. Ushtrimet, gjithashtu, i’u bëjnë juve të ndiheni më mirë. Ecja është lloji më i zakonshëm i aktivitetit fizik gjatë shtatzanisë. Mirëpo noti dhe ushtrime të tjera të cilat mund t’iu pëlqejnë më shumë kanë ndikim tejet pozitiv gjatë kësaj kohe.

Nëse nuk jeni të mësuar me rutinën e ushtrimeve, fillon t’i bëni ato vetëm nga 5 deri në 10 minuta gjatë ditës. Kur filloni të forcoheni mund ta rrisni kohën e ushtrimeve deri në 30 minuta për seancë. Sa më shume dhe sa më shpeshë që ushtroni aq më shumë do të jeni në kontrollë të nivelit tuaj të sheqerit në gjak.

Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë ushtrimeve. Mos ushtroni më tepër se që duhet, si dhe mos lejoni të i’u rritet shumë temperatura. Këshillohuni me mjekun për llojet e përshtatshme të ushtrimeve gjatë shtatzanisë. Varësisht nga mosha juaj, pulsi nuk duhet të arrij mbi 140 deri në 160 rrahje për minutë gjatë ushtrimeve. Nëse keni marramendje, dhimbje të shpinës apo dhimbje të tjera, ndaloni ushtrimet menjëherë dhe thërrisni mjekun. Nëse filloni të ndjeni dhimbje të lindjes, vëreni gjak vaginal, apo i’u shpërthehen ujërat, thërrisni mjekun tuaj urgjentisht.

 

Çfarë ndodhë pas lindjes së foshnjës sime?

Ju mund të mos keni nevojë për analiza të gjakut pasi të jeni në spital dhe të lindni foshnjën tuaj. Megjithatë mund të duhen javë pas lindjes së foshnjës deri sa diabeti gesational të largohet tërësisht. Për tu siguruar që diabeti gestational është larguar, mjeku mund t’iu sugjerojë të bëni analizat e gjakut 1 apo 2 muaj pas lindjes së foshnjës.

 

Jeta me diabetin gestational      

Diabeti gestational i rritë gjasat që ju të prekeni nga kjo sëmundje edhe gjatë shtatzanive tuaja të ardhshme. Është tejet e rëndësishme që ju t’i vazhdoni ushtrimet, ta kontrolloni peshën dhe të ushqeheni shëndetshëm edhe pas shtatzanisë. Nëse i ndërmerrni këto hapa mund t’i shmangeni diabetit tërësisht edhe më vonë në jetë.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Unë jam shtatzënë. A jam e rrezikuar nga diabeti gestationa?
  • A janë skanime për diabet gestational pjesë e zakonshme re kontrollave të mija prenatale?
  • Cilat lloje të analizave duhet t’i bëjë?
  • A e rrezikon kjo sëmundje foshnjën time ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore?
  • A mund ta kontrolloj këtë sëmundje thjeshtë duke bërë ndryshime në stilin tim të jetesës?
  • Çfarë ndryshime duhet të bëjë në mënyrën e të ushqyerit dhe ushtrimeve fizike?
  • A duhet të përdorë insulinë dhe për sa kohë?
  • Çfarë analiza duhet të bëjë pasi të kem lindur foshnjën?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]