Lart

Prediabeti: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Prediabeti nënkupton që nivelet e glikemisë (i njohur edhe si sheqeri në gjak) janë më të larta se normalisht. Kur glukoza në gjak e arrin një nivel të caktuar atëherë, ju keni diabet. Kjo është një sëmundje që shfaqet kur trupi nuk arrin të krijoj apo përdorë në mënyrë të duhur hormonin insulinë. Gjë që shkakton mbledhjen e sasive të larta të glukozës në gjak. Sasia e madhe e glukozës në gjak mund të jetë e dëmshme me kalimin e kohës .

Prediabeti ekziston kur nivelet e glikemisë janë shumë të larta, por jo mjaftueshëm për tu quajtur diabet. Njerëzit të cilët zhvillojnë diabet të tipit 2 zakonisht kanë së pari prediabet. Nëse keni prediabet jeni në rrezik të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit të dytë. Si dhe rrezikoni zhvillimin e gjendjeve të tjera shendetësore, duke përfshirë edhe sëmundjet e zemrës ose sulme.

Lajmi i mirë është që, nëse keni prediabet, ju mund të parandaloni ose ngadalësoni  fillimin e diabetit të tipit 2 duke bërë ndryshime në stilin e jetesës. Këto përfshijnë një dietë të shëndetëshme, arritja dhe mirëmbajtja e një peshe të shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta.

Diabet

 

Simptomat e Prediabetit

Prediabeti  zakonisht nuk shkakton asnjë lloj simptomash. Mënyra e vetme për të ditur nëse e keni atë është testimi i nivelit të sheqerit në gjak.

 

Çfarë shkakton prediabetin?

Prediabeti ndodhë kur insulina në trupin tuaj nuk punon  ashtu siç do të duhej. Insulina ndihmon qelizat e trupit tuaj që të perdorin glukozën nga gjaku, kur insulina nuk punon siç duhet sasi të mëdha të glukozës mblidhen në gjak. Nivele më të larta se normalisht mund të indikojnë prediabet. Nëse nivelet rriten mjaftueshëm, ju zhvilloni diabet të tipit 2. Nivelet e larta të glukozës mund të dëmtojnë enët e gjakut dhe nervat. Kjo gjë rritë rrezikun për sëmundjet e zemrës, sulmet dhe probleme të tjera të shëndetit.

Ju jeni në rrezik për  prediabet nëse ndonjëra nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta:

  • Ju jeni mbipeshë apo obezë
  • Ju keni nje prind, vëlla, apo motër që ka diabet
  • Ju keni pasur diabet gjate shtatëzënisë(i njohur si diabet gjestacional)ose keni pasur foshnjë që ka peshuar më shumë se 4 kg në lindje.
  • Ju jeni afrikano-amerikan,indigjenë (Native American) ,latino-amerikan ose banor i ishujve te paqësorit ose aziatik
  •  Ju keni tension te larte te gjakut(mbi 140/90 mm Hg)
  • Niveli juaj HDL i kolesterolit (kolesterolit të “mirë”) është shumë i ulët (më pak se 40 mg për dL për meshkuj ose 50 mg për dL për femra) ose niveli juaj i treglicerideve është më i lartë se 250 mg për dL.
  • Ju jeni femër që ka sindromin policistik të vezoreve (PCOS)

 

Si diagnostikohet prediabeti?

Mjeku juaj mund të bëj teste të gjakut për kontroll të prediabetit. Ai/ajo mund të deëhirojë t’iu testojë  “glikeminë esëll” ne fillim. Glikemia esëll është niveli i sheqerit para se të hani në mëngjes.

Nivelet e rezultateve per glikemine esëll janë:

  • Normal = ndërmjet 70 dhe 99 mg për dL
  • Prediabet = ndërmjet 100 dhe 125 mg për dL
  • Diabet = me te larta se 126 mg për dL.

Nëse testi për glikeminë esëll tregon se keni prediabet,mjeku juaj mund te deshirojë që ju  të bëni nje test të gjakut A1C. Ose do kalojë testin e glikemise esëll direkt për te testi i gjakut A1C. Ky test ofron informacione për nivelin mesatar te glikemise në 3 muajt e fundit. Rezultatet e raportuar sipas përqindjes:

  • Normal = nën 5.7%
  • Prediabet = ndërmjet5.7% dhe 6.4%
  • Diabet= 6.5% ose më të larta.

Ju duhet te testoheni për diabet nëse jeni të moshës 45 ose më të vjetër.Ju duhet të testoheni nëse jeni më të rinjë se 45 dhe keni një nga faktorët e rrezikut të listuar më lartë.

 

A mund të shmanget prediabeti?

Prediabeti dhe diabeti i tipit 2 mund të ngadalësohen apo parandalohen. Kjo zakonisht bëhet duke humbur peshë nëse jeni mbi peshë, përmes një diete të shëndetëshme dhe duke ushtruar rregullisht. Sa më gjatë që keni prediabet apo diabet, aq më shumë probleme shendetësore do të përjetoni. Kështu edhe vetem ngadalësimi i fillimit të sëmundjes mund të ndihmojë  shëndetitin tuaj.

 

Nese unë kam prediabet, a mund të shmang zhvillimin e diabetit?

Nëse keni prediabet, mënyra më e mirë e parandalimit të zhvillimit te diabetit të tipit 2 ështe duke bërë ndryshime në stil të jetesës.

  • Humbni peshë. Nëse jeni mbipeshë, humbja e 7 % të peshës fillestare mund të ngadalësojë ose parandalojë diabetin. Kjo nënkupton që nëse peshoni 91 kg ,humbja e 6 kg mund të bëj një ndryshim. Humbja e peshës mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelet e kolesterolit.
  • Ushtrimet e rregullta. Ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e parandalimit të diabetit. Rutina e ushtrimeve tuaja duhet të përfshijë 30 minuta  aktivitite fizike të moderuara të paktën 5 herë në javë. Kjo mund të përfshijë ecjen e shpejtë, ciklizmin, notin. Pyesni mjekun tuaj se cilat nivel të ushtrimeve janë te përshtatshme për ju.
  • Ndjekja e një diete të shëndetëshme. Ngrënja e ushqimeve si perimet, pemët, drithëra, ushqime me proteina si peshk apo pulë si dhe produkte të qumështit me nivele të ulëta të yndyrës. Mos u ushqeni me ushqim të procesuar, fërguar apo ushqimet e sheqerosura. Hani porcione të vogla për të reduktuar numrin e kalorive të marra çdo ditë. Pini ujë në vend të pijeve të ëmbla.

Mjeku juaj mund t’iu referoj tek nje dietolog apo edukator të diabetitit që do ju ndihmojë në ndryshimin e zakoneve të të ngrënit dhe ushtrimeve. Disa njerëz marrin medikamente për të ndihmuar në parandalimin apo ngadalësimin e diabetit. Pyesni mjekun tuaj nëse një gjë e tillë do të ishte opsion i mirë për ju.

Prediabeti

Trajtimi i prediabetit

Trajtimi primar i prediabetit është i njëjtë me atë që bëni për parandalimin e diabetit: humbja e peshës, ushtrimet dhe dieta e shëndetëshme. Këto tre gjëra mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit te glikemisë dhe parandalimin e rritjes së nivelit të tyre. Në shumë raste, glikemia mund të ulet. Është e mundur që të kthehet në gjendje të shëndetshme nëse bëhen këto ndryshime të stilit të jetesës.

A mund të ndihmojnë medikamentet në trajtimin e prediabetit ?

Medikamentet e diabetit nuk janë aq me ndikim sa dieta dhe ushtrime. Megjithatë, mjeku juaj mund t’iu përshkruaj medikamente nëse jeni në rrezik të lartë për diabet dhe keni probleme të tjera shëndetësore. Këto mund të përshfijnë obezitetin,nivelin e lartë të triglicerideve ,nivel të ultë të kolesterolit HDL, apo tension të lartë të gjakut.

 

Të jetosh me prediabet

Kur jeni duke jetuar me prediabet, ju duhet të fokusoheni në parandalimin e diabetit të plotë. Mënyra më e mirë për ta bëre këtë është përmes humbjes së peshës, ngrënjes së shëndetshme dhe ushtrimeve të rregullta. Por ndryshimet e tilla mund të jenë vështirë të realizohen. Këtu janë disa këshilla që do i’u ndihmojnë në arritjen e sukseshme të këtyre ndryshimeve.

 

Ndërrmerrni hapa të vegjël

Ndryshimi në një stil të shëndetshëm te jetesës merr përpjekje dhe kohë. Por nuk duhet të bëni të gjitha njëherësh. Filloni me pak, p.sh. kalimin nga pirja e pijeve të gazuara në ujë. Sapo të keni ndërmarrë ndryshimin, festoni progresin e bërë. Pastaj kaloni tek ndryshimi tjetër që do ndërmerrni. Mund të marr kohë, mirëpo vazhdoni të ecni përpara. Stili juaj i jetesës do të përmirësohet, ashtu si edhe shëndeti i juaj.

Mos lejoni që pengesat t’iu ndalojnë. Askush nuk është i përkryer. Është lehtë që të ktheheni tek zakonet e vjetra. Nëse rrëshqisni dhe merni një hap prapa, kaloni prapë tek zakonet e shëndetshme sa më shpejt që është e mundur. Ju mund të merrni një hap prapa ndonjëherë,por për sa kohë që vazhdoni të ecni përpara shëndeti juaj do përmirësohet.

 

Gjeni mbështetje

Është më e vështirë të bëni gjëra vetëm. Gjeni njerëz të tjerë të cilët janë duke bërë të njëjtat ndryshime si ju. Ata do mund t’iu ofrojnë kurajo dhe ide të reja përderisa mbështesni njëri-tjetrin .Si dhe do i’u mbajnë përgjegjës për vendimet tuaja. Është shumë më e veshtirë të tejkaloni stërvitjen kur keni dikë qe i’u pret të bëni atë së bashku.

 

Edukoni vetëveten.

Mësoni se si të merrni vendime të shëndetshme në dyqan ushqimor, në kuzhinë apo kur hani jashtë shtëpisë. Sa më shumë qe dini për mënyrën se si punon ushqimi në trup dhe se çka do të duhej të hanit, aq më lehtë do jetë të ndërmerrni zgjedhje të shëndetshme për veten tuaj. Mjeku juaj mund t’iu rekomandoj këshillim nutrocional apo vizitë tek dietologu. Ata mund t’iu ndihmojnë në shkatërrimin e zakoneve të vjetra dhe t’iu mësojnë se si të jetoni shëndetshëm.

 

Kujtoni pamjen e plotë.

Vendimet e përditëshme mund të jenë të vështira. Por në periudhën afatgjatë, ato mblidhen për t’iu bërë një person shumë më të shëndetshëm. Prediabeti mund të kontrollohet dhe të rikthehet gjendja e shëndetshme përmes punës, fokusit dhe zgjedhjeve të mira. Ju jeni duke ndryshuar, nje hap në kohë.

 

Pyetje që mund ti bëni mjekut tuaj

  • Nese kam prediabet, a do të marr diabet?
  • Cili është hapi më i mirë për parandalimin e diabetit?
  • Babai im ka diabet. A duhet të ekzaminohem për prediabet rregullisht?
  • Unë kam diabet. A duhet të ekzaminoj fëmijët e mi për prediabet?
  • Unë kam pasur diabet gjestacional. A duhet të ekzaminohem për prediabet rregullisht?
  • A ka ushqime që do më ndihmojnë në parandalimin e prediabetit?
  • A duhet të flas me një dietolog për ndryshimin e asaj që ha?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com