Lart

Kanceri: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi

Kanceri është emër gjithpërfshirës për shumë sëmundje të cilat karakterizohen nga rritja abnormale e qelizave. Trupi ynë është i përbërë nga shumë lloje qelizash. Në kushte normale, qelizat rriten, ndahen dhe pastaj vdesin. Ndonjëherë, qelizat pësojnë mutacione (ndryshime). Ato fillojnë të rriten dhe të ndahen më shpejte se qelizat normale. Në vend se të vdesin këto qeliza grumbullohen së bashku për të formuar tumore.

Ndonjëherë këto tumore janë beninje (jokancerogjene). Por, nëse qelizat në këto tumore janë kancerogjene (malinje), ato mund të fillojnë dëmtimin e indeve të shëndetshme në trupin tuaj. Nga këto tumore, qelizat kancerogjene mund të përhapen edhe në pjesë të tjera të trupit. Qelizat që gjenden në tumore beninje nuk mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Ekzistojnë disa lloje të kancerit, mirëpo të gjitha këto lloje fillojnë me rritjen abnormale të qelizave. Lloji i kancerit përcaktohet nga lloji i qelizave të cilat fillojnë të rriten jashtë kontrollit, si dhe vendin në të cilin këto qeliza ndodhen. Qelizat kancerogjene që rriten në lëkurë e shaktojnë kancerin e lëkurës. Ato të cilat rriten në gjoks e shkaktojnë kancerin e gjirit. Nëse kanceri shpërndahet në pjesë të tjera të trupit, janë qelizat e lëkures apo të gjoksit ato të cilat shpërndahen. Prandaj, ende quhet kancer i gjirit edhe nëse qelizat kancerogjene shperndahen deri në mushkeri. Në këtë faze, kanceri quhet kancer i shpërndare i gjirit.

Kanceret më të përhapura te të rriturit janë kanceri i lëkures, kanceri i gjirirt, kanceri i mushkërive, kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrës së trashë (kolorektal).

kanceri

 

Simptomat e kancerit

Ka shumë lloje të ndryshme të simptomave të kancerit. Zakonisht simptomat tuaja varen nga lloji i kancerit që keni. Për ilustrim, simptoma më e zakonshme e kancerit të gjirit, janë gungat që shfaqen në gji. Shenjat kryesore të kancerit të lëkurës janë nishanet e çudtishme që shfaqën në lëkurë. Mirëpo simpotma të përgjithshme, të cilat zakonisht shfaqën në shumicën e llojeve të kancerit janë:

  • Humbja e papritur e peshës
  • Plogështia
  • Gjak në urinë apo fekale
  • Gunga të shfaqura nëpër trup
  • Ndryshime në ngjyrën apo pamjen e lëkurës nëpër pjesë të ndryshme të trupit

Çfarë e shkakton kancerin?

Kanceri shaktohet nga mutacionet e ADN-së në qelizat tuaja. ADN-ja gjendet brenda gjeneve tuaja dhe u jep udhëzime qelizave se si duhet të veprojnë. Kur ADN-ja pëson mutacion, paraqiten gabime në këto udhëzime, dhe rrjedhimisht e shkakton funksionimin jo-normal të qëlizes. Ky gabim mund ta shndërroj qelizën në kancerogjene.

Shumë faktor mund të shkaktojnë mutacionin e gjeneve tuaja. Ndonjëherë ka raste edhe kur personat lindin me gjene me mutacion. Këto raste ndodhin si pasojë e trashëgimisë nga prindërit. Megjithatë, në shumicën e rasteve, mutacionet ndodhin pas lindjes.

 

Faktorët që ndikojnë në mutacione janë:

  • Pirja e duhanit
  • Ekspozimi ndaj rrezeve
  • Viruset
  • Kancerogjenët (kimikate që shkaktojnë kancerin)
  • Obesiteti
  • Hormonet
  • Inflamacionet kronike
  • Mungesa e aktivitetit fizik

Kush rrezikohet më se shumti nga kanceri? 

Të gjithë janë të rrezikuar nga kanceri deri në njëfar shkalle. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanceri ka gjasa të prek 1 në 2 meshkuj dhe 1 në 3 femra së paku një herë në jetë. Niveli i rrezikshmërisë nga kjo sëmundje varet nga një numër faktorësh si:

  • Përdorimi i tobakos
  • Lloji i stilit të jetesës (ushqimi që konsumoni dhe aktiviteti fizik)
  • Historiku familjar
  • Faktorët ambiental

Si mund ta di nëse rrezikohem nga kanceri?

Bisedoni me mjekun tuaj, ai mund të iu ndihmoj të përcaktoni shkallën e rrezikshmërisë në të cilën ndodheni. Ata, gjithashtu mund të iu ndihmojnë të kuptoni se si faktorët në vijim i rrisin gjasat tuaja për tu prekur nga kjo sëmundje:

  • Përdorimi i produkteve të tobakos, si cigaret apo tobakot përtypëse
  • Pirja e alkoolit
  • Konsumimi i ushqimeve më shumë yndyrë për pjesën më të madhe të jetës
  • Ekspozimi ndaj kimikateve që shkaktojnë kancer
  • Të qenurit i rrezikuar nga kanceri i lëkurës

Varësisht nga mosha juaj, mjeku mund të ju rekomandoj skanime dhe analiza të ndryshme për kancere të ndryshme. Këto skanime mundësojnë zbulimin e hershëm të kancerit, përpara se ai të shkaktoj ndonjë simptomë në trupin tuaj. Nëse keni familjar që veçse janë diagnostifikuar me kancer, mjeku juaj mund të rekomandoj skanime të tilla në moshë më të hershme, dhe në intervale më të shpesha sesa për njerëzit e zakonshëm.

 

Si diagnostifikohet kanceri?

Ekzistojnë një mori testesh dhe analizash të cilat mjeku mund të iu rekomandoj që të kryeni nëse ai dyshon se vuani nga kanceri.

  • Ekzaminim fizik. Mjeku juaj do të bëjë një ekzaminim fizik të detajizuar të trupit tuaj. Ai do të kontrolloj trupin tuaj për gunga apo ndryshime të tjera në lëkurën tuaj.
  • Analiza laboratorike. Mjeku juaj mund të iu udhëzoj të bëni analiza të urinës, në kërkim të abnormaliteteve të shkaktuara nga kanceri.
  • Skanime. Këto teste bëjnë fotografimin e eshtrave dhe pjesëve të brendshme të trupit tuaj. Në këtë grup hyjne skanimet CT, skanimet e shtrave, MRI-të, ultrazëri, skanimet me rreze X dhe skanimet PET.
  • Biopsia. Nëse ju keni tumor, mjekut tuaj do t’i duhet t’i analizoj qelizat brenda këtij tumori, ndaj ai do të marr një mostër të këtyre qelizave. Ekzstojnë disa mënyra për të marrë këtë mostër, të cilat ndryshojnë varësisht nga lloji i kancerit. Biopsia është ndër mënyrat më të sigurta për të bërë diagnostifikimin e saktë të kancerit.

Nëse mjeku juaj arrin në përfundim se ju vuani nga kanceri, ai mund të iu udhëzoj të bëni edhe më shumë analiza për të kuptuar se në cilen shkallë ka arritur kanceri (sa shumë është përhapur kanceri). Percaktimi i shkallës së kancerit mundëson edhe përcaktimin e një terapie dhe se sa efikase mund të jetë ajo në shërimin e kësaj sëmundjeje.

Këto teste zakonisht janë në formë të skanimeve për të parë saktësisht shpërndarjen e kancerit në trupin tuaj.

Kanceri

A mund të parandalohet kanceri?

Ndonjëherë kanceri shkaktohet nga veprimet tona, si pirja e duhanit apo mos-mbrojtja e lëkures tonë nga ambientet e jashtme. Në këto raste kanceri mund të parandalohet më anë të kujdesit të shtuar. Mirëpo ndonjëherë gjenet me mutacion janë të trashëguara nga prindërit, apo prekja nga kjo sëmundje ndodh edhe pse ne jemi kujdesur që t’i marrim të gjitha masat mbrojtëse. Në këto raste, kanceri është i pashmangshëm, mirëpo zbulimi i hershëm i tij mund të luaj rol kyq në efikasitetin e mjekimit tuaj.

 

Përse është i rëndesishem zbulimi i hershëm i kancerit?

Disa kancere të zakonshme mjekohen shumë më lehtë kur zbulohen në faza të hershme. Nëse tumori është ende i vogël dhe i pashpërndarë atëher mjekimi i tij është më i lehtë. Sa më gjatë që tumori të mos zbulohet, aq më shumë rriten gjasat që ai të shpërndahet, gjë që e bënë mjekimin tejet më të vështirë.

 

Çfarë mund të bëjë për t’i ulur gjasat e prekjes nga kjo sëmundje?

Fatkeqësisht disa shkaktarë të kësaj sëmundje, si trashigimia juaj familjare, janë jashtë kontrollit tuaj. Mirëpo ju mund të bëni përmirësime të vogla në jetën tuaj të përditshme për t’i ulur gjasat për tu prekur kjo sëmundje. Hapat më të mirë që mund të ndërmerrni janë:

  • Ndalimi i pirjes së duhanit
  • Mbajtja e peshës së shëndetshme
  • Aktiviteti fizik
  • Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme
  • Zvogëlimi i sasisë së alkoolit që konsumoni
  • Zvogëlimi i kohës që rrini në diell apo solariume

Nëse i keni mbijetuar kancerit, ateher këto shprehi do të ju ndihmojne të jeni të shëndetshem.

Vizita të rregullta te mjeku, gjithashtu mund të iu ndihmojnë shumë. Varësisht nga mosha juaj dhe historiku mjekësor, mjeku juaj mund të iu rekomandoj disa skanime në mënyre që të bëhet detektimi sa më i hershëm i kësaj sëmundje. Për shumicën e kancereve, sa më herët që bëhet zbulimi dhe mjekimi i sëmundjes, aq më të mëdha janë gjasat për shërim të plotë.

 

Trajtimi i kancerit

Metodat kryesore për mjekimin e kancerit janë operacionet, radioterapia dhe kimioterapia. Mjekimi synon të bëjë largimin e qelizave kancerogjene me anë të ilaceve apo metodave të tjera.

 

Operimi

Operimi bënë heqjen e kancerit në mënyrë fizike. Metoda e operimit mund të jetë shumë e sukseshme për disa lloje të kancerit, por jo gjithmonë është i mundur. Largimi i kancerit dhe indeve përcjellëse të prekura me anë të operacionit është i mundur nëse:

  • Kanceri është i formës malinje (tumor që shpërndahet)
  • Tumori është ende në një vend fiks (i lokalizuar)


Operimi nuk është i mundur në rastet kur:

  • Kanceri është shpërndarë në pjesë të tjera të trupit
  • Tumori nuk mund të largohet pa dëmtuar organe vitale si truri apo melçia.

 

Radioterapia

Radioterapia përdorë rrezatimin për t’i dëmtuar qelizat kancerogjene në mënyrë që atyre tu pamundësohet shumimi. Rrezatimi behet më anë të rrezeve X, rrezeve gama apo elektroneve. Gjatë kësaj terapie pacienti nuk ndjen fare dhimbje. Varëisht nga pjesa trupore e cila është duke u mjekuar, rrezatimi mund t’i shkaktoj dëme edhe indeve të shëndetshme. Mjeku juaj mund të iu informoj për efektet anësore që mund të shkaktoj radioterapia. Shpeshëherë ky është lloji i vetëm i terapisë i cili nevojitet për mjekimin e kancerit, mirëpo ndonjëherë edhe mund të kombinohet me terapi të tjera. Një kombinim i tillë mes radioterapisë dhe operimit është mëse i zakonshëm për trajtimin e kancereve të cilat zhvillohen vetëm në një vend.

 

Kimioterapia

Përdorë ilaçe të forta për të sulmuar qelizat kancerogjene. Fjala kimioterapi shkakton shumë frike te pacientët sepse efektet anësore të saj janë shumë të rënda. Mirëpo, jo të gjithë njerëzit i përjetojnë këto efekte të rënda anësore, si dhe për më tepër eto efekte anësore mund të mjekohen me ilaçe të tjera. Kimioterapia përdoret në rastet kur kanceri është shpërndarë në pjesët e tjera të trupit. Kjo formë e terapisë mund të kombinohet edhe me operacionet kirurgjike apo rrezatimin. Në disa raste tumori hiqet me anë të operacionit, dhe pastaj përdoret kimiterapia për tu siguruar se qelizat e tjera kancerogjene do të eliminohen.

Ekzistojnë edhe tretmane të tjera për kancerin, për të cilat mjeku juaj do të iu informoj nëse ato mund të aplikohen te ju.

 

Të jetosh me kancer

Shumë lloje të kancerit janë të mjekueshme, posaçërisht kur ato zbulohen heret. Tretamanet e kancerit veçse vijnë e përmirësohen, si dhe jetëgjatesia pas diagnostifikimit me kancer është shumë më e lartë se në të kaluarën.

Jeta gjatë mjekimit të kancerit mund të jetë e mbushur me stres, pasiqë tretmani mund të ketë efekte anësore në trupin tuaj. Prandaj është shumë e rëndësishme që ju ti kushtoni rëndësi mirëqenies tuaj. Ushqehuni shëndetshëm, flini mjaftueshëm, si dhe mundohuni të qëndroni energjik duke bërë ushtrime të lehta fizike.

Edhe pasi kanceri juaj të filloj të zhduket, ju jeni më të rrezikuar nga kjo sëmundje se njerezit e tjerë. Gjatë periudhës që kanceri juaj ka filluar të zvogëlohet, ju mund edhe të bëni një pushim të shkurtër nga terapia. Ndërsa një zvogëlim i plotë nënkupton se në trupin tuaj nuk gjenden më gjurmë të kancerit. Pas kësaj faze, juve sërish do të ju duhet të bëni kontrolla të rregullta mjekësore.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Çfarë duhet të bëjë për t’iu shmangur kancerit?
  • A kam më shumë gjasa për tu prekur vetëm nga lloje specifike të kancerit?
  • Sa kohë pas diagnostifikimit do të filloj mjekimi?
  • Si do të vendos se cila formë e mjekimit më përshtatet më së shumti mua?
  • A do te mund të vazhdoj të punoj gjatë fazës së mjekimit?
  • A mund t’i mbaj në duar fëmijët/nipërit dhe mbesat gjatë kohës që jam duke u mjekuar me kimioterapi apo rrezatim?
  • A duhet të konsumoj ushqim specifik gjatë kohës që jam duke u përballur me mjekimin e kancerit?
  • Pasi kam përfunduar mjekimin, në çfarë intervale kohore duhet të kryej fizitat mjekësore për tu siguruar se kanceri nuk është kthyer?
  • Sa janë gjasat që kanceri të kthehet sërish?
  • Si mund ta ndihmoj familjen time ta pranoj faktin se vuaj nga kanceri?
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com