Lart

Infarkti i miokardit

Ky është infarkti i një nekroze të një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës, e shfaqur për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë i shfaqjes së kësaj patologjie është mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare nga ndonjë koagul gjaku.

Zemra është një muskul njësoj si gjithë muskujt e tjerë të trupit. Arteriet e furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen, në mënyrë që ajo të tkurret dhe ta hedhë gjakun në pjesën tjetër të trupit. Kur muskuli i zemrës nuk furnizohet me sasinë e duhur të oksigjenit, funksioni i saj ulet. Kur muskuli i zemrës nuk merr oksigjen ai fillon të “vdesë”.

Përgjithësisht simptomat e shfaqes së këtij infarkti janë dhimbja e kraharorit e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje. Djersitje profuse ose e tepruar dhe të përziera. Dhimbja e kraharorit mund të përshkruhet si shtrëngim, rëndim, presion ose si dhimbje tipike. Por disa herë pacientët nuk i kanë këto shenja tipike.

Dhimbja e gjoksit përbën një urgjencë mjekësore. Përveç infarktit të miokardit, ka dhe çarje të aortës ose probleme të mushkërisë. Shumë pacientë humbin jetën përpara se të kërkojnë ndihmë mjekësore. Kjo ndodh për arsye se ata i injorojnë simptomat që përmendëm më sipër thjesht nga frika se mos ndodh diçka e keqe.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com