Galaktorea: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Galaktorea ndodhë kur njëri, apo të dy gjinjtë prodhojnë qumësht apo sekrecion qumeshtorë. Ky çrregullim nuk ka të bëjë me nënat të cilat i ushqejnë foshnjet me qumësht. Te ky çrregullim qumështi mund të sekretohet vetëvetiu apo pas prekjes. Ky çrregullim zakonisht ndodhë te femrat dhe më rrallë te meshkujt. Në raste edhe më të rralla mund t’u ndodhë edhe foshnjeve të sapo lindura.
Simptomat e gaktoreas
Simptomat kryesore të galaktoreas përfshijnë sekrecion qumështorë nga thithmat. Sekrecioni zakonisht ka ngjyrë të verdhë apo gjelbër. Mjeku juaj mund të iu sygjerojë të testoheni për kancer. Prezenca e gjakut në sekrecion nuk është shenjë e galktoreasë.
Simptomat e tjera përfshijnë:
- Çrregullim apo mungesë të ciklit menstrual
- Kokëdhimbjet
- Humbja e të pamurit
- Mungesë e epshit seksual
- Rritje më e shpeshë e flokëve apo qimeve të gjoksit dhe mjekrrës
- Aknet
- Çrregullim erektil
Çfarë e shkakton galktorenë?
- Shtatzania
- Pilulat orale kundër shtatzanisë
- Stimulimi i tepruar i gjinjëve, p.sh gjatë marrëdhënieve seksuale
- Testet e bëra vetë të gjoksit në baza ditore
- Veshje të cilat e irritojnë gjoksin (si bluzat e leshta që shkaktojnë grrithje apo sutjenat e papërshtatshme)
- Ilaçe të ndryshme. Si hormonet, antidepresantët, ilaçet e shtypjes së gjakut dhe qetësuesit
- Suplementët bimorë
- Droga si: marijuana, kokaina dhe opiatë të ndryshëm
- Sëmundjet e veshkës
- Hipotiroidizmi (nënaktiviteti i gjëndrës tiroide). Gjëndra tiroide është përgjegjëse për prodhimin e hormonevve
- Lëndimet dhe traumat në gjoks dhe bosht kurrizorë
Në disa raste, shkaktarët e galaktoresë nuk dihen.
Si diagnostifikohet galktorea?
Mjeku juaj do bëjë një ekzaminim fizik dhe do t’i shqyrtojë simptomat tuaja. Aio do iu pyes edhe për stilin tuaj të jetesës, historikun shëndetësorë dhe ilaçet të cilat jeni duke i përdorur momentalisht. Mjeku juaj mund të iu këshillojë të bëni analizat e gjakut për t’ë parë nivelin tual hormonal. Te femrat, mund të sygjerojë edhe bërjen e testit të shtatzanisë.
Nëse mjeku juaj dyshon se vuani nga tumori, ai do iu rekomandoj t’i nënshtroheni MRI (skanim me rezonancë magnetike). MRI-të e skanojnë kokën tuaj për tumore apo ndonjë defekt të gjëndrës hipofizare. Nëse mjeku juaj dyshon se vuani nga kanceri i gjirit ai do iu sygjerojë të bëni mamografi apo ultrazë.
A mund të parandalohet galaktorea?
Galaktorea nuk mund të parandalohet. Mirëpo kur ju e zbuloni shkaktarin, ju mund t’i shmangeni asaj.
Mjekimi i galaktoresë
Mjekimi dallon varësisht nga shkaktari i këtij çrregullimi. Tumorët beninjë mund të mjekohet me ilaçe apo operime kirurgjike. Ilaçet gjithashtu mund të ndihmojnë nëse ju jeni duke prodhuar në sasi të tepruar ndonjë nga hormonet, si p.sh prolaktinën.
Ilaçet, gjithashtu, bëjnë mjekimin e hipotiroidizmit. Nëse shkaktarë është ndonjë nga ilaçet që jeni duke përdorur shkakton galaktorenë, mjeku juaj mund të gjejë ndonjë zëvendësim për këtë ilaç.
Jeta me galaktore
Në shumicën e rasteve, ky çrregullim nuk ka nevojë fare për trajtim, pasi largohet vetë pas një kohe. Gjatë kësaj kohe ju mund të:
- I shmangeni stimulimit të gjoksit.
- I shmangeni prekjes së thithmave gjatë marrëdhënieve seksuale.
- Mos i bëni ekzaminim të gjinjëve vetes më shumë se një herë në muaj.
- I shmangeni rrobave të ngushta të cilat mund ta irritojnë lëkurën tuaj.
- Vendosni peceta pambuku në sutjena për ta absorbuar sekrecionin
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si e diagonstifikojnë testet galaktorean?
- Cili është shkaktari i këtij çrregullimi te unë?
- Duke pasur parasyshë se vuaj nga galaktorea, sa janë gjasat e mija për tu prekur nga kancer?
- Cilat lloje të mjekimit do m’i sygjeronit ju?
- A mund të bëjë ndonjë ndërrim në stilin e jetesës për të përmirësuar simptomat e mija?