Dhimbjet e Gjirit te Femrat: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Dhimbjet e gjirit janë ndjenjat e parehatisë ose dhimbjeve që krijohen në njërin ose në të dy gjinjtë. Këto dhimbje janë më të zakonshme te femrat më të reja.
Simptomat e Dhimbjeve të Gjirit te Femrat
Dhimbjet mund të ndodhin në njërin ose dy gjintë. Këto mund të jenë dhimbje të vazhdueshme të lehta ose të mprehta dhe të forta. Dhimbjet mund të vijnë e të shkojnë çdo muaj ose mund të zgjasin disa javë, ndoshta edhe muaj.
Cili është shkaktari i dhimbjes së gjirit te femrat?
Kemi shumë shkaktarë të dhimbjes së gjirit te femrat, disa prej tyre janë:
- Debalancimi i hormoneve gjatë ciklit menstrual
- Grumbullimi i sasisë së madhe të ujit, e cila ndodhë për shkak të ciklit menstrual
- Lëndimi i gjoksit
- Ushqimi i foshnjës me gji
- Infeksioni në gji
- Kanceri i gjirit
- Operacioni nga biopsia, zvogëlimi i gjinjëve, ose mastektomia
Nëse keni dhimbjë kronike në gji, kontaktoni mjekun.
Si diagnostifikohet dhimbja e gjirit te femrat?
Gjatë ekzaminimit mjeku do iu pyes ta përshkruani dhimbjen dhe vendndodhjen e dhimbjes, historinë tuaj shëndetsore etj. Gjatë vizitës mjeku do iu kontrolloj se mos keni ndonjë gungë në gji.
Nëse ju jeni nën moshën 30 vjeçare dhe nuk keni ndonjë gungë në gji, mjeku juaj nuk do të iu rekomandoj bërjen e analizave të mëtutjeshme. Mirëpo nëse jeni mbi këtë moshë mjeku mund të insistoj në skanime me ultrazë dhe mamografi, veçanërisht nëse ju keni dhimbje në një vend të caktuar. Megjithatë nëse ju keni një ose më shumë gunga në gjinjë atëherë mjeku do ju kërkoj të bëni disa analiza tjera si :
- Mamografinë (Skanimi i gjirit me rreze X)
- Sonogramin e gjirit (Skanim i valëve të zërit për fotografimin e gungës në gji)
- Biopsi të gjirit (është test kirurgjik ku një pjesë e indeve hiqet në mënyrë që të shikohet me anë të mikroskopit. Pjesa nga ku merren indet është plotësisht e mpirë dhe nuk ka aspak dhimbje).
A mund të parandalohen dhimbjet e gjirit te femrat?
Edhe pse nuk ka prova shkencore që ndryshimi i mënyrës së jetesës është efektivë, disa femra ndihen më mirë kur ndryshojnë stilin e sytjenave dhe limitojnë sasinë e kripës dhe kafeinës që ato konsumojnë.
Trajtimi i dhimbjeve të gjirit
Ka shumë metoda të trajtimit të dhimbjeve të gjirit varësisht nga çka është duke e shkaktuar atë. Ju dhe mjeku juaj mund të bisedoni rreth zgjedhjes së një apo më shumë nga këto trajtime që mund të funksionojnë për ju :
- Përdorimi i sytjenave që ofrojnë mbështetje të plotë
- Përdorimi i ilaçeve për dhimbje
- Përdorimi i ilaçeve tjera të udhëzuara nga mjeku
Disa nga tretmanet e tjera për zvogëlimin e dhimbjeve të gjirit janë:
- Mënjanimi i kafeinës
- Zvogëlimi i sasisë së kripës
- Konsumimi i vitaminës E ose vitaminës B6
- Përdorimi i pilulave diuretike
Të jetosh me dhimbje të gjirit
Shumicën e rasteve, dhimbjet në gji largohen me kalimin e kohës (pas disa muajve).
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A janë dhimbjet e mprehta të papritura në gji shqetësim serioz për femrat pas menopauzës?
- Çfarë do të thotë nëse kam dhimbje dhe sekrecion?
- A ndikon mbipesha në dhimbjet e gjirit?
- A mund të shkaktojnë dhimbje të gjirit pilulat kundër shtatzanisë?