Mësimi i një gjuhe të dytë është më i lehtë kur jeni rreth 7 ose 8 vjeç
Mësimi i gjuhës së huaj në moshë të vogël gjithnjë e më shumë po vërehet te të gjithë fëmijët, sidomos gjuha angleze.
Kjo mund të ketë përfitime, por kjo mund të ketë edhe efekte anësore. Kjo dukuri është bërë e zakonshme te fëmijët vitet e fundit për shkak të përdorimit të teknologjisë. Mësimi i gjuhës së dytë para moshës 3 vjeçare ndonëse tashmë është bërë e zakonshme për fëmijët shkaku i përdorimit të teknologjisë, mund të ndikoj në frustrimin që sjell konfuzioni i cilës fjalë në cilën gjuhë duhet ta përdorë, pasi që gjuhën amtare akoma nuk e ka zhvilluar në nivel të përdorimit të fjalive të thjeshta.
Por cila është mosha e duhur që një fëmijë të mësoj një gjuhë të dytë? Mosha ideale që një fëmijë të filloj mësimin i gjuhës së dytë, preferohet të nis pasi që fëmija të ketë formësuar gjuhën amtare, e që është dmth ndërmjet 7 -8 vjeç.