Lart

Fibromialgjia – Dhimbja e Vazhdueshme e Muskujve

Fibromialgjia është një lloj i sindromës e cila shkakton dhimbje të muskujve dhe lodhje. Njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sindromë zakonishtë përjetojnë dhimbje kronike. Disa zona të çuajtura “pika të ndjeshme” mund të shkaktojnë posaçërisht shumë dhimbje kur i shtypim apo shtrëngojmë ato. Pika të tilla zakonisht gjenden prapa kokës, në bërryla, në supe, në gjunjë, në ije, si dhe rreth qafës.

Fibromialgjia i prek më së shpeshi njerëzit e moshës 35 deri në 60 vjeçare. Femrat janë më të rrezikuara se sa meshkujt për tu prekur nga kjo sindromë.

Fibromialgjia është sëmundje të cilën njerëzit e keqkuptojnë shpeshëherë. Simptomat që ju ndjeni nuk iu kanë “fiksuar në kokë”. Studimet shkencore kanë dëshmuar se sindroma e fibromialgjisë është e vërtet dhe shkakton vërtetë dhimbje. Mos e lejoni askënd të iu dekurajoj që të kontrolloheni te mjeku.

Fibromialgjia

Simptomat e fibromialgjisë:

  • Ndjeshmëri e lartë ndaj dhimbjes
  • Dhimbje të rënda të cilat përkeqësohen pas ndonjë aktiviteti, stresi, ndryshimi në mot apo ndonjë shkaktarë tjetër
  • Sforcim i muskujve apo spazëm
  • Dhimbje e cila “lëvizë” në trupin tuaj
  • Mpirja e duarve dhe këmbëve
  • Plogështi edhe pas gjumit të bollshëm
  • Pagjumësi

Njerëzit të cilët vuajnë nga fibromialgjia zakonisht vuajnë edhe nga:

  • Ankthi
  • Depresioni
  • Sindroma e zorrës së irrituar
  • Ndjeshmëri e lartë ndaj aromave, dritave, zhurmave dhe ilaçeve
  • Gojë dhe sy të thatë
  • Marramendje dhe humbje të balancimit
  • Probleme me kujtesën dhe koncentrimin
  • Te femrat, dhimbje të madhe gjatë ciklit menstrual

 

Përse kam ndjenja depresive?

Depresioni dhe ankthi mund të shfaqen si pasojë e dhimbjes, lodhjes frustrimit të vazhdueshëm. Është e mundur që të njejtat çekuilibrime të kimikateve në tru që shkaktojnë ndryshime të disponimit, e shkatojnë edhe fibromialgjinë.

 

A shkakton dëme të përhershme fibromialgjia?

Edhe pse fibromialgjia mund të shkaktoj dhimbje dhe të krijoj mosrehati, muskujt dhe organet tuaja nuk dëmtohen. Kjo sëmundje nuk e rrezikon jetën tuaj, por ëshë kronike, pra vazhdon gjatë tërë jetës. Megjithëse nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje, ju mund të ndërmerrni hapa për t’ia lehtësuar vetes dhimbjet.

 

Çfarë e shkakton fibromialgjinë?

Mjekët nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton fibromialgjinë. Ekziston mundësia që kjo sëmundje të jetë e trashëgueshme në familje. Anëtarët e familjes tuaj mund të vuajnë nga e njëjta sindromë.

Ekziston një lidhje e dobët mes fibroliagjisë dhe shkaqeve të tjera sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Këto shkaqe janë:

  • Sëmundjet e tjera
  • Ngjarje traumatike, si aksidentet me makinë
  • Stresi posttraumatik (PTSD)
  • Lëndimet e vazhdueshme
  • Obeziteti

Si diagnostikohet fibromialgjia?

Gjatë takimit mjeku do të iu pyes për historikun mjekësorë personal dhe familjarë, andaj sigurohuni që ta informoni atë nëse ndonjë familjar i juaji vuan nga simptoma të ngjashme apo nëse ata veçse janë diagnostifikuar me fibromiagji. Mjekut tuaj do t’i duhet të dijë edhe çfarë mediakmente, vitamina dhe suplemente jeni duke përdorur.

Ai do të iu pyes për sa kohë i keni pasur simptomat dhe se të çfarë lloji kan qenë ato. Është shumë e rëndësishme që ju t’i përshkruani simptomat tuaja në mënyrë sa më të detajizuar. Përpara se të caktoni termin te mjeku juaj përpiloni një listë të të gjitha problemve shëndetësore në të cilat keni hasur.

Sigurohuni që të përshkruani saktësisht llojin e dhimbjes që keni ndjerë (p.sh. nëse dhimbja ka qenë e mprehtë apo e avashtë), si dhe vendin se ku iu ka kapluar kjo dhimbje. Tregojini mjekut edhe nëse dhimbja kalon dhe rikthehet sërish kohë pas kohe, si dhe çfarë e përkeqëson apo lehtëson atë.

Nëse keni problem me pagjumësinë apo plogështinë, tregoni mjekut tuaj për sa kohë keni qëndruar në këtë gjendje. Mjeku juaj mund të iu pyes nëse keni ndjerë ankth apo depresion që nga momenti kur iu kan filluar simptomat.

Mjeku do të bëjë edhe një ekzaminim fizik. Ky lloj i testit bëhet duke shtypur ose shtrënguar pikat e ndjeshme. Mjeku juaj mund të iu kërkojë edhe të bëni analiza, si ato të gjakut, për tu siguruar se nuk jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër e cila ka simptoma të ngjashme me fibromialgjinë. Mjekut tuaj do t’i duhet të sigurohet që dhimbjen tuaj nuk është duke e shkaktuar diçka tjetër.

 

A është e vështirë të diagnostifikohet fibromialgjia?

Fatkeqësisht, mund të duhen vite të tëra përpara se një pacient të diagnostifikohet saktësisht me fibromialgji. Kjo ndodhë për një varg arsyesh. Ndër arsyet kryesore është fakti se simptomat kyçe të fibromialgjisë janë dhimbja dhe plogështia, simpotma këto të cilat hasen edhe te shumë sëmundje të tjera si: sindroma kronike e plogështise, artiti dhe hipotiroidizmi.

Aktualisht nuk ka ndonjë analizë laboratorike apo skanim me rreze X i cili bënë diagnostifikimin e fibromialgjisë.

Mjekut tuaj mund t’i duhet ca kohë për t’i kuptuar drejtë simptomat tuaj, si dhe t’i elimoj sëmundjet e tjera para se të bëjë diagnostifikimin e sakt. Për këtë arsye, mjeku juaj familjar mund të kërkoj ndihmë edhe nga një reumatologjist (mjek specialist i dhimbjeve të nyjeve).

 

A mund të parandalohet fibromialgjia?

Fibromialgjia nuk mund të parandalohet sepse nuk dihet ende se çfarë e shkakton atë.

 

Mjekimi i fibromialgjisë

Fibromialgjia është sëmundje kronike, pra e përcjellë pacientin për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe gjatë gjithë jetës. Ndonjëherë simptomat e kësaj sëmundje përkeqsohen, ndërsa herave të tjera ato qetësohen dhe vërehen shumë më pak. Ana pozitive e kësaj sëmundje është se simptomat janë të menaxhueshme.

Ka jashtëzakonisht shumë rëndësi që ju të keni një ekipë mjekësore e cila e kupton fibromialgjinë dhe ka eksperiencë në mjekimin e saj. Në këtë ekip përfshihen mjeku juaj familjar, një reumatologjist dhe një fizioterapeut.

Ka edhe personel tjetër mjekësor të cilët mund të iu ndihmojnë në menaxhimin e simptomave si pagjumësia dhe luhatjet në disponim. Mirëpo, pjesëtari më i rëndësishëm i këtij ekipi mjekësor jeni ju. Sa më shumë që merrni pjesë në procesin e shërimit tuaj, aq më mirë do të ndiheni.

 

Si të marrë përgjegjësi për shëndetin tim?

Momentalisht nuk ekziston ndonjë ilaç për shërimin e plotë të fibromialgjisë. Mjekimi i kësaj sëmundje është i fokusar në zvogëlimin e pasojave që fibromialgjia shkakton në jetën tuaj dhe në menaxhimin e simptomave të kësaj sëmundje.

Mjeku mund të iu sugjeroj përdorimin e ilaçeve kundër dhimbjeve, por ju mund të bëni edhe gjëra të tjera për t’i lehtësuar simptomat tuaja, ky proces quhet “vet-menaxhim”. Vet-menaxhimi do të thotë se ju keni përgjegjësinë kryesore për menaxhimin efektiv të kësaj sëmundje dhe shëndetit tuaj të përgjthshëm.

Sugjerimet e mjekëve janë tërësisht të pavlera nëse ju nuk i ndiqni ato. Ju jeni i vetmi person i cili mund të marrë vendimin për të ndryshurar stilin e jetës dhe t’i bindeni sugjerimeve të mjekut.

Ekipi juaj mjekësorë iu këshillon dhe iu jep informacione shumë të vlefshme për menaxhimin e kësaj sëmundje, por megjithëatë nuk ka ndonjë plan mjekimi i cili u përshtatet të gjithë pacientëve.

Prandaj juve do të iu duhët të bashkpunoni me ekipin tuaj mjekësorë në mënyrë që te krijoni një plan mjekimi i cili iu përshtatet juve më së shumti. Në fund të fundit askush nuk mund ta dijë më mirë se ju se si reagon tretmani në ndjenjat, veprimet dhe simptomat tuaja.

 

Çfarë ilaçe mund të më përshkruaj mjeku për t’i lehtësuar simptomat e mia?

Disa lloje të ilaçeve mund të iu ndihmojnë në lehtësimin e simptomave tuaja. Shumica e tyre përdoren para gjumit
në mënyrë që t’i ndalin dhimbjet dhe pagjumësinë.

Mjeku juaj mund të iu sugjerojë që ta trajtoni fibromialgjinë fillimisht me acetamiophen. Mjeku mund të iu përshkruaj edhe ndonjë antidepresant si duloxetine apo milnacipran, ndonje ilaç kundër krizave si pregabalini.

Ilaçet pa-steroide kundër inflamacionit (si ibuprofeni, aspirina dhe naproxeni) zakonisht nuk bëjnë punë kundër fibromialgjisë.

 

Jeta me fibromialgji

Ju duhet t’i ndiqni këshillat e mjekut me rigorozitet. Gjithashtu, ndryshimet në stilin e jetesës mund të iu ndihmojë shumë. Duhet të keni parasyshë se nëse ju nuk luani rol aktiv në procesin tuaj të shërimit, atëherë terapitë do të jenë shumë më pak efikase. Në vijim gjeni disa këshilla se si të jeni pjesëtarë aktiv në menagjimin e simptomave të fibromialgjisë.

 

Mbani një perspektivë pozitive

Bashkëpunoni me ekipin tuaj mjekësoë për të përcaktuar qëllime realiste dhe afatshkurtëra për menaxhimin e simptomave tuaja. Tregojini mjekut tuaj nëse keni përjetuar ndjenja të ankthit dhe depresionit, pasiqë këto ndjenja janë të zakonshme te personat që vuajnë nga fibromialgjia. Mjeku mund të iu rekomandoj terapi të sjelljes në mënyrë që t’i shndërroni mendimet negative në pozitive.

 

Gjeni mbështetje

Mos keni frikë të kërkoni ndihmë. Ju mund të gjeni mbështetje nga ekipi juaj mjekësor, familja dhe shoqëria. Për shembull, ju mund të pyesni ndonjë mik që të iu bashkangjitet gjatë ushtrimeve fizike. Ju mund të gjeni edhe grupe mbështetësë të cilat përbëhen nga njerëz të cilët gjithashtu vuajnë nga kjo sëmundje.

 

Përdorni ilaçet sipas rekomandimit

Mjeku mund të iu përshkruaj ilaçe për të zvogëluar dhimbjet, për të përmirësuar disponim tuaj, apo për gjumë më të rehatshëm. Pyesni mjekun apo farmacistin për secilin medikamet në mënyrë që ta kuptoni sakt se përse jeni duke e përdorur atë. Sigurohuni që të konsumoni këto ilaçe saktësisht siç iu ka udhëzuar mjeku.

 

Ushtrimet fizike

Ndër vendimet më të menqura që mund të merrni nëse vuani nga fibromialgjia është ushtrimi i rregullt fizik. Ushtrimet e zvogëlojnë dhimbjen, iu japin energji, e zvogëlojnë stresin and iu ndihmojnë të flini më qetë.

Nëse nuk keni bërë ushtrime fizike më parë, sigurohuni që ta bisedoni me mjekun tuaj përpara se të filloni. Nëse keni një fizioterapeut në ekipin tuaj mjekësor, ai apo ajo mund të iu ndihmojnë në zhvillimin e një rutine e cila iu përshtatet më së shumti juve.

Më së miri është të filloni me ushtrime aerobike (si ecja ose ushtrimet aerobike në ujë) për gjatësi të shurta kohore, disa ditë gjatë javës. Kur dhimbja fillon të zvogëlohet dhe njëkohësisht niveli i energjisë të rritet mund të filloni të rrisni intensitetin e ushtrimeve.

 

Zvogëloni stresin

Duke pasur parasysh se stresi i përkeqëson shumë simptomat e fibromialgjise, është e rëndësishme që ju të mësoheni ta detektoni atë. Shenja të stresit janë tendosja në qafë dhe supe, dhimbje të stomakut dhe kokëdhimbje. Fatkeqësishtë stresi nuk është tërësisht i evitueshëm, mirëpo ju mund të kontrolloni mënyrën se si reagoni ndaj stresit. Mund të filloni me ushtrime të frymëmarrjes së thellë apo teknika të meditimit.

 

Fjetja e mjaftueshme

Gjumi i parehatshëm dhe i pamjaftushëm i përkeqëson simptomat e fibromialgjisë. Njëkohësisht, rritja e dhimbjeve nga fibromilagjia e vështirson shumë gjumin. Në mënyrë që të mos ngecni në këtë cikël, mundohuni që të krijoni zakone të shëndetshme të të fjeturit.

Shmangjuni kafeinës dhe alkoolit para gjumit, zgjohuni dhe bini në gjumë në kohë të njëjtë (edhe gjatë fundjavës) në mënyrë që të krijoni një rutinë, si dhe mos flini gjatë dites.

 

Krijimi i rutinave

Shumë njerëz që vuajnë nga fibromialgjia e kanë më të lehtë menaxhimin e sëmundjes nëse e ndjekin një rutinë të caktuar. Kjo do të thotë se ata gjithmonë ushqehen në të njejtën kohë, flenë gjumë dhe zgjohen në të njejtën kohë çdo ditë, gjithashtu edhe bëjnë ushtrimet e tyre fizike në të njëjtën kohë. Mundohuni që ta mbani këtë rutinë edhe gjatë fundjavave dhe pushimeve.

 

Bëni zgjedhje të shëndetshme jetësore

Nëse bëni gjithmonë zgjedhjet e shëndetshme, ju do të keni më shumë energji, si dhe t’i zvogëloni gjasat tuaja për tu prekur nga ndonjë sëmundje. Ushqehuni shëndetshëm, mos konsumoni shumë alkool, mos përdorni produkte të tobakos, si dhe humbni peshë nëse vuani nga obesiteti.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Nga e dini se simptomat e mija janë duke u shkaktuar nga fibromialgjia?
  • Çfarë e ka shkaktuar fibromialgjinë te unë?
  • A do të më duhet të përdorë ilaçe? A mund të kenë ato ndonjë efekt të pakëndshëm kur bashkohen me ilaçet të cilat veçse jam duke i përdorur?
  • A mund t’i përmirësojnë simptomat e mija terapitë alternative si masazhet, joga, akupuntura etj?
  • Çfarë të bëjë nëse simptomat e mija nuk përmirësohen fare, apo edhe nëse ato përkeqësohen edhe më shume?
  • Si të bisedoj me njerëzit e tjerë për sëmundjen time? Si t’i bind ata se dhimbja që ndjejë është reale?
  • A ka ndonjë grup mbështetës për njerëz që vuajnë nga fibromialgjia në rrethinën time?

 

Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com