Tiroiditi: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Tiroiditi i referohet një grupi të simptomave të cilat shkaktojnë inflamacion të tiroidesë. Tiroidea është gjëndra që gjendet në pjesën e përparme të qafës suaj, nën mollën e Adamit, e cila krijon hormone që e kontrollojnë metabolizmin dhe ndikojnë në mënyrën se si organizmi funksionon. Metabolizmi paraqet mënyrën se si trupi juaj proceson substancat për të krijuar energji ose për të djegur kalori.
Ekzistojnë disa tipe të tiroiditit:
Tiroiditi Hashimoto
- Shkaktarë janë antitrupat që sulmojnë gjëndrën tiroide.
- Simptomat janë si të hipertiroidizmit.
- Hipotiriodizmi është i përhershëm, por mund të trajtohet.
Tiroiditi subakut (Tiroiditi de Quervain)
- Shkaktarë i mundshëm është infeksioni virusal
- Simptomat përfshijnë dhimbje në gjëndrën tiroide si dhe simptomat e hipertiriodizmit, të përcjellura me hipertiriodizëm.
- Simptomat përmirësohen brenda muajve.
- Hipotiriodizmi është rallë i përhershëm, por mund të trajtohet.
Tiroiditi akut (Tiroiditi qelbëzues)
- Shkaktarë janë bakteret ose infeksionet
- Simptomat përfshijnë dhimbje në tiroide, sëmurje e lehtë dhe simptomat të hipotiriodizmit.
- Simptomat përmirësohen pas trajtimit të shkakëtarit të infeksionit.
Tiroiditi i heshtur
- Shkaktarë mund të jenë antitrupat që sulmojnë tiroidenë ose ndonjë çrregullim autoimun.
- Simptomat janë si të hipertirioidizmit, të përcjellura me hipotiriodizëm.
- Simptomat përmirësohen brenda 12 deri në 18 muaj.
- Hipotiriodizmi mund të jetë i përhershëm, por mund të trajtohet.
Tiriodititi pas lindjes
- Shkaktarë janë antitrupat që sulmojnë tiroidenë pas lindjes së fëmijës.
- Simptomat e hipertiroidizmit shfaqen 1 deri në 3 muaj pas lindjes. Simptomat e hipotiriodizmit fillojnë rreth 4 deri në 8 muaj pas lindjes.
- Simptomat përmirësohen brenda 12 deri në 18 muajve.
- Hipotiriodizmi mund të jetë i përhershëm, por mund të trajtohet.
Tiroiditi i induktuar nga rrezatimi
- Shkaktarë është përdorimi i jodit radioaktiv për trajtim të hipertiriodizmit ose terapia rrezatuese për trajtim të disa llojeve të kancereve.
- Simptomat janë si të hipotiriodizmit.
- Hipertiriodizmi mund të përmirësohet dhe pastaj të kthehet përsëri.
- Hipotiriodizmi shpesh është i përhershëm, por mund të trajtohet.
Tiroiditi i induktuar nga ilaçet
- Shkaktarë është përdorimi i ilaçeve të përshkruara nga mjeku, si amiodarone, litiumi, interferonet dhe citokinet.
- Simptomat janë si të hipertiriodizmit ose hipotiriodizmit.
- Simptomat vazhdojnë për sa kohë që ilaçet merren.
Simptomat e tiroiditit
Simptomat e tiroiditit ndryshojnë pasi që tiroiditi paraqet një grup çrregullimesh.
Tiroiditi mund të nxitë dëmtim të shpejtë të qelizave të tiroidesë. Kjo bënë që hormonet e tiroidesë të rrjedhin në gjak dhe të rrisin nivelin e hormoneve të tiroidesë. Kur kjo ndodh, ju keni simptoma të hipertiriodizmit (tiroide mbi-aktive). Simptomat e mundshme janë:
- Humbja e peshës
- Nervozizmi, ankthi, acarueshmëria
- Probleme me gjumin
- Rrahje të shpejta të zemrës
- Lodhje
- Dobësi e muskujve
- Dridhje (dridhje të duarve ose gishtrinjëve)
Tiroiditi gjithashtu mund të çojë në dëmtim të ngadalshëm dhe afatgjatë të qelizave. Kjo bënë që nivelet e hormoneve të tiroidesë në gjak të jenë të ulëta. Kur kjo ndodh, ju keni simptoma të hipotiriodizmit (tiroide nën-aktive). Simptomat e mundëshme janë:
- Shtim i paplanifikuar i peshës
- Lodhje
- Kapsllëk
- Lëkurë e thatë
- Depresion
- Dhimbje të muskujve
Njerëzit që kanë tiriodit gjithashtu mund të kenë edhe dhimbje ose ënjtje në gjëndrën tiroide (përpara qafës).
Çfarë shkakton tiroiditin?
Shkaktari i tirioditit varet nga lloji i sëmundjes që ju keni. Shumica e llojeve shfaqen kur sistemi imunitar sulmon gjëndrën tiroide. Kjo shkakton inflamacion (reagimi i trupit ndaj lëndimit) dhe i dëmton qelizat e tiroidesë. Arsye për sulmin shpesh është një çrregullim autoimunitar, si ai i Hashimotos.
Lloje tjera të tiroiditit shfaqen nga përdorimi i rrezatimit ose disa ilaçeve të caktuara. Infeksionet virusale ose bakteriale gjithashtu mund të shkaktojnë tiroiditin.
Si diagnostikohet tiroiditi?
Testet laboratorike mund ta diagnostikojnë tiroiditin, si dhe llojin të cilin ju e keni. Mjeku juaj do të fillojë me një test gjaku që matë sasinë e hormoneve të tiroidesë në gjak dhe tregon nëse nivelet e hormoneve janë shumë të larta ose shumë të ulëta. Testet e gjakut gjithashtu kontrollojnë nivelin e hormoneve që stimulojnë tiroidenë (TSH). TSH prodhohet në gjëndrën e hipofizës dhe mund të ndikojnë nivelin e hormoneve të tiroidesë. Testet e gjakut gjithashtu mund të tregojnë nëse keni antitrupa në organizëm.
Mjeku juaj mund të bëjë një test të marrjes së jodit radioaktiv. Kjo matë aftësinë e gjëndrës tiroide që të absorbojë jodin, një mineral që është i nveojshëm për të prodhuar hormonet e tiroidesë.
Në disa raste, ju mund të keni nevojë për biopsi për të përcaktuar se çfarë po sulmon tiroidenë.
A mund të parandalohet ose shmanget tiroiditi?
Shumica e rasteve të tiroiditit nuk mund të parandalohen. Nëse ju keni një problem shëndetësor që kërkon trajtim duke përdorur jod radioaktiv ose terapi me rrezatim, flisni me mjekun tuaj për rrezikun e tiroiditit. Ju mund të jeni në gjendje të filloni trajtime tjera për të shmangur rrezikun e tiroiditit. Nëse merrni ilaçe që shkaktojnë tiroidit, flisni me mjekun për rrezikun tuaj dhe nëse mund të ndërpreni marrjen e tyre. Ju prapë mund të mos jeni në gjendje të shmangni tiroiditin.
Trajtimi për tiroiditin varet nga lloji dhe simptomat që ju keni
Nëse keni simptomat të hipertiriodizmit, mjeku juaj mund të përshkruaj një medikament që quhet bllokues beta, që ndihmojnë në uljen e të rrahurave të zemrës dhe dridhjeve. Pasi që hipertiriodizmi është shpesh i përkohëshëm, mjeku juaj do të pakësojë dozën e këtij medikamenti me përmirësimin e simptomave tuaja.
Nëse keni simptoma të hipotiriodizmit, mjeku juaj mund të përshkruaj zëvendësim të hormoneve të tiroidesë të cilat e ndihmojnë rikthimin e niveleve të hormoneve dhe metabolizmit në normalitet. Mund të duhen disa përpjekje për të gjetur dozën e duhur të hormoneve sintetike të tiroidesë. Mjeku juaj mund të pakësojë dozën e këtij medikamenti me përmirësimin e simptomave tuaja.
Flisni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje në tiroide. Ata mund të rekomandojë një ilaç të lehtë anti-inflamator, si aspirin ose ibuprofen për ta menaxhuar dhimbjen. Dhimbja e rëndë e tiroidesë mund të kërkojë trajtim me terapi steroidale.
Të jetosh me tiroidit
Tiroiditi dhe simptomat e tij mund të jenë të përkohëshme. Në këto raste ju mund të jeni në gjendje të jetoni një gjendje normale pas trajtimit. Nëse sëmundja rikthehet ose është e përherëshme, punoni me mjekun tuaj për t’i menaxhuar simptomat.
Nëse nuk trajtoheni, dëmtimi në tiroide mund të vazhdojë dhe të çojë në më shumë probleme shëndetësore. Gratë mund të kenë probleme me fertilitet ose fëmijët mund të lindin me defekte.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë lloj tiroiditi kam?
- Cili është shkaktari më i mundshëm i tiroiditit?
- Cilat janë rezultatet e testeve të gjakut? Çfarë do të thonë?
- A do të më duhet të marr ilaçe? Nëse po, për sa gjatë dhe cilat janë efektet anësore?
- A mund të bëjë ndonjë ndryshim në mënyrën e jetesës ose në dietë, për t’i menaxhuar simptomat?
- Cili është rreziku im i problemeve shëndetësore afatëgjata?