fbpx
Lart

Lija e Ujit: Simptomat, Diagnostikimi dhe Parandalimi

Lija e ujit është sëmundje ngjitëse e cila shkaktohet nga një lloj i virusit. Më së shumti haset tek fëmijët. Manifestohet me pika të vogla që shkaktojnë shumë kruarje në të gjithë trupin. Trupi i fëmijës suaj mund të kaplohet nga 250 deri në 500 pika të vogla përpara se virusi të përfundojë ciklin e tij. Lija e ujit zakonisht zgjat nga 5 deri në 7 ditë.

Sëmundja e lijës së ujit dikur ishte sëmundje e zakonshme e fëmijërisë, por pastaj u zbulua vaksina parandaluese kundër saj. Tashmë rastet e fëmijëve që preken nga kjo sëmundje janë shumë më të vogla.

Simptomat e Lijës së Ujit

Në fillim ju mund të mos e dini që fëmija juaj është duke vuajtur nga kjo sëmundje, pasi që virusi shkakton simptoma si të një gripi të zakonshëm, të cilat përfshijnë:

  • Temperaturë
  • Ndjenja të përgjumësisë
  • Humbje e apetitit
  • Kokëdhimbje
  • Dhimbje fyti
  • Dhimbje stomaku

lija e ujit


Pas disa ditësh fillojnë të shfaqen pikat e kuqe, fillimisht në barkun e fëmijës, në shpinë, në fytyrë dhe pastaj në të gjithë trupin. Ndonjëherë këto pika përhapen edhe në fyt, sy dhe organe gjenitale. Këto pika nisen si gunga të vogla të kuqe, pastaj shndërrohen në flluska dhe në fund përfundojnë në formë korore. Edhe pse shkaktojnë kruarje të padurueshme, duhet të rezistohet pasiqë kruarja i eksplodon flluskat të cilat mund të shkaktojnë infeksione dhe për më tepër mund të mbesin shenja.

Lija e ujit nuk është e rrezikshme, zakonisht zgjat nga 5 deri në 7 dite.

Çfarë e shkakton Lijën e Ujit?

Sëmundja e lijës shkaktohet nga një virus i quajtur varicella-zoster. Ky virus bartet me anë të kontaktit me një person të infektuar, mund të shpërndahet me anë të prekjes apo frymëmarrjes.

Një person mund t’i infektoj të tjerët deri në dy ditë para se t’i shfaqen pikat e kuqe. Përhapja e virusit mund të ndodhë edhe kur pikat fillojnë fazën e shërimit dhe krijojnë kore.

Virusi varicella-zoster gjithashtu e shkakton edhe sëmundjen herpes (e cila në gjuhën e popullit njihet edhe si Zjarri i Natës). Kjo është sëmundje e lëkurës e cila shkakton shumë dhimbje dhe nuk largohet për një kohë të gjatë. Nëse nuk e keni kaluar sëmundjen e lijës asnjëherë dhe nuk jeni vaksinuar kundër saj, një person që vuan nga herpesi mund t’ua bartë sëmundjen e lijës.


Si diagnostikohet Lija e Ujit?

Zakonisht mjekët mund ta dallojnë sëmundjen e lijës vetëm duke e ekzaminuar me sy. Megjithatë ata do t’iu kontrollojnë edhe për simptoma të tjera, me anë të analizave të gjakut apo një mostër nga lëngu i pikave të lijës.

Ju duhet ta kontaktoni mjekun tuaj urgjentisht nëse fëmija juaj:

  • Ka vështirësi në frymëmarrje
  • Ka temperaturë më të lartë se 39 gradë celsius që zgjatë më shumë se 4 ditë
  • Pikat e kuqe duken të enjtura
  • Ka kokëdhimbje
  • I flihet më shumë se zakonisht dhe zgjohet me vështirësi
  • I pengojnë dritat
  • Ka vështirësi në të ecur
  • Është i hutuar
  • Ka përzierje dhe të vjella
  • Ka flluska me lëng me ngjyrë të verdhë

A mund të parandalohet Lija e Ujit?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar sëmundjen e lijës është vaksinimi. Fëmijët duhet të vaksinohen ndaj lijës në moshë 12 deri në 15 muaj. Fëmijët duhet të marrin edhe një vaksinë përforcuese në moshën 4 deri në 6 vjeçare. Kjo vaksinë ka efekt 99% në mbrojtjen kundër virusit. Vetëm në rrethana shumë të rralla fëmijët preken nga lija edhe pas vaksinimit, por edhe në ato raste sëmundja ka simptoma shumë më të lehta se zakonisht.

Virusi i lijës mund të përhapet përmes ajrit, mukozës pështymës ose prekjes. Nëse njihni ndonjë fëmijë i cili i është ekspozuar ndaj këtij virusi, mos e lejoni fëmijën tuaj pranë tij deri sa të kaloj virusi. Njëkohësisht, kur fëmija juaj preket nga kjo sëmundje mbajeni atë në shtëpi dhe mos i rrezikon fëmijët e tjerë. Të rriturit që nuk janë prekur asnjëherë nga kjo sëmundje si fëmijë, si dhe që nuk janë vaksinuar asnjëherë kundër saj mund te preken nga kjo sëmundje edhe si të rritur. Tejkalimi i lijës i rritë gjasat që ju të prekeni edhe nga herpesi. Për ta evituar këtë, bisedoni me mjekun tuaj pasiqë edhe si të rritur ju mund të vaksinoheni kundër sëmundjes së lijës.

Trajtimi i Lijës së Ujit

Duke pasur parasysh se sëmundjen e lijës e shkaktojnë viruset, antibiotikët nuk kryejnë punë në shërimin e saj. Mjeku juaj do i jap udhëzim fëmijës tuaj për antibiotikë vetëm në rastet kur pikat infektohen nga kruajtjet. Lloji i antibiotikut varet nga mosha e fëmijës tuaj dhe përkeqësimi i sëmundjes.

Disa njerëzve mund tu nevojitet mjekim me anë të ilaçeve antivirale, kjo ndodhë në rastet kur ju:

  • Keni mbi 12 vjet
  • Keni sëmundje kronike të lëkurës apo mushkërive.
  • Jeni duke marrë terapi me steroide.
  • Jeni shtatzënë.

Në shumicën e rasteve, krejt çka mjeku mund tu ofroj janë sugjerime për të lehtësuar pa rehatinë. Për kruajtjen, mjeku mund t’iu sugjerojë të vendosni një leckë të ftohtë mbi pikat. Kurrsesi mos i fërkoni pikat, pasi që ato mund të shpërthehen. Dushet e ngrohta mund t’iu ndihmojnë gjithashtu. Produktet dhe kremat të cilat përmbajnë tërshërë gjithashtu mund t’i lehtësojnë shumë simptomat tuaja.

Nëse fëmija juaj ka pika edhe në gojë, mundohuni sa më shumë që të mos i shpërtheni ato. Ushqeni fëmijën tuaj me ushqime të ftohta dhe të buta. Ndalimi i fëmijës tuaj që t’i kruaj këto pika është sfidë në vete, prandaj sugjerohet që të vendosni dorëza apo qorape në duart e tyre në mënyrë që kruajtja të mos jetë aq e e ashpër sa kur përdoren thonjtë.

Nëse fëmija juaj ka dhimbje, mund tu jepni atyre ilaçe të cilat veçse i keni në shtëpi kundër dhimbjeve. Mirëpo mos e përdorni kursesi aspirinën. Aspirina mund ta shkaktojë sindromën Reye e cila është përgjegjëse për sëmundje të mëlçisë  të cilat mund të qojnë deri te vdekja. Acetaminophnë si tylenoli janë opsione të pranueshme për mjekimin e dhimbjeve të fëmijës suaj.

Lija e Ujit

Jeta me sëmundjen e lijës

Ka pak gjëra që mund të bëni gjatë periudhës së shkurtër që jeni të sëmurë nga lija, përveçse ta bëni veten të ndjeheni sa më rehat. Përmbaju udhëzimeve te pjesa e mjekimeve të këtij artikulli dhe izolojeni veten nga të tjerët në mënyrë që sëmundja të mos shpërndahet.

Në shumicën e rasteve pasi ta keni kaluar sëmundjen e lijës nuk do të ju duhet të merreni me të më kurrë gjatë jetës. Rastet që një person të preket dy herë nga lija janë jashtëzakonisht të rralla.

Disa njerëz kanë gjasa më të mëdha që të hasin në komplikime gjatë sëmundjes së lijës, siç janë:

  • Femrat shtatzëna
  • Njerëzit me sistem të dobët imunitar
  • Foshnjet nën 1 vjeç
  • Personat mbi 12 vjeç


Komplikimet mund të jenë të llojit:

  • Pneumonia
  • Infeksion i trurit
  • Probleme me gjakderdhjen
  • Infektimi i gjakut (sepsis)
  • Infektimi bakterial i lëkurës
  • Dehidratimi

Disa njerëz sëmuren aq shumë nga lija, saqë atyre u duhet të shtrohen në spital. Sëmundja e lijës e shkakton vdekjen vetëm në raste shumë, shumë të rralla.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Si të sigurohem që unë dhe njerëzit e tjerë të mos prekemi nga kjo sëmundje nëse nuk jemi të vaksinuar si dhe nuk e kemi tejkaluar më parë këtë sëmundje?
  • A mund t’i irritoj dushi i nxehtë pikat e lijës?
  • A mund të prekeni nga lija më shumë se një herë?
  • A ka njerëz të cilët nuk duhet të vaksinohen kundër sëmundjes së lijës?
  • Çfarë të bëjë në rastet kur fëmija im është i ekspozuar ndaj kësaj sëmundje?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]