fbpx
Lart

Sëmundja e Duarve, Këmbëve dhe Gojës

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës (SDKG) është sëmundje e zakonshme ngjitëse te fëmijët. Kjo sëmundje shkaktohet nga një lloj virusi. Simptomat e kësaj sëmundje janë klasike ndaj edhe lehtë vërehet. Ulçera dhe flluska shfaqen rreth dhe brenda gojës, ndërsa pika të kuqe ne duar dhe shputa të këmbëve.

Foshnjet dhe fëmijët më të vegjël se 5 vjeç zakonisht preken më së lehti nga ky virus. Megjithatë edhe fëmijët më në moshë, adoleshentët, madje edhe të rriturit mund të kaplohen nga kjo sëmundje. Zakonisht shpërndahet si sëmundje gjatë verës dhe vjeshtës së hershme. Kjo sëmundje nuk duhet të ngatërrohet me sëmundjen e këmbëve dhe gojës e cila i prekë bagëtinë.

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës

Simptomat e sëmundjes së duarve, këmbëve dhe gojës

Nëse fëmija juaj është prekur nga kjo sëmundje, ai/ajo mund t’i përjetojë këto simptoma:

  • Temperaturë
  • Kokëdhimbje
  • Humbje të oreksit
  • Fyt të pezmatuar
  • Plogështi
  • Ulçera të dhimbshme dhe flluska në gojë (në faqe, në mishin e dhëmbëve dhe në fyt). Këto fillimisht duken thjeshtë si pika të kuqe dhe të rrafshta
  • Pika të kuqe në shuplaka të dorës dhe në shputa (këto pika të kuqe mund të shndërrohen në ulçera dhe flluska, si dhe të shpërndahen deri te gjunjët, bërrylat, të pasmet, e madje edhe në zonën gjenitale)

Këto simptoma zakonisht nuk shfaqen njëherazi, por me faza. Jo të gjithë njerëzit i përjetojnë të gjitha simptomat e lartëpërmendura. Disa njerëz, posaqërisht të rriturit, preken nga kjo sëmundje dhe nuk shfaqin fare simptoma. Megjithatë, këta njerëz mund ta transferojnë sëmundjen te njerëzit e tjerë.

Simptomat zakonisht shfaqen 3 deri në 7 ditë pasi keni pasur kontakt me dikë që është bartës i kësaj sëmundje.

Simptomat, madje, mund të shfaqen edhe nga komplikimet e ndryshme shëndetësore. Duke pasur parasyshë se ulçerat e vështirësojnë përtypjen dhe përbierjen, fëmijët dhe të rriturit mund të dehidratohen. Ndërsa temperaturat e larta mund të çojnë deri te sulmet e ndryshme.

 

Çfarë e shkakton sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës?

Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi coxsackievirus. Ky virus bënë pjesë në familjen e virusëve të quajtur enterovirusë. Zakonisht ndodhet në traktën e tretjes (në gojë, ezofag, stomak, zorrën e hollë, zorrën e trashë, rektum dhe anus).

Virusi bartet nga një person te tjetri kur një person i infektuar teshtinë, kollitet apo i fryen hundët. Ju mund ta merrni këtë sëmundje nëse i prekni sytë, hundën apo gojën pasi keni prekur diçka të kontaminuar nga virusi, si për shembull, ndonjë lodër. Kjo sëmundje transmetohet edhe nëse keni konatkt me jashtëqitjet apo flluskat e ndonjë personi të infektuar.

 

Si diagnostifikohet sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës?

Mjeku do t’i shiqoj simptomat e fëmijës suaj, duke ekzaminuar ulçerat dhe flluska për ta diagnostifikuar sëmundjen. Në raste shumë të rralla mjeku edhe mund edhe të marrë mostër nga fyti i fëmijës tuaj për ta dërguar në laborator përmes shkopinjëve të pambukut.

Mjeku mund t’iu kërkojë juve të merrni një mostër të jashtëqitjes së fëmijës suaj për ta dërguar në laborator. Në laborator, mostrat analizohen se a e përmbajnë virusin e lartëpërmendur, për tu siguruar se simptomat nuk janë duke u shkaktuar nga ndonjë faktorë tjetër.

 

A mund të parandalohet sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës?

Kjo sëmundje është ngjitëse, andaj është e rëndësishmë t’i shmangeni kontaktit me personat të cilat janë të infektuar. Megjithatë, fëmijët nuk dinë të dallojnë kur një person është i infektuar, andaj është e rëndësishme që si ju, ashtu edhe fëmija juaj të mbani higjienën personale.

  • Lani duart shpeshë dhe mirë me sapun dhe ujë
  • Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën, posaqërisht kur i keni duart e papastra.
  • Dezinfektoni hapësirat të cilat preken shpeshë si, dorezat e derës dhe lodrat, posaqërisht kur dikush sëmuret.

Mjekimi i sëmundjes së duarve, këmbëve dhe gojës

Nuk ekziston ndonjë kurë për këtë lloj të sëmundjes. Madje duke pasur parasyshë se shkaktohet nga ndonjë virus, as antibiotikët nuk kryejnë punë. Mjekimi i kësaj sëmundje përqëndrohet vetëm në lehtësimin e simptomave.

 

Mjeku mund tu rekomandoj metoda për lehtësimin e simptomave:

  • Jepini fëmijës suaj ilaçe kundër dhimbjes të cilat i keni në shtëpi për t’ia ulur temperaturën. Ilaçe të tilla janë acetampophenët apo ibuprofënët. Konsultohunime mjekun se çfarë doze i përshtatet më së shumti fëmijës suaj. Në asnjë mënyrë mos i jepni fëmijëve nën moshën 18 vjeçare aspirin kundër dhimbjeve. Është bërë e ditur se aspirina shkakton sindromën e Reye-së (sëmundje e rrallë e cila mund të jetë edhe vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet herët).
  • Pezmatimi i fytit mund të lehtësohet duke e shpërlarë me ujë dhe kripë (½ luge çaji kripë me 1 gotë të vakët me ujë).
  • Sigurohuni se fëmija juaj është duke konsumuar mjaftueshëm lëngje. Produktet e ftohta të qumështit kryejnë më shumë punë se sa lëngjet e pemëve apo lëngjet e gazuara. Aciditeti që ndodhet në lëngje mun t’i irritoj ulçerat dhe të shkaktojë ndjenjën e djegies. Nëse fëmija juaj ka probleme të përbihet, mundohuni t’ia jepni lëngjet në formë të ngrirë.

Fëmija juaj duhet të shërohet tërësisht brenda 5 deri në 7 ditë.

 

Jeta me sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës

Jeta me këtë sëmundje mund të jetë sfiduese për një kohë të shkurtër (pasiqë simptomat zgjasin vetëm 5 deri në 7 ditë). Si prind i një fëmije që është kapluar nga kjo sëmundje, qëllimi juaj kryesorë duhet të jetë rehatia e fëmijës tuaj. Sigurohuni që ata të pushojnë mjaftueshëm dhe të mos bien në kontakt me njerë të tjerë.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A shpërndahet virusi përmes prekjes së ulçerave dhe flluskave?
  • A mund t’i lyej ulçerat me ndonjë kremë për të zvogëluar dhimbjet?
  • A lënë ulçerat dhe flluskat shenja?
  • A iu duhet më shumë kohë ulçerave që dalin brenda në gojë më shumë kohë për tu shëruar se sa ulçerave të tjera?
  • Për sa kohë do të jetë fëmija im i kontaminuar?

 

Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]