Lart

Çrregullime para Menstruale

Çrregullimet emocionale para cikltit menstrual është faza më e rëndë e “sindromës paramenstruale”. Thuajse 75% e femrave që kanë ciklin menstrual përjetojnë disa nga simptomat e Sindromës Paramenstruale, ndërsa 2% deri në 10% kan çrregullime emocionale.

A kam çrregullime para menstruale?

Çrregullimet para menstruale përfshijnë:

  • Trishtimin dhe mërzinë
  • Ankthin dhe sikletin
  • Zemërimin dhe nervozën
  • Një dëshirë të fuqishme për të ngrënë një ushqim të caktuar
  • Probleme të koncentroheni dhe të mbani vëmendjen
  • Plogështinë
  • Problemet shëndetsore si kokëdhembjet, dhimbjet në muskuj dhe nyje, enjtjet dhe fryerjet.
  • Problemet me gjumin

Këto simptoma mund të ndikojnë në lidhjet tuaja shoqërore dhe mundësinë për të punuar. Nëse keni disa nga këto simptoma 10 deri në 14 ditë para ciklit tuaj menstrual, të cilat pas ciklit ato fillojnë të përmirsohen, ju mund të keni “çrregullimet emocionale para ciklit menstrual”.

periods

Raporti ditor i simptomave:

0 = Pa simptoma

1 = Minimale ose i keni vërejtur vetëm pak

2 = Keni simptoma mirëpo nuk iu ndikojnë në aktivitetet ditore

3 = Keni simptoma vazhdimisht dhe iu ndikojnë në aktivitet ditore

4 = Keni simptoma shumë të rënda dhe nuk arrini ti përfundoni aktivitetet ditore

 

Çfarë i shkakton çrregullimet paramenstruale?

Shkaktari kryesorë i çrregullimeve paramenstruale është i panjohur, mirëpo ndryshimet hormonale luajnë rol të madh. Disa nga faktorë të tjerë mund të jenë jeta e stërngarkuar dhe historia familjare. Çrregullimet paramenstruale mund të shpien edhe deri te depresioni.

 

Si i diagnostikon mjeku çrregullimet paramenstruale?

Mjeku juaj do kontrolloj nëse simptomat tuaja janë të lidhura me ciklin menstrual. Fatkeqsisht nuk ka asnjë test ose analizë që e bënë diagnostikimin e menjëhershëm të çrregullimeve paramenstruale.

 

Si mjekohen çrregullimet paramenstruale?

Mjeku do iu parashtroj disa metoda të mjekimit, kjo varet se sa të rënda janë simptomat tuaja. Mjeku juaj mund të iu sugjeroj të bëni ndryshime në dietën dhe stilin e jetës tuaj. Ai po ashtu mund të iu udhëzoj të merrni ilaçe për zvogëlimin e këtyre simptomave.

 

Cilat janë ilaçet më të mira për mjekimin e këtyre çrregullimeve?

Shumica e ilaçeve që përdorën për të trajtuar depresionin përdoren edhe për të trajtuar çrregullimet paramenstruale. Ilaçi SSRI ndihmon në rritjen e kimikatit serotonin ( që është përgjegjës për ndjenjën e lumturisë ) në tru.

 

A do të thotë kjo që jam në depresion?

Jo. Këto ilaçe thjesht mund të përdoren për të dy gjendjet shëndetsore.

 

Sa shpesh duhet t’i marr këto ilaçe?

Disa prej këtyre ilaçeve ju duhet t’i merrni 10 deri në 14 ditë para ciklit menstrual.

 

A ka mundësi që ilaçet të mos funksionojnë?

Nëse ilaçet nuk funksionojnë mjeku juaj duhet të iu sugjeroj metoda tjera të mjekimit.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A kam çrregullime paramenstruale ose sindromën paramenstruale?
  • Cili është dallimi në mes sindromës dhe çrregullimeve paramenstruale?
  • Cila është metoda më e mirë e mjekimit për mua?
  • A ka mundësi të jem në depresion?
  • Cilat janë efektet anësore të ilaçeve që marr?
  • A më duhet të marr ilaçe deri sa të mbërrij menopauzën?
  • Sa gjatë do të më duhet të marr ilaçe?
  • A ka diçka që mund të bëjë për ta ndihmuar veten?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com