Lart

Vaginoza Bakteriale: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi

Vaginoza bakteriale është infeksion i lehtë vaginal i shkaktuar nga një lloj i bakteries. Në vaginë zakonisht gjenden shumë bakterie të dobishme, të quajtura laktobacile, por në të gjenden edhe disa lloje të tjera bakteriesh të quajtura anaerobe. Kur rritet shumë numri i anaerobeve shkaktohet vaginoza bakteriale. Nuk dihet ende se përse bakteriet anaerobe rriten në numër më shumë sesa që duhet dhe përse e shkaktojnë këtë infeksion.

 

Simptomat e vaginozës bakteriale

Ju mund të vëreni sekrecion nga vagina juaj. Sekrecioni mund të jetë në formë të rrjedhjes së lehtë apo më të rëndë, mund të kutërboj erë, si dhe të jetë me apo pa ngjyrë. Era mund të jetë më kundërbuese pas marrëdhënieve seksuale. Disa gra mund të kenë vaginozë bakteriale dhe të mos perjetojnë fare simptoma.

Vaginoza bakteriale

 

Çfarë e shkakton vaginozën bakteriale

Vaginoza bakteriale shkaktohet nga rritja e tepërt e numrit të bakterieve të cilat gjenden natyralisht në vaginë. Studiuesit nuk e dijnë ende se përse ndodh si proces. Megjithëatë, aktivitete si pastrami i pjesës së brendshme të vaginës, partenri i ri seksual, apo marrëdhënia me disa partnerë seksual mund t’i rrisin gjasat tuaja per tu prekur nga ky infeksion. Vaginoza bakteriale haset më shpeshë te femrat të cilat janë aktive seksualisht, mirëpo mund të ndodh edhe te ato që nuk janë. Zakonisht nuk është e nevojshme që partneret tuaj seksual të mjekohen nëse ata kanë kontakt me ju.

 

Si diagnostifikohet vaginoza bakteriale?

Mjeku juaj do ta ekzaminoj vaginën tuaj dhe do të përdorë një shkop pambuku për të marrë një mostër. Mostrës do t’i bëhen analiza për të parë nëse ka numer shumë të rritur të bakterieve anaerobe.

 

A mund të parandalohet vaginoza bakteriale?

Ju ndoshta nuk jeni në gjendje ta parandaloni këtë infeksion, por ju mund të ndërmerrni hapa për t’i zvogëluar mundësitë e prekjes nga ky infeksion. Për ta zvogëluar rrezikun ju duhet të:

  • Përodrni prezervativ, pasiqë ata e parandalojn përhapjen a vaginozës bakteriale
  • T’i mbani të pastra lodrat e seksit, si dhe të mos i ndani ato me njerëz të tjerë.
  • Ta limitoni numrin e partnerëve seksual. Monogoamia (krijimi i mareëdhënive seksuale vetëm me një person) është ndër mënyrat më të mira për t’iu shmangur vaginozës bakteriale
  • Mos e pastroni pjesën e brendshme të vaginës. Kjo mund të shkaktoj prishjen a balancit të bakterieve në vaginë
  • Caktoni vizita te mjeku. Nëse mendoni se jeni duke i përjetuar simptomat e vaginozës bakteriale, ju duhet ta njoftoni mjekun tuaj patjetër

 

Trajtimi për vaginozën bakteriale

Vaginoza bakteriale mund të mjekohet në disa mënyra. Mjeku juaj mund të ju shkruaj një recetë për pilula të cilat merren në mënyrë orale, apo krem i cili vendoset direkt në vaginë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju ta perdorni medikamentin pikërisht siq ju udhëzon mjeku.

Nëse mjeku ju udhëzon të përdorni metronidazole apo ndonjë medikamet tjetër, mos perdorni alkool gjatë marrjes së terapisë. Ju nuk duhet të konsumoni alkool se paku për 24 orë pas përdorimit të metronidazolit. Kombinimi i alkoolit me këto medikamente shkakton përzierje në stomak dhe të vjella. Edhe perqindja e vogel e alkoolit që gjendet në shumicen e sirupeve të kollit mund të shkaktoj vjellje nëse jeni duke përdorur metronidazole. Siguroheni që ta informoni mjekun tuaj per llojet e ilaçeve të cilat veçse jeni duke përdorur.

Nëse infeksioni nuk mjekohet, bakteriet mund të shpërndahen edhe në mitër apo në tubat fallopian dhe të shkaktoj infeksion edhe më të rëndë. Mjekimi i vaginozës bakteriale e ulë dukshëm këtë rrezik. Trajtimi i këtij infeksioni është posaçërisht i rëndësishëm për gratë shtatëzëna.

 

Të jetosh më vaginozë bakteriale

Disa femra vuajn nga vaginoza bakteriale kronike. Mjekimet e pastrojnë infeksionin, por pas disa javësh ai kthehet sërish. Disa femra thonë se vaginoza bakteriale iu kthehet pas ciklit të tyre menstrual çdo muaj, apo pas marrëdhënieve seksuale. Bisedoni me mjekun tuaj nëse keni vaginozë bakteriale kronike. Mjeku mund tu sugjeroj ndryshime në stilin tuaj të jetesës të cilat mund të ju ndimojnë, si për shembull marrja e probiotikëve.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Cili është shkaktari kyç i vaginozës bakteriale në trupin tim?
  • A duhet të bëjë analiza, si për shembull analizat për infeksion të transmetuara në mënyrë seksuale?
  • Çfarë na tregojnë rezultatet e analizave të mija?
  • A do të më duhet të mjekohem? Në çfarë mënyre?
  • A është e sigurt për mua që të kem marrëdhënie seksuale?
Shëndeti - Probleme.me

Probleme.me fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien personale tuajën. Artikuj të shumtë për shtatzëninë, fëmijët, gratë e meshkujt. Nëse keni ndonjë koment, sygjerim apo edhe informacion për ta ndarë me ne na kontaktoni shendeti@rilinde21.sg-host.com