Infeksionet Përsëritëse te Fëmijët
Përmbajtja
Foshnjet lindin me një sistem të pazhvilluar imunitar. Si rezultat i kësaj foshnjet kanë gjasa më të mëdha që të preken nga infeksionet. Foshnjet zakonisht kanë nga një infeksion çdo 1 ose 2 muaj. Sistemi imunitar te foshnjet fillon të zhvillohet menjëherë pas lindjes. Numri i infeksioneve bie ngadalë me kohën. Gjatë kohës kur fëmijët janë gati ta fillojnë shkollën, rreziku për prekjen nga infeksionet është njejtë me të rriturit.
Pse mund të shqetësohet mjeku nëse fëmijës tim i përsëriten infeksionet?
Shumica e mjekëve shqetësohen vetëm nëse infeksioni është bakterial, si infeksionet në gjak ose pneumonia. Nëse fëmija juaj ka infeksione të pazakonshme dhe numri i tyre rritet atëherë kjo mund të jetë shenjë e një problemi tjetër shëndetsor.
A do të jetë fëmija im shëndosh e mirë pas infeksioneve?
Shumica e fëmijëve të cilët kanë infeksione që përsëriten nuk kanë ndonjë problem serioz shëndetsor dhe si të gjithë njerëzit e tjerë kur rriten janë mjaft të shëndetshëm. Sigurohuni që fëmija juaj të fle mjaftueshëm dhe të ushqehet shëndetshëm. Gjumi, vitaminat e mineralet në ushqim janë shumë të rëndësishme në mjekimin e infeksioneve.
Pse disa fëmijë kanë më shumë infeksione se fëmijët e tjerë?
Një nga shkaktarët e infeksioneve janë kopshtet e fëmijëve, ku fëmijët jargaviten dhe kështu prekin njëri tjetrin e lodrat e përbashkëta dhe në këtë mënyrë infeksionet barten. Të rriturit nuk kanë vazhdimisht kontakt fizik me njëri tjetrin për këtë arsyje infeksionet nuk barten aq lehtë.
Ekspozimi në tymin e cigares është një shkaktar tjetër i ftohjes së fëmijëve. Kjo lidhet mjaft shumë me infeksionet në foshnjet tuaja dhe gjithashtu paraqet rrezik të madh që fëmijës tuaj t’i zhvillohet astma.
A ka mundësi që sëmundjet shëndetsore të shkaktojnë infeksione që përsëriten te fëmijët?
Ndryshimet në sinus ose kanalet që lidhin veshët janë shkaktarët kryesor të infeksioneve që përsëriten te fëmijët. Këto ndryshime mund të jenë të trashëguara. Gjatë këtyre ndryshimeve hunda dhe veshët bllokohen dhe si pasojë e kësaj aty mund të formohen bakterie të ndryshme. Kjo shpie deri te infeksionet. Te shumica e fëmijëve me rritjen e kokës edhe bllokada zhduket. Nëse fëmija juaj ka shumë infeksione në vesh, atij do i duhen antibiotikët ose gypat e posaçëm në vesh.
Alergjitë dhe astma gjithashtu mund të shkaktojnë sinusët (sekrecionin ose bllokimin e hundëve) dhe frymëmarrje të rëndë. Alergjitë mund të shkaktojnë pezmatim brenda hundës dhe kjo mund të bëhet kronike. Për shkak të pezmatimit, kanalet e hundës dhe sinusët, enjten dhe mbyllen, pastaj formohen bakteriet dhe me to shfaqen infeksionet. Nëse shkaktari i infeksionit të fëmijës tuaj është ndonjë alergji, atëherë ilaçet janë të domosdoshme.
Kollitja që shoqërohet me infeksione të lehta mund të jetë shenjë e astmës. Njerëzit shpesh ngatërrojnë astmën me pneumoninë kur fëmijët e tyrë japin simptoma të ftohjes. Nëse fëmija juaj ka astmë, atëherë përveq infeksionit duhet të trajtohet edhe astma.
Cili është shkaktari i infeksioneve serioze te fëmija im?
Gjatë fëmijërisë, një fëmijë do të ketë mesatarisht 2 ose 3 infeksione serioze. Megjithatë mjeku juaj mund të iu kërkoj të bëni analiza për të parë nëse fëmija juaj ka sistem më të dobët imunitar. Ky është shkaktari më i madh i infeksioneve që përsëriten.
Si mund t’i parandaloj infeksionet që përsëriten te fëmija im?
- Nëse pini duhanin, ndaloni. Deri sa të ndaloni duhanin, konsumojeni atë vetëm jashtë shtëpisë dhe makinës tuaj. Pirja e duhanit në një dhomë tjetër prej fëmijës tuaj nuk ndihmon.
- Stina më e lehtë për ftohje është dimri. Nëse keni ndonjë pjesëtar të familjes që mund të përkujdeset për fëmijën tuaj gjatë dimrit, ju nuk keni nevojë të qoni fëmijën tuaj në kopësht, ku shumë fëmijë të tjerë mund të bartin sëmundje.
- Nëse keni një histori familjare të alergjive dhe astmës, konsultohuni me mjekun për fëmijën tuaj sa më shpejtë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Fëmija im është gjithmonë i ftohur. Çfarë mund të bëjmë?
- Fëmija im ka vazhdimisht infeksione në vesh. A i duhen atij gypat e veshit?
- Cilat janë rreziqet e këtyre infeksioneve?
- A më duhet të ia ndaloj fëmijës tim kopshtin?
- A duhet fëmija im të përdor ndonjë ilaç?
- A ka diçka që mund të bëjë në shtëpi për ta ndihmuar fëmijën tim?
- Fëmija im kollitet dhe ka ngecje në frymëmarrje. A është e mundur që ai të ketë astmë?
- A duhet ta testoj fëmijën tim për ndonjë alergji?
- Kur duhet ta thërras mjekun?
- Nëse fëmija im është vazhdimisht me antibiotikë për infeksionet që përsëriten, a mund t’i paraqesin ato probleme shëndetsore më vonë?