Lart

Faringiti

Faringiti, siç njihet zakonisht dhembja e fytit, është një inflamacion i faringut. Zakonisht ndodh gjatë muajve të ftohtë të vitit dhe për shkak të gripit.

Shkaktarët më të shpeshtë janë viruset (rhinovirus, coronavirus, virusi i influencës dhe parainfluencës, i fruthit, i variçelës, etj), më pas bakteret (streptokoku betahemolitik i grupit A, streptococcus pneumoniae, haemophilus influezae, bordetella pertussis, bacillus anthracis, etj), alergjitë, refluksi acid, etj.

Më të rrezikuar për t’u prekur nga faringiti janë:

– Fëmijët dhe adoleshentët
– Duhanpirësit
– Personat që vuajnë nga alergjitë
– Ata që për arsye pune janë në kontakt me kimikate, pluhura toksike, etj
– Personat me sinusit kronik
– Personat me imunitet të dobët

Simptomat:

• Dhembje dhe ndjesi kruarje në fund të grykës
• Dhembje që forcohet sa herë që personi përtypet ose flet
• Vështirësi në gëlltitje
• Fyt i thatë
• Bajame të ënjtura ose të skuqura
• Limfonoduj të qafës të zmadhuar dhe inflamuar
• Prani të pllakave të bardha në gjuhë ose qelb në bajame
• Ikje e zërit ose zë i ngjirur

Nëse faringiti është rezultat i një infeksioni virusal ose bakterial, përveç simptomave të mësipërme, mund të ketë edhe temperaturë mbi 38°C, ethe, kollë, hundë me sekrecione, teshtima, dhembje muskulore dhe të artikulacioneve, dhembje koke, të përziera dhe të vjella.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com