Menopauza: Simptomat, Diagnostikimi dhe Trajtimi
Menopauza nënkupton përfundimin permanent të ciklit menstrual te femrat. Menopauza ndodhë si pasojë e moshës. Me kalimin e viteve, vezoret prodhojnë më pak estrogjen dhe progesterone. Këto hormone janë përgjegjëse për rregullimin e ciklit menstrual. Koha kur shfaqet menopauza dallon te secila femër.
Është normale që menopauza të shfaqet nga mosha 40 vjeçare deri në moshën 59 vjeçare. Menopauza është proces gradual i cili ndodh gjatë disa viteve.
Premenopauza është term i cili i referohet 3 deri në 5 viteve gjatë shfaqjes së menopauzës e deri te cikli juaj i fundit menstrual.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
Sa Ditë të Gjakderdhjes Janë të Zakonshme Gjatë Menstracioneve
Simptomat e menopauzës
Simptomat e menopauzës dallojnë. Disa gra thjeshtë nuk kanë më cikël menstrual. Ndërsa gra të tjera mund të përjetojnë simptoma si:
- Ndryshime në ciklin menstrual. Kjo është ndër shenjat e para të menopauzës. Ju nuk përjetoni cikël menstrual gjatë disa muajve ose t’i përjetoni ato më shpesh gjatë muajve të tjerë. Gjakderdhja mund të jetë më e lehtë apo më e rëndë se zakonisht.
- Një tjetër simptomë e zakonshme e menopauzës është nxehtësia e cila u’a kaplon gjoksin dhe kokën. Kjo nxehtësi i’u kaplon në formë të valëve. Mund të përjetoni skuqje të lëkurës apo djersitje. Ju gjithashtu mund të ndjeni përzierje të stomakut apo marrëmendje. Mund tu krijohet ndjenja se zemra është duke iu rrahur shume shpejtë dhe të keni kokëdhimbje.
- Tharja e vaginës. Gjatë dhe pas menopauzës, lëkura e vaginës dhe vulvës bëhet më e hollë. Vagina e humbet aftësinë e prodhimit të lubrifikimit gjatë epshit seksual. Këto ndryshime mund tu shkaktojnë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Mund tu duhet të përdorni suplemente për lagështinë e vaginës për t’i zvogëluar dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale. Mund të përdorni xhel me bazë ujore si lubrifikant apo mund të përdorni krema specifike për zonën e vaginës. Ju mund të bisedoni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e përdorimit të kremave estrogjen për ndryshimet vaginale.
- Problemet në traktin urinar. Ju mund të prekeni më lehtë nga infeksionet në traktë dhe fshikëz urinare, gjatë dhe pas menopauzës. Bisedoni me mjekun tuaj nëse iu duhet të urinoni më shpesh se zakonisht. Gjithashtu tregojini mjekut nëse përjetoni djegie gjatë urinimit apo nëse nuk jeni fare në gjendje të urinoni.
- Kokëdhimbjet. Djersitja gjatë natës, pamundësi për të fjetur dhe plogështi. Gjatë menopauzës ju mund të keni probleme për të fjetur. Djersitjet gjatë natës mund t’ua nxjerrin gjumin. Ju mund të mos përjetoni mjaftueshëm lëvizje të shpesha të syrit gjatë gjumit (faza e gjumit në të cilën ëndërroni). Mungesa e këtyre lëvizjeve mund tu krijoj ndjenja të lodhjes, acarim dhe stres.
- Shtimi i peshës. Shumë femra shtojnë peshë gjatë menopauzës. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet fizike do i’u ndihmojnë të qëndroni në formë.
Bisedoni me mjekun tuaj nëse:
- Vëreni ndryshime në ciklin tuaj menstrual
- Keni gjakderdhje të madhe
- Gjakderdhja zgjatë më shumë se zakonisht
- Keni gjakderdhje më shpesh se çdo 3 jave
- Keni gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
- Vëreni pikla gjaku në mes të cikleve menstruale
A shkakton menopauza simptoma emocionale?
Shumë gra përjetojnë simptoma emocionale gjatë menopauzës. Këto simptoma përfshijnë mërzinë, ankthin dhe ndryshime në disponim. Te disa femra këto simptoma mund të jenë shumë dominante. Nëse e vëreni se jeni duke pasur probleme emocionale, mos hezitoni të bisedoni me mjekun.
Kur ndodhë menopauza?
Koha kur shfaqet menopauza dallon nga femra në femër. Mosha mesatare kur femrat e kanë ciklin e tyre të fundit menstrual është mosha 51 vjeçare. Mirëpo është normale që menopauza të ndodh nga mosha 40 vjeçare deri ne 59 vjeçare.
Zakonisht femrat kalojnë nëpër menopauzë në të njëjtën kohë si nënat e tyre. Ju mund të mos keni cikle menstruale edhe para moshës 40 vjeçare. Nëse ky është edhe rasti juaj, mjeku mund tu kërkojë të bëni analiza të gjakut për të përcaktuar se ju jeni vërtetë duke kaluar nëpër menopauzë. Nëse nuk jeni duke kaluar nëpër menopauzë, mjeku do të kërkojë ndonjë shkaktarë tjetër.
Menopauza është proces gradual i cili mund të zgjasë disa vite. Ju nuk e keni përfunduar procesin e menopauzës deri sa nuk keni pasur asnjë cikël menstrual brenda 12 muajve.
Gjatë kësaj kohe, vazhdoni të përdorni kontraceptivë nëse nuk dëshironi të ngelni shtatzënë.
Femrat të cilat i kanë të dy vezoret e hequra me anë të operacionit do të kalojnë nëpër “menopauzë kirurgjike” gjatë operimit. Nëse bëhet heqja e mitrës, mirëpo jo e vezoreve, femra nuk do të ketë më cikle menstruale.
Çfarë e shkakton menopauzën?
Menopauza ndodh kur vezoret nuk prodhojnë më hormone për kontrollimin e ciklit menstrual. Këto hormone janë estrogjeni dhe progesteronet. Pa këto hormone trupi juaj nuk do ta bëjë heqjen e vezëve çdo muaj.
Si diagnostikohet menopauza?
Nëse mendoni se jeni duke kaluar nëpër menopauzë dhe keni shqetësime, bisedoni patjetër me mjekun tuaj. Menopauza nuk kërkon diagnostikim zyrtar, përveq në rastet kur ju posaqërisht e kërkoni këtë. Mjeku juaj do iu bëjë analiza të gjakut për të parë nivelet e hormoneve. Mjeku do kërkojë estrogjen si dhe dolikula që stimulojnë hormone.
A mund të parandalohet menopauza?
Menopauza nuk mund të parandalohet. Ajo mund të ndodh heret apo vonë. Për shumicën e femrave menopauza shfaqet gjatë të 50-ave të tyre.
Mjekimi i menopauzës
Nuk ka ndonjë mjekim për menopauzë. Ekzistojnë mënyra për menaxhimin e simptomave të cilat i shkakton menopauza. Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni duke përjetuar valë të nxehtësisë, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale apo nëse mendoni se emocionet i keni të zhbalancuara.
Çfarë është terapia e zëvendësimit të hormoneve?
Ky lloj i terapisë është formë e mjekimit të simptomave të menopauzës. Këtu përfshihen marrja e hormoneve sintetike (të cilat krijohen në laborator dhe jo nga trupi juaj). Gjatë kësaj terapie merret estrogjeni apo kombinim i estrogjenit me progestin.
Kjo terapi i zbutë simptomat e menopauzës te disa femra. Këto simptoma përfshijnë valët e nxehtësisë, tharjen vaginale dhe disa probleme urinare. Megjithatë ky lloj i terapisë nuk i përshtatet secilës femër. Shumë femra mendojnë se rreziqet e kësaj terapie janë më të mëdha se sa përfitimet. Bisedoni me mjekun tuaj për rreziqet dhe përfitimet që kjo terapi sjellë.
Kjo terapi zakonisht rekomandohet (kombinimi i estrogjenit me progestin) për të parandaluar sëmundje kronike si postmenopauza te femrat. Përdorimi i estrogjenit për parandalimin e postmenopauzës nuk preferohet për femrat të cilat kan pasur histerektomi. Histerektomi është heqja kirurgjike e mitrës. Mund të përfshijë gjithashtu heqjen e qafës së mitrës, vezoreve, dhe organeve të tjera përreth.
Këto rekomandime janë për femrat të cilat janë duke përjetuar postmenopauzë dhe janë duke konsideruar terapinë e zëvendësimit të hormoneve si terapi primare për parandalimin e sëmundjeve kronike. Ky rekomandim nuk vlen për femra më të reja se 50 vjeçe dhe të cila u janë nënshtruar menopauzës kirurgjike. Përdorimi i kësaj terapie nuk rekomandohet thjeshtë për të bërë menaxhimin e simptomave të menopauzës si valët e nxehtësisë dhe thatësia e vaginës.
A ka lloje të tjera të mjekimit?
Po. Ka mënyra të tjera të mjekimit për të trajtuar simptomat e menopauzës. Këto mjekime përfshijnë kremat me estrogjen, doza të vogla të anti-depresantëve, produktet që përmbajnë sojë dhe suplemenete të ndryshme bimore. Bisedoni me mjekun tuaj për mënyrën e cila iu përshatet më së shumti juve.
Çfarë janë fitoestrogjenët?
Fitoestrogjenët janë substanca me baza bimore të cilat zakonisht gjenden në drithëra, perime, fasule, bishtajore dhe bimë të tjera. Këto funksionojnë si forma të dobëta të estrogjenit në trupin tuaj. Studime janë duke u bërë se a mund të përdoren fitoestrogjenët për të zbutur simptomat e menopauzës. Mjekët janë duke i studiur edhe efektet anësore të cilat këto substanca mund t’i shkaktojnë.
Produktet e sojës janë burim i mirë i fitoestrogjenëve. Këtu përfshihet tofu, qumështi i sojës dhe arrat e sojës. Disa studime sugjerojnë se suplementet me sojë i zvogëlojnë valët e nxehtësisë pas menopauzës.
Megjithatë këto rezultate nuk kanë qenë konsistente. Nuk ka prova të mjaftueshme shkencore të cilat e rekomandojnë përdorimin e bimëve me fitoestrogjen për mjekimin e simptomave të menopauzës. Kjo vlen edhe për kremat dhe pilulat të cilat përmbajnë këto bimë. Bimët dhe suplementet nuk janë të rregulluara njejtë si ilaçet.
Disa bimë dhe suplemente mund të jenë të dëmshme kur kombinohen me lloje të tjera të ilaçeve. Nëse jeni duke e konsideruar idenë e konsumimit te bimëve dhe produkteve natyrale për lehtësimin e simptomave, konsultohuni me mjekun tuaj fillimisht.
Jeta me menopauzë
Jeta gjatë menopazuës është më e lehtë për disa femra, ndërsa më e vështirë për disa të tjera. Kjo varet tërësisht nga ashpërsia e simptomave tuaja. Ndiqni këto këshilla për tu mësuar se si t’i menaxhoni më mirë simptomat e menopauzës.
A duhet tu shmangem disa llojeve të ushqimeve gjatë menopauzë?
Nëse keni valë të nxehtësisë, ju duhet t’i shmangeni ushqimeve dhe pijeve djegëse dhe të nxehta. Këto lloje të ushqimeve mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre simptomave. Alkooli gjithashtu mund t’i shkaktojë valët e nxehtësisë, si dhe pengon rritjen e eshtrave dhe thithjes së kalciumit. Gjatë menopauzës femrat duhet t’i shmangen apo ta limitojnë sasinë e alkoolit që konsumojnë.
A ndikon mënyra e të ushqyerit në gjumin tim?
Këshillat në vijim mund tu ndihmojnë në zvogëlimin e problemeve të gjumit:
- Ushqehuni në mënyrë të rregullt dhe në kohë të njëjtë.
- Shmangiuni ushqimeve gjatë natës, posaqërisht ushqimeve të rënda.
- Zvogëloni konsumimin e kafeinës e cila gjendet në kafe, çaj, çokollatë dhe pije te gazuara. Kafeina qëndron në sistemin e qarkullimit të gjakut deri në 6 orë dhe mund ta pengoj gjumin.
- Shmagiuni alkoolit. Mund tu vë në gjumë fillimisht mirëpo e prishë ciklin e lëvzijeve të syve, gjë që mund t’iu zgjojë gjatë natës.
Lehtësime për valët e nxehtësisë
- Uleni temperaturën e dhomave dhe flini në një dhomë të freskët.
- Vishuni me disa shtresa të rrobave. Pastaj nëse iu vie nxehtë hiqni disa nga shtresat.
- Vishni rroba nga pambuku apo materiale të tjera natyrale te cilat lejojnë ajrosjen.
Gjithashtu, përdorni çarçaf të pambukut në shtratin tuaj.
- Pini ujë apo pije të ftohta kur i’u kapin valët e nxehtësisë.
- Bëni ushtrime fizike të mjaftueshme.
- Zbuloni se çfarë ua shkakton valët e nxehtësisë dhe shmangiuni këtyre gjërave. Ushqimet e djegësta, alkooli, rrobat e ngushta, moti i nxehtë dhe i lagësht janë ndër shkaktarët kryesor.
Si ndikon menopauza në shëndetin e eshtrave?
Sa më e vjetër që të jetë një femër, aq më të mëdha janë gjasat që të preket nga osteoporoza. Rreziku që një femër të preket nga kjo sëmundje rritet edhe më shumë gjatë menopauzës.
Kur nivelet e estrogjenit zvogëlohen, trupi juaj humbet sasi më të madhe të eshtrave se sa që është në gjendje ta zëvendësoj. Kjo i dobëson eshtrat dhe i bënë ata më lehtë të thyeshëm. Për t’i forcuar eshtrat tuaja është shumë e rëndësishmë që të konsumoni mjaftueshëm kacium dhe vitaminë D.
Kjo e fundit i ndihmon trupit tuaj për ta absorbuar kalciumin. Mjeku juaj mund tu sugjerojë mënyra për të konsumuar më shumë kalcium përmes ushqimeve, pijeve apo edhe suplementëve. Mjeku gjithashtu mund tu sugjeroj të përdorni suplement të vitaminës D për t’i ndihmuar trupit tuaj ta procesoj kalciumit. Pyesni mjekun tuaj se çfarë sasie të kalciumit dhe vitaminës D duhet të konsumoni ju.
Zakonisht, femrat e moshës 30 deri në 50 vjeçe kanë nevojë për 1,000 mg kalcium çdo ditë. Ndërsa femrat e moshës mbi 50 vjeçare kanë nevojë për 1,200 mg kacium çdo ditë. Qumështi, jogurti dhe produktet e tjera të qumështit janë burime të mira të kalciumit. Fasulet e sojës, brokoli dhe tofu janë gjithashtu burime të mira të kalciumit. Femrat e moshës 30 deri në 70 vite kanë nevojë për së paku 60 njësi internacionale (IU) të vitaminës D çdo ditë. Peshqit si salmoni dhe tuna janë burime të mira të vitaminës D.
Si ndikon menopauza në shëndetin e zemrës suaj?
Femra kanë më shumë gjasë të preken nga sëmundjet e zemrës pas menopauzës. Nivelet e vogla të estrogjenit mund të jenë një nga arsyet. Arsye tjetër mund të jenë edhe sëmundjet e tjera të cilat i rrezikojnë më shumë personat e moshuar. Një nga këto probleme janë shtimi i peshës, mungesa e aktivitetit fizik, shtypja e lartë e gjakut apo diabeti. Ju mund t’i zvogëloni gjasat që të prekeni nga kjo sëmundje duke u ushqyer shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm iu ndihmon të qëndroni aktiv dhe të mbani peshë të shëndetshëm.
Si ndikon menopauza në nivelet e hekurit në gjak?
Nëse jeni duke pasur ende cikle menstruale edhe gjatë menopauzës, ju mund të jeni të rrezikuar nga nivelet e ulëta të hekurit në gjak. Kjo vlen posaqërisht nëse keni gjakderdhje të madhe apo nëse vëreni pikla gjaku edhe kur nuk jeni duke kaluar nëpër cikël menstrual. Kjo mund t’iu shpie deri te anemia. Konsumimi i së paku 3 ushqimeve të pasura me hekur iu ndihmon që të mbani nivele të shëndetshme të hekurit. Burime të mira të hekurit janë spinaqi, fasulet dhe mishi. Mjeku mund t’iu sugjeroj edhe përdorimin e suplementëve me hekur.
Ju rekomandojmë këtë artikull:
10 Testet Shëndetësore që Gratë Duhet t’i Bëjnë
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A janë simptomat e mia indikatorë që jam duke kaluar nëpër menopauzë?
- Cikli im menstrual është i çrregullt. Cilat simptoma lënë të kuptojnë se ky çrregullim vjen nga ndonjë sëmundje tjetër dhe jo nga menopauza?
- Unë nuk ndihem mirë dhe rehat? A ka ndonjë mënyrë të padëmshme për trajtimin e simptomave?
- Kam dëgjuar se produktet e sojës dhe suplementët bimorë ndihmojnë shumë. A janë këto produkte vërtetë efektive? A janë opsione të përshtatshme për mua?
- A jam unë kandidat për terapinë e zëvendësimit të hormoneve?
- Cilat janë rreziqet dhe përparësitë e kësaj terapie?
- A jam e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe osteoporoza?
- A duhet të bëjë analiza apo skanime për të parë densitetin e eshtrave të mija?
- Tani që jam duke kaluar nëpër menopauzë, çfarë ndryshime duhet të bëjë në mënyrën se si ushqehem dhe ushtrimet e mia fizike?