Sëmundja e Trefishtë te Femrat Atlektike
Përmbajtja
Sëmundja e trefishtë te femrat është çrregullim i organizmit i cili shfaqet vetëm te femrat. Ajo shkaktohet si pasojë e tre faktorëve kryesorë që janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin:
- Çrregullimet e të ushqyerit
- Cikli menstrual
- Masa skeletore
Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë:
- Plogështinë
- Humbjen e peshës
- Dobësinë e eshtrave
- Cikle të crregulluara menstruale
- Thyrje dhe krisje të eshtrave
- Agjërimin dhe ushqimin e pamjaftueshëm
- Ngrënia e tepruar
- Vjellja e vetë-shkaktuar
- Aktivitet ekstreme fizike
Çfarë e shkakton sëmundjen e trefishtë te femrat?
Shkaktari kryesorë i kësaj semundje është mungesa e energjisë, kjo mungesë shkaktohet kur ju hargjoni më shumë energji se sa që merrni. Femrat që janë aktive gjatë ditës janë më të rrezikuara të vuajn nga kjo sëmundje. Sëmundja e trefishtë gjithashtu mund të shkaktohet nga çrregullimet e të ngrënurit siç është, anoreksia.
Femrat mund të jenë në rrezik nga kjo sëmundje atëherë kur:
- Ato janë sportiste që marrin pjesë në gara
- Merren me sporte që iu kërkojnë të mbajnë një peshë të caktuar konstante
- Bëjnë ushtrime fizike më shumë së sa duhet
- Janë të fiksuara pas një trupi të dobët
- Kanë probleme me pamjen e tyre
- Janë në depresion
- Janë nën presion nga trajnerët apo prindërit që të fitojnë çdo garë
Si diagnostifikohet kjo sëmundje?
Nëse ju apo dikush qe ju e njihni vuan nga kjo sëmundje, atëher kontaktoni menjëherë mjekun. Ai do të iu pyes rreth ciklit tuaj menstrual, aktiviteteve fizike, dhe mënyrës suaj të të ushqyerit. Mjeku gjithashtu mund të iu bëjë një ekzaminim fizik, si dhe të iu pyes nëse përdorni ilaçe te caktuara si laksativët, pilulat kundër shtatëzanisë apo edhe piluala dietale.
A mund të parandalohet sëmundja e trefishtë?
Nëse ju jeni të rrezikuara nga kjo sëmundje atëherë ju mund të ndiqni këto këshilla:
- Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar
- Bëni aktivitete fizike në mënyrë të kontrolluar
- Pushoni mjaftueshëm
- Provoni metoda të ndryshme për zvogëlimin e stresit
- Vizitoni mjekun ose psikologun
Mjekimi i sëmundjes së trefishtë te femrat
Sëmundja e trefishtë te femrat ëshë sëmundje serioze e cila kërkon trajtim të menjëhershëm. Mund të bisedoni me mjekun tuaj për të krijuar stil më të shëndetshëm të jetesës.
Kjo përfshinë edhe bisedat me nutricistë për të krijuar një plan të të ushqyerit të shëndetshëm dhe me plotë vitamina. Mjeku mund te iu sygjeroj edhe ndryshime në ushtrimet tuaja fizike.
Nëse ciki juaj menstrual nuk kthehet në normalitet, juve mund të iu duhet edhe trjatim i mëtutjeshëm. Mjeku juaj mund të iu rekomandoj pilula kundër shtatëzanisë për rregullimin e ciklit tuaj menstrual.
Ilaçet hormonale që kanë në përbërje estrogjen dhe progresteron mund të iu ndihmojnë shumë në rregullimin e ciklit tuaj menstrual, ato gjithashtu ndihmojnë shumë në rritjen e energjisë dhe forcimin e eshtrave.
Jeta me sëmundjen e trefishtë te femrat
Femrat me sëmundjen e trefishtë mund të kenë edhe probleme tjera shëndetsore në të ardhmen. Amenorrhea është sëmundje e ciklit menstrual ndërsa osteoporosisi është sëmundje e cila i dobëson eshtrat tuaja.
Kur organizmi juaj nuk i merr vlerat ushqyese të nevojshme, rreziku për thyerjen apo krisje të eshtrave rritet. Kur sëmundja e trefishtë te femrat shoqërohet me peshë shumë të vogël të trupit ajo mund të shpie deri te vdekje.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si mund ta di nëse kam këtë sëmundje?
- A mund të ketë ndonjë arsye tjetër për plogështinë dhe çrregullimin e ciklit menstrual të cilin jam duke përjetuar?
- Çfarë ndryshime në mënyrën e jetesës më duhet të bëjë?
- A kam nevojë për ilaçe?
- Ku mund të kërkoj ndihmë nëse kam çrregullim në të ngrënur?