fbpx
Lart

Bakteria Erlihioza: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Erlihioza është një infeksion bakterial. Infeksioni shkaktohet nga pickimi i këpushës (rriqrit). Këpushat që përhapin erlihiozën janë këpushat Lone Star, këpushat e drerit dhe këpushat e qenit. Qentë, bagëtia, dhe kafshë të tjera kanë gjithmonë erlihiozë. Në mesin e viteve 1980, shkencëtarët zbuluan se infeksioni ndodh edhe tek njerëzit. Erlihioza ndodh pothuajse në çdo zonë të Shteteve të Bashkuara. Kjo ndodh kryesisht në zonat qendrore juglindore dhe jugore të vendit. Gjithashtu, është gjetur në shumë vende të huaja.

Bakteria Erlihioza
Simptomat e erlihiozës

Simptomat e Erlihiozës janë të ngjashme me gripin. Zakonisht fillojnë 1 deri në 2 javë pasi ju jeni kafshuar nga një këpushë e infektuar. Simptomat mund të shfaqen deri në një muaj. Ato përfshijnë:

  • temperaturë
  • të dridhura
  • lodhje
  • dobësim (një ndjenjë e përgjithshme e të mos qenurit mirë)
  • dhimbje koke
  • dhimbje të nyjeve dhe të muskujve
  • të përziera
  • të vjella
  • diarre
  • konfuzion
  • skuqje (më e zakonshme tek fëmijët).

Shumica e rasteve të erlihiozës janë të lehta. Disa njerëz që kanë erlihiozë nuk paraqesin simptoma. Trupi i tyre lufton kundër infeksionit pa trajtim. Erlihioza mund të bëhet serioz nëse infeksioni nuk kapet herët. Simptomat e një rasti më serioz të erlihiozës përfshijnë:

  • kriza
  • vështirësi në frymëmarrje
  • komë
  • dështimi të veshkave.

Erlihioza ndjehet si grip në fillim. Kjo do të thotë se është e rëndësishme vizita tek mjekun nëse ju ndjeni sikur keni gripin në ditët dhe javët e para pasi ju jeni kafshuar nga një rriqër. Tregojuni mjekut tuaj se jeni pickuar nga një rriqër dhe kur ka ndodhur. Nëse e dini llojin e rriqrit, jepni edhe mjekut tuaj informacionin.

Çka e shkakton erlihiozën?

Bakteret që gjenden në rriqër shkaktojnë erlihiozën. Njerëzit të cilët kalojnë kohë jashtë në zonat ku rriqrat janë të zakonshëm (ose për punë apo rekreacion) janë në rrezik më të lartë për të marrë erlihiozën. Rriqrat zakonisht qëndrojnë afër majave të bimëve me bar dhe shkurreve të ulëta dhe presin për njerëzit ose kafshët që të afrohen afër. Rriqrat zvarriten lart në rrobat e njerëzve ose në trup për deri në disa orë ose më shumë para se të ngjiten në lëkurë.

 

Si diagnostikohet erlihioza?

Mjeku juaj do të ekzaminojë trupin tuaj për të parë nëse ka dëshmi për pickim të rriqrit. Një test i gjakut do të konfirmojë erlihiozën.

 

A mund të parandalohet apo shmanget erlihioza?

Mënyra më e mirë për të parandaluar pickimet nga rriqrat është të shmangni pickimin. Kur jeni jashtë, ndiqni këto udhëzime:

  • Përdorni ilaç kundër rriqrave (ndiqni udhëzimet në etiketë). Zgjidhni një ilaç që përmban 20% deri në 30%  kimikale DEET. Ilaçet kundër rriqërave që përmbajnë DEET mund të vendosen direkt në lëkurën tuaj (me masë) ose në veshjen tuaj.Mos e përdorni atë në fytyrë ose në duart e fëmijëve, dhe mos e përdorni në foshnjat që kanë më pak se 2 muaj.Ilaçet që përmbajnë permetrinin kimik duhet të vendosen vetëm në veshje. Bisedoni me mjekun tuaj para se të përdorni ndonjë ilaç të rriqrave në fëmijën tuaj.

    Mjeku juaj mund t’ju japë më shumë informacion se çfarë lloji dhe me çfarë fortësie është më i sigurt ilaçi për t’u përdorur. 

  • Vishni veshje me ngjyra të lehta që mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës tuaj kur jeni jashtë në afërsi të pyllit ose ndonjë zonë të mbipopulluar me bar dhe shkurre. Kjo e bën më të lehtë për të parë dhe për të hequr rriqrin nga rrobat tuaja. Vishni këmishë/bluzë me mëngë të gjata. Vishni pantallona të gjata në vend të pantallonave të shkurtra. Vendosni pantallonat tuaja në qorapa ose çizme për mbrojtje shtesë. 
  • Rriqrat zakonisht gjenden pranë tokës, sidomos në zonat me lagështirë dhe të errëta. Kontrolloni gjithë trupin tuaj për rriqra, pasi keni qenë në zonat e infektuara me ta. Kontrolloni fëmijët tuaj dhe kafshët shtëpiake. Vendet e zakonshme të pickimit nga rriqrat përfshijnë pjesën e prapme të gjunjëve, zonën e gjoksit, ndërsqetullat, veshët, kokën dhe pjesën e prapme të qafës. 
  • Hiqni çdo rriqër të ngjitur sa më shpejt të jetë e mundur. Për të hequr një rriqër, përdorni piskatore të hollë për të kapur rriqrin në mënyrë të lehtë nga koka (ose sa më afër kokës që të jetë e mundur) dhe tërheqë. Mos përdorni ngrohje (si p.sh. shkrepës të ndezur), vazelinë ose metoda të tjera që të përpiqeni të bëni që rriqri të “largohet” vet. Këto nuk janë efektive. 
  • Lani zonën ku rriqri ishte ngjitur me sapun dhe ujë. Mbani nën vëzhgim zonën për disa javë dhe shënoni ndonjë ndryshim. Këshillohuni me mjekun tuaj nëse shkaktohet ndonjë skuqje e lëkurës rreth zonës ku ishte vendosur rriqri. Sigurohuni t’i tregoni mjekut tuaj se ju jeni kafshuar nga një rriqër dhe kur ka ndodhur. Vetëm njerëzit që sëmuren dhe/ose marrin një skuqje të lëkurës pasi janë kafshuar nga një rriqër duhet të marrin antibiotikë. Nëse jeni pickuar nga një rriqër dhe nuk jeni sëmurë ose nuk keni skuqje të lëkurës, nuk keni nevojë për antibiotikë.

Bakteria Erlihioza

Trajtim i erlihiozës

Shumë herë, trupi juaj do të luftojë vetë infeksionin e erlihiozës. Për raste më të rënda, mjeku juaj do të përshkruajë antibiotik për ta trajtuar atë.

 

Të jetosh me erlihiozën

Jetesa me erlihiozë është e pakëndshme, pasi ju ndjeni sikur keni grip. Ju gjithashtu  duhet të mbani mend që të merrni antibiotikët ashtu siç i ka përshkruar doktori juaj. Është e rëndësishme që të përfundoni të gjithë mjekimin tuaj.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Ku duhet t’a lë rriqrin pasi t’a heqi nga lëkura?
  • A duhet të aplikoj një krem ​​antibiotik për pickimin sapo të kem hequr rriqrin?
  • Po sikur të mos shoh trupin tim për ditë të tëra? A do të përkeqësohet gjendja sa më gjatë që është i  ngjitur në lëkurën time?
Sëmundje - Probleme.me
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në [email protected]