Sëmundjet beninje të gjirit: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Përmbajtja
Sëmundjet beninje të gjirit i referohen një gunge, ciste, apo sekrecioni nga thithmat e gjoksit, e cila nuk është kancerogjene. Këto probleme mund të shfaqen në gjoksin femrave, por edhe në gjoksin e mashkujve. Ka një varg sëmundjesh beninje të gjoksit. Tek femrat llojet më të zakonshme janë:
- Ndryshimet fibrokistike të gjoksit. Fibroza e ndryshon pamjen e lëkurës së gjoksit që të duket si e shtrënguar dhe sikur sapo është shëruar nga ndonjë plagë. Ndërsa, cistat u ngjasojnë qeskave të mbushura me lëngje. Përpara ciklit menstrual cistat mund të zmadhohen dhe të bëhen më të ndjeshme.
- Fibroadenomat. Ky është lloji më i zakonshëm i gungave të gjoksit që haset të femrat më të reja, zakonisht këto gunga kan madhësi shumë të vogël.
- Mastiti. Si pasojë këtij infeksioni, gjoksi juaj mund të rritet. Kjo sëmundje më së shumti haset te nënat qe i ushqejnë foshnjet me gji, por mund tu ndodhë edhe grave të tjera.
- Nekroza dhjamore. Këto gunga shkaktohen nga dëmtimi i indeve dhjamore të gjoksit.
- Kalcifikimi. Pika të vogla të kripërave të kalciumit shfaqen nëper indet e gjirit. Zakonisht ato nuk shkaktojnë fare dhimbje.
- Sekrecioni i thithmave. Sekrecion mund të rrjedh nga thithmat tuaja për një varg arsyesh.
E rekomandojmë edhe këtë artikull: Kanceri i Gjirit: Simptomat, Diagnostikimi dhe Parandalimi
Sëmundje më pak të zakonshme beninje të gjirit mund të jenë:
- Hiperplazia. Apo rritja jonormale e qelizave në gji.
- Adenosis. Lobulat në gjirin tuaj përmbajn gjëndra me shumë se sa zakonisht, dhe kështu e shkaktojnë rritjen e tyre.
- Papilloma intraduktale. Tumore të vogla që krijohen në kanalet e qumështit te thithmat tuaja
- Lipoma. Përbëhet kryesisht nga indet yndyrore.
Të gjitha sëmundjet e lartëpërmendura janë shumë më të rralla te meshkujt, pasiqë kanalet e qumështit te ta nuk janë të zhvilluara. Sëmundja beninje e gjoksit më e përhapur te meshkujt quhet gynecomastia. Kjo sëmundje shkakton zmadhimin e indeve të gjoksit.
Gjoksi i femrave është shumë më i komplikuar, pasiqë është i mbushur me gjëndra (organe të cilat e bëjnë prodhimin e qumështit te gratë të cilat kanë lindur foshnje), si dhe dhjam dhe inde lidhore. Në secilin gji ndodhen 15 deri në 20 pjesë më të vogla të përbera nga gjëndrat dhe indet lidhore. Shumica e njerëzve i asociojnë të gjitha anomalitë e gjoksit me kancer, mirëpo jo të gjitha sëmundjet e gjirit janë kancerogjene.
Simptomat e sëmundjeve beninje të gjoksit
- Ndryshime fibrokistike të gjoksit: Ju ndjeni gunga të formuarara brenda gjoksit tuaj. Këto gunga krijohen nga inde lidhore apo cista të mbushura me lëng.
- Fibroadenomat: Ju krijoj ndjenjën sikur brenda gjoksit tuaj ka kokrra të vogla të rrumbullakta që lëvizin.
- Cistat: Janë gunga të mbushura me lëngje të cilat mund të jenë të ndjeshme ndaj prekjes. Mund të vereni se ato zhduken dhe shfaqen saher që jeni me cikël menstrual.
- Mastiti: Ju mund të ndjeni një gungë të skuqur dhe të ngrohte në gjirin tuaj. Njerëzit qe diagnostifikohen me mastit zakonisht kanë edhe temperatutrë të lartë.
- Nekroza dhjamore: Ju mund të ndjeni një gungë të rrumbullaket dhe të fortë në gjirin tuaj. Shkaktohet si pasojë e ngurtësimit të indeve dhjamore. Më së shpeshi prek femrat të cilat janë shumë në mbipeshë. Ndonjeherë këto gunga mund të shfaqen edhe si pasoje e ndonjë lëndimit në gjoksin tuaj.
- Sekrecioni i thithmave: Ngjyra e sekrecionit që del nga thithmat tuaja është indikatore e çrregullimit që keni. Ngjyra e tejdukshe apo si e qumështit tregon se keni probleme me hormone, ndërsa nëse ngjyra e sekrecionit është e gjelbërt në të zezë atëher mund të ketë bllokim të kanaleve të qumeshtit. Në rastet kur sekrecioni përmban brenda vetes edhe gjak, mund të aludoj në ndonjë lëndim të gjirit, infeksion, tumor benjin, apo edhe kancer të gjirit.
- Kalcifikimi: Ju mund edhe të mos i ndjeni keto pika të vogla e të forta në gjoksin tuaj. Shkaktohen si pasoje e depozitave të ngurtesuara të kalciumit në gjoksin tuaj. Këto depozita të kalciumit nuk shkaktohen si pasojë e konsumimit të tepert të kalciumit, dhe zakonisht janë beninje. Megjithatë, ndonjëherë kalcifikimi mund të jetë edhe indikator për kancerin e gjirit.
- Hiperplazia, adenosis, papilloma intraduktale dhe lipoma: këto forma më pak të zakonshme të sëmundjeve beninje zakonisht shkaktojnë dhimbje dhe gunga në gjoksin tuaj.
- Gynecomastia te meshkujt: Kur një mashkull diagnostifikohet me këtë formë të sëmundjeve beninje, gjoksi i tyre do të jetë i enjtur dhe i ndjeshëm.
Disa sëmundje beninje të gjoksit shkaktojnë dhimbje. Disa të tjera janë vështirë për tu vërejtur, përveq nëse ju ndjeni ndonjë gungë, apo mjeku juaj e veren gungën në mamografitë tuaja rutinore.
E rekomandojmë edhe këtë artikull: Dhimbjet e Gjirit te Femrat: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Çfarë i shkakton sëmundjet beninje të gjoksit?
Një numër faktorësh ndikojn në shfaqjen e sëmundjeve beninje. Këta faktorë përfshijnë përbërjen e gjoksit tuaj, moshën tuaj, problemet hormonale, terapinë hormonale, pilulat kundër shtatzanisë, shtatzania, menopauza, mbipesha, infeksionet, si dhe të ushqyerit me gji i foshnjave. Shkaktari i sakt i sëmundjes tuaj mund të gjendet vetëm pas diagnozës mjekësore.
Gynecomastia te meshkujt shkaktohet nga mungesa e baraspeshës hormonale. Mund të shkakotohet edhe nga terapitë hormonale, sëmundjet e ndryshme, apo obesiteti.
Si diagnostifikohen sëmundjet beninje të gjoksit?
Ndonjëherë do të vëreni vet probleme me gjoksin tuaj. Ndonjëherë tjetër mjeku juaj do ta zbuloj problemin gjatë analizave rutinore. Kur të caktoni termin me mjekun, ai ose ajo do të ju pyes për simptomat qe jeni duke përjetuar, për historinë tuaj familjare me kancerin e gjoksit, apo edhe kancerin në përgjithësi. Pas kësaj mjeku do të bëjë ekzaminim fizik të gjoksit tuaj (duke përdorur duart).
Për ta diagnostifikuar saktësisht llojin kancerin duhet të bëhen edhe analiza të tjera. Këto analiza mund të përfshijnë mamografinë, ultrazërin, operacionin për ta larguar gungën tërësisht, apo një biopsi me gjilpër (procedurë e cila përdorë një shiring për të marrë mostër nga lëngun që gjendet brenda gungës), ose një kombinim të tri metodave. Operimet dhe biopsitë bëhen në spital të cilat më pastaj dërgohen në laborator për testime të më tutjeshme. Pasi të mbërrijn rezultatet mjeku juaj do të ju telefonoj.
E rekomandojmë edhe këtë artikull: 10 Testet Shëndetësore që Gratë Duhet t’i Bëjnë
Rekomandohet:
- Mamografi rutinore për gratë e moshës 50-74 vjeçare
- Përdorimi i ultrazërit për gra më të reja që kan gunga apo masë të madhe dhjamore në gji.
- Mamografi për gratë mbi 40 vjeçe te rastet kur cista është e ngurt. Nëse cista mund të tkurret me anë të biopsisë, atëher nuk nevojiten testime të mëtutjeshme.
- Nëse ekzaminimi fizik dhe biopsia me gjilpër e përcaktojnë sëmundjen e gjoksit si beninje, atëherë një ekzaminim tjeter fizik duhet të bëhet pas 4 deri në 6 javë.
A mund të mënjanohen sëmundjet beninje të gjoksit?
Sëmundjet beninje të gjoksit nuk mund të parandalohen. Gjentika luan rolin kryesorë në shëndetin e gjoksit tuaj. Mirëpo, ju mund t’i zvogëloni gjasat tuaja për tu prekur nga këto sëmundje. Për shembull nëse shkaktar i sëmundjes tuaj është mbipesha, humbja e peshës mund ta ulë rrezikshmerinë tuaj. Nëse shkaktarë janë hormonet, apo pilulat kunder shtatzanisë atëher flisni me mjekun tuaj për opsione të tjera. Në raste të caktuara mjeku juaj mund edhe të ju kërkoj që ju të përdorni pilula kundër shatzanisë për të ulur rrezikun ndaj sëmundjeve të caktuara beninje.
Trajtimi i sëmundjeve beninje të gjoksit
- Ndryshime fibrokistike të gjoksit: Mjeku juaj mund të rekomandoj përdorimin e pilulave kundër shtatzanisë për ta zvogëluar sasinë e lëngut të grumbulluar.
- Fibroadenomat: Duke pasur parasysh se kjo sëmundje zakonisht shkaktohet nga konsumimi i pilulave kundër shtatzanisë, mjeku juaj mund të ju rekamondaj një metodë tjetër alternative për kontraceptiv. Nëse gunga shkakton dhimbje, mjeku mund të arrij në përfundim se duhet hequr me operacion, mirëpo nëse testet tregojnë se gunga nuk është duke u rritur apo shkaktuar dhimbje, mjeku juaj mund të vendos qe të mos e trajtoj atë fare.
- Cistat: Mjeku juaj mund të përdorë gjilpër për ta larguar një pjesë të lëngut i cili është duke shkaktuar dhimbje, por nëse cista është kronike, mjekut tuaj do t’i duhet ta heq atë tërësisht me anë të operacionit.
- Mastiti: Duke pasur parasyshë se mastitis është infeksion, mjeku juaj do ju udhëzoj të përdorni antibiotik apo ilaçe që secili prej nesh i mabnë në shtëpi për të ulur temperaturën tuaj, si p.sh. acetaminofen. Si dhe mund të ju rekomandoj të vendosni një leckë të ngrohtë mbi gungën për ta lehtesuar enjtjen.
- Nekroza dhjamore: kjo lloj sëmundje zakonisht nuk kerkon trajtim të mëtutjeshëm. Nëse përmban lëngje, mjeku juaj do ta largoj lëngun nga cista me anë të gjilpërës.
- Sekrecioni i thithmave: Mjekimi për këtë lloj sëmundje dallon nga lloji i sekrecionit që del nga gjiri juaj.
- Kalcifikimi: Mjeku juaj do t’i vërej këto pika të bardha në mamografinë tuaj. Nëse këto pika nuk duken si kancerogjene atëher nuk ka nevojë për trajtim të mëtutjeshëm. Por, në rastet kur duken si pika kancerogjene atëher mjeku do të caktoj operim kirurgjik apo trajtimin përmes biopsisë.
- Hiperplazia, adenosis, papilloma intraduktale dhe lipoma: Varësisht nga shkalla e dhimbjeve tuaja, mjeku mund edhe të rekomandoj heqjen me anë të operacionit kirurgjik.
- Gynecomastia te meshkujt: Nuk ka nevoj për trajtim nëse nuk është duke shkaktuar dhimbje. Megjithatë shumë meshkuj zgjedhin ta largojnë këtë sëmundje me ane të hormoneve apo operacionit.
Të jetosh me sëmundje beninje të gjoksit
Dhembja dhe ndjeshmëria që shkaktojnë sëmundjet beninje të gjoksit janë të pakëndshme. Pozita në të cilën flini si dhe rrobat që vishni mund të ndikojn në nivelin e dhimbjes që ndjeni. Për më tepër, të jetoni me një sëmundje beninje është shumë e vështire emocionalisht. Shumë femra kan frikën se një gungë jokancerogjene mund të kthehet në kancer. Përderisa në shumicën e rasteve kjo nuk ndodhë, ekziston një mundësi e vogel që sëmundjet beninje i rrisin gjasat tuaja për tu prekur nga kanceri i gjirit. Mjeku juaj mund të ju keshilloj që të bëni skanime të rregullta të sëmundjes suaj beninje të gjoksit. Kjo, rrjedhimisht, ndikon në rritjen e ankthit dhe shqetesimit te ju. Për më tepër, mamografitë e rregullta e rrisin ekspozimin tuaj ndaj rrezatimit, si dhe janë të shtrenjta.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Sa kohë pas zbulimit të gungës duhet ta kontaktoj mjekun tim?
- A janë sëmundjet beninje të gjoksit të trashëguara?
- A duhet të bëjë ekzaminime gjenetike?
- A është i rrezikshëm rrezatimi i mamografive?
- A duhet të shqetësohem nëse vendi ku më është bërë biopsia është ende i skuqur dhe më dhemb edhe disa ditë pasi është kryer skanimi?
- A i zvogëlon gjasat e prekjes nga sëmundjet beninje zvogëlimi kirurgjik i gjoksit?
- Si mund t’i zbulosh gungat nëse ke implante në gjoks?