Lart

Cist i Vezoreve: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Një cist i vezoreve është një qeskë e mbushur me lëng në ose mbi vezoret e një femre. Vezoret janë pjesë e sistemit riprodhues të femrave. Ato i prodhojnë vezët e femrës dhe hormonet femrore të saj.

Cistat e vezoreve janë shumë të zakonshme. Më së shpeshi ndodhin kur një femër ovulon. Kjo ndodh kur vezorja e lëshon vezën në çdo muaj. Këto quhen ciste funksionale. Shumica nuk janë kanceroze. Shumë herë, këto cista largohen më vete pa ndonjë trajtim.

cist i vezoreve

Simptomat

Shpesh, cistat funksionale nuk shkaktojnë simptome. Ndoshta mund ta keni ndonjë cistë dhe nuk e dini. Herët tjera mund të shkaktojnë simptome. Këto përfshijnë:

  • Dhimbje të mprehtë në pjesën e poshtme të abdomenit, zakonisht anash.
  • Fryerje.
  • Çrregullime menstruale.
  • Përzierje dhe vjellje.
  • Të ndjehesh e ngopur pas ngënjes së sasive të vogla.
  • Konstipacion (kapsllëk).

Nëse jeni në menopauzë dhe nuk keni perioda, cistet funksionale nuk do të duhej të formoheshin. Por, është e mundshme që të formohen lloje tjera të cisteve të vezoreve. Thirrni doktorin tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomet e cisteve të vezoreve.

Çka i shkakton cistet e vezoreve?

Shkaktarët më të zakonshëm të cisteve të vezoreve përfshijnë:

Ato mund të shkaktohen nga problemet hormonale. Mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga medikamentet hormonale, të cilat ju ndihmojnë që të ovuloni. Është normale që cistet e vezoreve të formohen gjatë shtatzanisë së hershme. Ato ndihmojnë në suportimin e shtatzanisë derisa të formohet placenta.

Femrat me një gjendje të quajtur endometriozë mund të zhvillojnë një lloj të cistit të vezoreve që quhet endometriomë. Kjo ndodh kur indet endometrioze ngjitet për vezore dhe formon një zgjatimë.

  • Infeksionet e pelvikut. Infeksionet e ashpëra mund të përhapen tek vezoret dhe të shkaktojnë formimin e cisteve.
  •  Sindromi i vezores policistike. Kjo është një sëmundje ku vezoret formojnë shumë ciste të vogla. Mund të shkaktoj probleme me  vezore si dhe me mbetjen shtatzënë.

Kush preket nga cistet e vezoreve?

Është e zakonshme për një femër me perioda të rregullta që të zhvilloj një cist të vezoreve. Është zakonisht i padëmshëm dhe largohet më vete. Janë më pak të zakonshëm pas menopauzës. Femrat, të cilat e kanë arritur menopauzën dhe kanë një cist të vezoreve janë në rrezik të lartë për kancer të vezoreve.

 

Si diagnoztifikohet një cist i vezoreve?

Shpesh, doktori juaj mund të ndjejë një cistë gjatë ekzaminimit të pelvikut. Nëse keni një cist, doktori juaj mund të bëjë dy gjëra. Njëra është të pres dhe të shoh se a po ndryshon cisti apo a po fillon të shkaktojë simptome. Tjetra është që të bëjë teste tjera që ndihmojnë në planifikimin e trajtimit. Se çfarë ai zgjedh të bëjë varet prej disa faktorëve. Këto përfshijnë moshën dhe praninë e simptomave.

Nëse doktori juaj urdhëron bërjen e testeve, ai me shumë gjasë do t’ju thotë të bëni një sonogram, që të mund ta shohin cistin. Sonogrami përdor valët për të bërë fotografi të organeve në trup. Me anë të sonogramit, doktori juaj mund ta shoh madhësinë, formën dhe lokacionin e cistit, si dhe të shoh nëse është i ngurtë apo i mbushur me lëng.

Doktori juaj mund të urdhëroj edhe teste tjera. Këto mund të përfshijnë:

  • Një test të shtatëzanisë për ta larguar mëdyshjen se ajo është arsyeja e formimit të cistit.
  • Test të nivelit të hormoneve për të parë nëse keni probleme hormonale.
  • Një analizë të gjakut CA-125 për të matur sasinë e antigjenit të kancerit 125 në gjakun tuaj. Nëse keni kaluar menopauzën, doktori juaj mund t’ua bëjë këtë test për të parë se a është cisti kanceroz.

Trajtimi

Cistet funksionale normalisht tkurren më vete me kalimin e kohës, zakonisht brenda rreth 1 deri 3 muajve. Nëse keni një cist funksional, doktori juaj mund të ju kontrolloj përsëri brenda 1 deri 3 muajve për t’u siguruar se cisti është zvogëluar apo është larguar tërësisht. Nëse cistet funksionale iu formohen shpesh doktori mund t’ju sugjeroj që të përdorni pilula kontraceptive në mënyrë që të mos ovuloni. Nëse nuk ovuloni, nuk do t’ju formohen cistet funksionale.

 

A kam nevojë për operacion për një cist të vezoreve?

Trajtimi i cisteve të vezoreve varet nga disa gjëra. Kjo përfshinë moshën tuaj, se a keni perioda, madhësinë e cistit, pamjen e tij, si dhe simptomat.

Ju mund të keni nevojë për operacion nëse cisti:

  • Nuk largohet pas disa cikleve menstruale.
  • Zmadhohet.
  • Duket i pazakoshëm në sonogram.
  • Shkakton dhimbje.

Përveç kësaj, nëse keni kaluar menopauzën dhe keni një cistë të vezoreve, doktori juaj me shumë mundësi do t’ju sugjeroj operacionin. Kanceri i vezoreve është i rrallë, por femrat e moshës prej 50 deri 70 vjeç janë në rrezik të lartë. Femrat të cilat diagnoztifikohen me kancer në një fazë të hershme, ia dalin shumë më mirë se sa femrat që diagnoztifikohen vonë.

Cist i Vezoreve

Për çfarë lloj operacioni do të kisha pasur nevojë?

Janë 2 mënyra kryesore të operacionit për cistet e vezoreve:

  • Laparoskopia. Ky lloj i kirurgjisë bëhet përmes një instrumenti të quajtur laparoskop, i cili është sikur një teleskop i hollë. Ky futet në abdomenin tuaj përmes një prerjeje të vogël vetëm pak mbi apo nën kërthizë. Me anë të laparoskopit, doktori mund t’i shoh organet tuaja. Shpesh cisti mund të largohet përmes prerjeve të vogla në vijën e fillimit të qimeve pubike. Nëse cisti është i vogël (afërsisht sa një kumbull apo më i vogël) dhe nëse duket beninj në sonogram, doktori mund të vendos për laparoskopi.
  • Laparotomia. Nëse cisti duket shumë i madh për t’u larguar me anë të laparoskopit, apo nëse duket i dyshimtë në çfarëdo mënyre, doktori juaj me siguri do të bëjë një laparotomy. Kjo kirurgji e largon cistin përmes prerjeve më të mëdha. Cisti pastaj testohet për kancer.Nëse është kanceroz, mund të keni nevoj që t’i hiqni vezoren dhe indet tjera. Kjo mund të përfshijë tubet fallopiane, vezoren tjeter, apo mitrën. Është shumë me rëndësi, që të flisni me doktorin tuaj për të gjitha këto, para operacionit.

Doktori juaj do të flas me ju për rreziqet nga të gjitha llojet e operacionit. Ai do të ju tregoj se sa gjatë ka mundësi të qëndroni në spital si dhe sa zgjatë periudha deri sa të mund t’i riktheheni aktiviteteve normale.

A mund të parandalohet apo të shmanget një cist i vezoreve?

Nëse ovuloni normalisht, nuk mund të bëni asgjë që të parandaloni formimin e një cisti funksional të vezoreve. Nëse ju formohen shpesh cistet, doktori mund t’ju përshkruaj kontrollë hormonale të lindjes. Kjo do ta ndaloj ovulimin tuaj dhe i zvogëlon gjasat që t’ju formohen ciste të reja.

Të jetosh me një cist të vezoreve

Nëse keni një cistë të vezoreve, zakonisht mund thjeshtë të prisni deri sa ai të largohet më vete brenda disa muajve. Por ndonjëherë cistet mund të shpërthejnë apo të këputen. Kjo mund të shkaktoj shumë dhimbje dhe gjakderdhje të mëdha. Nëse e dini se keni një cistë të vezoreve dhe përjetoni ndonjë nga simptomat në vijim, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

  • Dhimbje të ashpëra e të papritura abdominale.
  • Dhimbje abdominale e shoqëruar me ethe dhe vjellje.
  • Ligështi, marramendje apo pafuqi.
  • Frymëmarrje të shpejtuar.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A kam nevojë për sonogram?
  • Çfarë lloj cisti kam?
  • Nëse është cisti funksional, a kam nevojë për trajtim?
  • Si mund ta dijë nëse cisti funksional po përkeqësohet?
  • Nëse kam ndonjë lloj tjetër të cistit, cilat janë mundësitë e trajtimit? A do të kem nevojë për operacion?
  • A rrezikohem të kem ndonjë cistë tjetër të vezoreve në të ardhmen?
  • A mund ta vështirësojnë mbetjen shtatzënë cistet e vezoreve?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com