Sindroma e Vezoreve Policistike
Përmbajtja
Sindroma e vezoreve policistike (SVPC) është sëmundje e cila shfaqet kur në vezoret e një femre shfaqen cista. Mos-balancimi i niveleve të hormoneve në trupin e një femre e shkakton formimin e këtyre cistave. Cistat duken së flluska të vogla të mbushura me lëngje.
Femrat mund ta zhvillojnë këtë sindromë gjatë adoleshencës apo viteve kur janë fertile. Kjo sindromë shkakton ndryshime në:
- Ciklin menstural
- Fertilitet
- Nivelin e hormoneve
- Zemër dhe enë të gjakut
- Pamjen e pacientes
Simptomat
Zakonisht femrat që vuajnë nga kjo sindromë kanë cikle menstruale të çrregullta, të rralla, apo mund të mos kenë cikël menstrual fare. Këto femra mund të kenë edhe vështirësi për të ngelur shtatzënë. Ndonjëherë, femrat të cilat vuajnë nga kjo sindromë nuk i përjetojnë asnjërën nga simptomat e lartëcekura.
Simptoma të tjera mund të jenë:
- Aknet
- Mbipesha
- Rritja abnormale e qimeve në fytyrë, thithka, gjoks, abdomen dhe kofshë
- Dobësimi dhe rënia e flokëve
- Copa të errëta në lëkurë
- Ankthi dhe depresioni
- Dhimbje të pelvikut
Femrat që vuajnë nga kjo sindromë kanë gjasa më të mëdha për tu prekur nga diabeti i tipit 2, tensionit të lartë të gjakut, yndyrës së lartë në gjak dhe trigliceridet. Kur bashkohen me obezitetin këto sëmundja njihen me termin “sindroma metabolike”.
Çfarë e shkakton sindromën policistike të vezoreve?
Mjekët nuk e dini ende saktësisht se çka e shkakton këtë sindromë e cila shkakton mos-balancimin e hormoneve. Kur vuani nga kjo sindromë atëherë vezoret tuaja prodhojnë më tepër së që duhet një lloj të hromoneve (te quajtura androgjenë).
Ju gjithashtu mund të keni insulin të tepruar, e cila është përgjegjëse per rregullimin e sheqerit në gjak. Këto probleme hormonale i shkaktojnë simptomat e sindromës policistike të vezoreve.
Kjo sindromë duket të jetë e trashëgueshme, pasi që është vërejtur së ju i keni gjasat më të mëdha për tu prekur nga kjo sindromë nëse edhe nëna apo motra juaj e kanë atë.
Si diagnostifikohet sindroma e vezoreve policistike?
Mjeku juaj do i’u pyes për simptomat dhe shenjat e tjera të kësaj sindrome. Mjeku do i’u bëjë një ekzaminim të plotë fizik, i cili përfshinë edhe ekzaminim e legenit (pelvikut). Analizat e gjakut të cilat masin nivelet tuaja hormonale, gjithashtu janë të dobishme. Ndërsa skanimet përmes ultrazërit tregojnë se a keni cista në vezoret tuaja.
Mjekimi i sindromës së vezoreve policistike
Trajtimi i kësaj sindrome fokusohet në menaxhimin e simptomave. Mbase do të i’u duhet të humbni peshë dhe të ushqeheni shëndetshëm. Ilaçet ndihmojnë në rregullimin e ciklit tuaj menstrual, rritjes abnormale të qimeve dhe kontrollimin e akneve.
Pilulat kundër shtatzanisë (për femrat të cilat nuk duan të mbesin shtatzënë) dhe meformini janë dy ilaçe të cilat zakonisht janë shumë të dobishmë për këtë sindromë. Nëse ju dëshironi te mbetni shtatzënë atëhere ekzistojnë ilaçe të tjera të cilat mund të i’u ndihmojë ta arrini qëllimin.
A mund të parandalohet sindroma e vezoreve policistike?
Kjo sindromë nuk mund të parandalohet, dhe nuk ka ndonjë ilaç që bën shërimin e saj. Mirëpo ju mund t’i menaxhoni simptomat me anë të ilaçeve dhe ndryshimeve që bëni në stilin tuaj të jetesës. Bisedoni me mjekun tuaj se si mund t’i menaxhoni më së miri simptomat tuaja.
Jeta me sindromën e vezoreve policistike
Nëse vuani nga kjo sëmundje, ju keni gjasa më të mëdha për të zhvilluar tension të larte, yndyrë të lartë apo diabet të tipit 2. Kjo rrjedhimisht do të thotë se keni gjasa më të mëdha për të pësuar infarkte dhe sulme në zemër. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj në mënyrë që t’i zvogëloni këto gjasa.
Problemet me cilin menstrual që i shkakton kjo sindromë mund të shkaktoj te femrat infertilitet. Sindroma e vezoreve policistike gjithashtu i ngritë gjasat për tu prekur nga kanceri i mitrës dhe i gjirit. Sigurohuni që të vizitoheni te mjeku për skanime të rregullta.
Femrat që vuajnë nga kjo sindromë si pasojë mund të vuajnë edhe nga ankthi dhe depresioni. Nëse jeni duke ndjerë ankth dhe depresion, kontaktoni menjëherë mjekun pasqiëe ekzsistojnë mjekime që mund të i’u ndihmojnë.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë e ka shkaktuar këtë sindromë te unë?
- A jam e rrezikuar nga ndërlikime të tjera shëndetësore?
- Dëshiroj të mbes shtatzënë. Çfarë ndikimi mund të ketë kjo sindromë në mundësinë time për shtatzani?
- Çfarë ndryshime në stilin e jetesës mund të bëjë për t’i zbutur simptomat?
- Cila mënyrë e të ushqyerit mund të më ndihmoj në përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak?
- Cilat janë mundësitë e mija për mjekim? Cilën formë të mjekimit ma rekomandoni ju?