Lart

Sindromi Premenstrual: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Sindromi premenstrual (SP) është emri i një grupi të simptomave, të cilat mund t’i përjetoni deri në 14 ditë para periodave (menstruacioneve). Simptomat zakonisht ndalen shpejt pas fillimit të periodës.

Sindromi premenstrualCilat janë simptomat e sindromit premenstrual?

Shumica e femrave ndjejnë një parehati të lehtë para periodave të tyre. Por, nëse keni SP, mund të ndiheni aq e shqetësuar, në depresion apo jo rehatshëm sa që nuk mund ta përballoni në shtëpi apo punë. Disa nga simptomat e SP janë të listuara më poshtë. Simptomat tuaja mund të jenë më keq në disa muaj e më mirë në muajt tjerë.

Është gjithashtu e zakonshme që t’i keni vetëm disa nga këto simptome.

Simptomat e SP

  • Akne
  • Dhimbje shpine
  • Fryerje të barkut
  • Ndryshime në oreks, përfshirë edhe dëshirën për disa ushqime të caktuara
  • Konstipacion (kapsllëk)
  • Qarje pa kontroll
  • Depresion
  • Rrahje të shpejtë të zemrës
  • Të ndjehurit nervoz, e tensionuar apo e shqetësuar
  • Të ndjehurit e lodhur
  • Dhimbje koke
  • Skuqje të lëkurës
  • Dhimbje e nyjeve
  • Ndryshime në disponim
  • Mos interesim për seks
  • Gjoks të butë e të enjtur
  • Probleme në koncentrim
  • Probleme për të fjetur
  • Duar apo këmbë të enjtura
  • Dëshirë për të qëndruar vetëm
  • Fitim në peshë

 

Nëse simptomat e SP janë të ashpëra, mund të keni një gjendje të quajtur çrregullimi premenstrual disforik (ÇPD). Kjo është veçanërisht e saktë nëse shqetësimi dhe depresioni janë ekstrem.

Çka e shkakton SP?

Askush nuk e di me siguri se çka e shkakton SP. Duket të jetë pjesërisht i lidhur me ndryshimet në nivelin e hormoneve gjatë ciklit menstrual. SP nuk shkaktohet nga stresi apo problemet psikologjike, edhe pse këto mund t’i përkeqësojnë simptomat e SP-së.

Si diagnoztifikohet SP?

Doktori juaj do t’ju kërkoj të mbani shënime për simptomat tuaja në kalendar. Nëse simptomat tuaja përcjellin të njejtin model çdo muaj, ju mund të keni SP.

Doktori juaj mund të dëshiroj të ju ekzaminoj dhe të bëj disa teste për t’i larguar mëdyshjet për probleme tjera. Ai ose ajo mund gjithashtu të flas me ju edhe lidhur me shprehitë tuaja të ngrënjes e të ushtrimeve, punën dhe familjen tuaj.

Parandalimi

A mund të parandalohet apo të shmanget SP?

Sindromi premenstrual nuk mund të parandalohet apo të shmanget. Për disa femra, një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet e rregullta, mund t’i lehtësojnë simptomat e SP.

Trajtimi

Nuk ka shërim për SP, por marrja e medikamenteve mund të ndihmoj. Nuk ka një trajtim specific për sindromin premenstrual, i cili do të funksiononte për të gjithë, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (IKSH). Merrni medikamente kundër dhimbjeve pa recetën e mjekut, të tilla si ibuprofen, aspirin apo naproksen, për t’i lehtësuar ngërçet, dhimbjet e kokës, dhimbjet e shpinës dhe zbutjen e gjoksit. Varësisht prej simptomave dhe ashpërsinë e tyre, doktori juaj mund t’ju përshkruaj medikamente tjera.

Ju ndoshta do të keni nevoj të provoni disa medikamente deri sa të gjeni trajtimin, i cili funksionon më së miri për ju. Medikamentet që mund t’ju përshkruaj doktori, përfshijnë diuretik, antidepresant dhe pilula kontraceptive.

Çka janë diuretikët?

Diuretikët ndihmojnë në largimin e sasive të tepërta të lëngjeve dhe natriumit nga trupi. Ata mund të lehtësojnë fryerjen, fitimin në peshë, dhimbjen e gjoksit dhe të abdomenit. Diuretikët zakonisht merren pak para kohës kur zakonisht paraqiten këto simptoma në ciklin tuaj menstrual.

A ndihmojnë antidepresantët?

Antidepresantët mund të ndihmojë kundër nervozës, depresionit dhe shqetësimit të ashpër, që disa femra mund t’i përjetojnë si pjesë e sindromit premenstrual. Këto medikamente zakonisht merren çdo ditë.

Po pilulat kontraceptive?

Doktori juaj mund të flas me ju rreth marrjes së pilulave kontraceptive (shpesh e quajtur vetëm “pilula”) për të ndihmuar në lehtësimin e disa nga simptomave tuaja të SP. Pilulat kontraceptive ndihmojnë në barazpeshimin e nivelit të hormoneve përgjatë ciklit menstrual. Simptomat e sindromit premenstrual te disa femra përmirësohen shumë kur ato marrin pilulat kontraceptive. Megjithatë, pilula mund të shkaktoj gjithashtu edhe efekte anësore si dhe nuk iu ndihmon të gjitha femrave.

Po medikamentet të cilat mund t’i blejë pa recetën e mjekut?

Ju mund të bleni medikamente pa recetë, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të SP. Këto medikamente zakonisht kombinojnë aspirinën apo acetaminofenin me kafeinë, antihistamina apo diuretikë. Emrat e disa brendeve janë Midol, Pamprin dhe Premsyn SP.

Disa medikamente kundër dhimbjeve që merren pa recetën e mjekut, gjithashtu mund të ndihmojnë. Këto përfshijnë ibuprofenin (emrat e brendeve: Advil, Motrin, Nuprin), ketoprofen (emri i brendit: Orudis KT) dhe naproksen (emri i brendit: Aleve).

Këto medikamente mund të funksionojnë shumë mirë për SP të butë apo mesatar. Flisni me doktorin tuaj para se ta provoni ndonjërin nga këto ilaçe.

 

Jeta e përditshme

Menaxhimi i sindromit premenstrual fillon me të diturit se cilat janë simptomat tuaja të SP si dhe kur ndodhin. Pastaj mund ta ndryshoni dietën, të ushtroni dhe të bëni planprogram që ta kaloni secilin muaj sa më mirë që është e mundur.

Provoni të mos dekurajoheni nëse merr kohë deri sa të gjeni disa këshilla apo medikamente, të cilat ju ndihmojnë. Trajtimi varet prej personit në person. Doktori juaj mund t’ju ndihmoj të gjeni trajtimin adekuat.

Çka lidhur me vitaminat dhe ilaçet tjera shtëpiake?

Ju ndoshta mund të keni lexuar se disa vitamina dhe elemente tjera, të tilla si vitamina B6, vitamina E, magnezi, manganic dhe triptofani mund të lehtësojnë sindromin premenstrual. Nuk janë bërë shumë studime rreth këtyre trajtimeve dhe është e mundshme se ato mund të bëjnë më shumë dëme se sa të ju ndihmojnë. Për shembull, vitamina B6 dhe vitamina E mund të shkaktojnë efekte anësore nëse merrni shumë nga to. Flisni me doktorin tuaj nëse e keni ndërmend të provoni ndonjërën nga këto vitamina apo elemente.

Në anën tjetër, nëse merrni pilula të kalciumit, ato mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e simptomave të mbledhjes së ujit, ngërçeve dhe dhimbjeve të shpinës. Marrja e rreth 1000 mg të kalciumit në ditë, nuk do të ishte e dëmshme, veçanërisht sepse kalciumi ka shumë benefite tjera, si për shembull, është shumë i mirë për kocka.

Këshilla për kontrollimin e sindromit premenstrual

  • Hani karbohidrate komplekse (të tilla si ushqimet vetëm me drithëra dhe bukë vetëm me drithëra, pasta dhe drithëra), fibra dhe proteina. Zvogëloni sasinë e sheqerit dhe yndyrërave që konsumoni.
  • Shmangni kripën në ditët e fundit para se të filloj perioda për të reduktuar fryerjen dhe mbledhjen e ujit.
  • Zvogëloni sasinë e kafeinës, që të ndjeheni më pak të tensionuar e nervoz si dhe të lehtësoni dhimbjen e gjoksit.
  • Mos pini alkool. Pirja e tij para periodës mund t’ju bëjë të ndjeheni më në depresion.
  • Mundohuni të hani deri në 6 vakte më të vogla në ditë, në vend të 3 vakteve të mëdha.
  • Bëni ushtrime aerobike. Ushtroni deri në 30 minuta, 4 deri 6 herë në javë.
  • Flini mjaftueshëm – rreth 8 orë në natë.
  • Mbani një planprogram të rregullt të kohës së ngrënjes, fjetjes e ushtrimeve.
  • Mundohuni të bëni planprogram që t’i kaloni situatat stresuese në javën pas periodës.

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • A ka mundësi që simptomat e mija janë duke u shkaktuar nga diçka tjetër e jo nga SP?
  • Cilat medikamente pa recetë mund të më ndihmojnë në lehtësimin e simptomave?
  • A do të ndihmonin pilulat kontraceptive?
  • Çfarë ndryshime në mënyrën e jetesës duhet të bëjë që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave?
  • Çfarë duhet të bëjë nëse simptomat e mija nuk përmirësohen apo nëse përkeqësohen?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com