Lart

Kanceri Endometrial: Simptomat, Diagnoztifikimi dhe Trajtimi

Kanceri endometrial është kanceri i endometriumit. Endometriumi është mbështjellësi i mitrës te femrat. Ky kancer është lloji më i zakonshëm i kancerit të mitrës.

Kanceri Endometrial

Simptomat e kancerit endometrial

Simptoma më e zakonshme e kancerit endometrial është gjakderdhja e pazakontë. Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni:

  • Gjakderdhje më të rëndë dhe që zgjatë me shumë gjatë cilkit menstrual, posaçërisht nëse keni mbi 40 vjet.
  • Cikli juaj menstrual është më i shkurtër se 21 ditë.
  • Gjakderdhje apo sekrecion vaginal pas menopauzës.

Çfarë e shkakton kancerin endometrial?

Nuk dihet shkaktari i sakt i kancerit endometrial, mirëpo nivelet e ngritura të estrogjenit thuhet se luajnë rol të madh.

 

Si diagnostifikohet kanceri endometrial?

Mjeku juaj do ta kontrolloj pelvikun tuaj. Ai apo ajo gjithashtu do të marrë parasysh simptomat e tjera si dhe historikun tuaj shëndetësorë. Për ta diagnostifikuar kancerin endometrial ata do të bëjnë një apo më shumë nga procedurat në vijim:

  • Biopsinë endometriale, e cila është procedurë e shkurtër që mund të kryhet në ordinancën e mjekut tuaj. Mjeku vendosë një gyp të ngushtë ne mitrën tuaj përmes vaginës. Pastaj ai e heq një pjesë të vogël të indeve të murit të mitrës. Këto inde analziohen në laborator për qeliza kancerogjene apo edhe prekancerogjene.
  • Zgjerim dhe curettage (Dilation and Curettage). Kjo procedurë zgjatë rreth një orë. Pacienti gjatë kësaj kohe gjendet nën anestezion. Mjeku bënë zgjerimin e qafës së mitrës dhe pastaj vendos një vegël të hollë për të marrë mostrën e indeve. Kjo mostër pastaj testohet në laborator për qeliza kancerogjene.
  • Skanime në mënyrë që të bëhet diagnostifikimi i kancerit. Skanime të tilla janë ultrazëri, rezonanca magnetike (MRI) dhe tomografia e kompjuterizuar (CT). Këto teste janë më të sigurta për njerëzit të cilët nuk mund t’i nënshtrohen anestezionit.

Bisedoni me mjekun tuaj për të përcaktuar se cila metodë iu përshtatet më së shumti juve. Informoni mjekun tuaj nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, diabeti, apo ndonjë lloj tjetër i kancerit.

Nëse jeni diagnostifikuar me kancer endometrial, mjeku juaj do te bëjë edhe analiza të tjera për të përcaktuar shkllën e kancerit.

 

A mund të parandalohet kanceri endometrial?

Kanceri endometrial nuk është i parandalueshëm. Është më i zakonshëm te femrat e moshës 50 vjeçare dhe tutje, të cilat kanë kaluar menopauzën. Nivelet e larta të estrogjenit mund t’i rrisin gjasat tuaja për tu prekur nga kjo sëmundje.

Obesiteti, diabeti apo tensioni i lartë mund të ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje gjithashtu. Femrat të cilat përdorin terapi për zëvendësimin e hormoneve (HRT) duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

Nëse përdorni estrogjen sigurohuni që të përdorni edhe progestin për ta plotësuar balancin.

Ndikues të tjerë mund të jenë:

  • Shfaqja e ciklit të parë menstrual në fazë të hershme (para moshës 12 vjeçare)
  • Cikël menstrual të çrregullt
  • Të mosngelurit kurrë shtatzënë
  • Polipet në endometrium
  • Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)
  • Përdorimi i një ilaçi të quajtur tamoxifen

Femrat të cilat përdorin pilula kundër shtatzanisë të cilat përmbajnë edhe estrogjen edhe progestin gjatë viteve kur mund të ngelin shtatzënë i kanë gjasat më të vogla për tu prekur nga ky kancer.

Kanceri Endometrial

Mjekimi i kancerit endometrial

Mjekimi i kësaj sëmundje zakonisht  përfhinë heqjen e mitrës përmes histerktomisë. Mund të iu duhet që t’i hiqni edhe tubat fallopian dhe vezoret. Nëse nivelet e estrogjenit i keni të larta, atëherë përdorni progestin për të rifituar balancin. Mund të iu duhet t’i nënshtroheni edhe terapisë me rrezatim apo kimioterapisë, varësisht nga shkalla që ka arritur kanceri.

 

Jeta me kancerin endometrial

Femrat të cilat vuajnë nga kanceri endometrial mund të jetojnë jetë të gjatë. Mjekimi zakonisht është shumë efektiv, posaçërisht kur zbulohet heret. Nëse zbulohet shumë vonë apo nuk mjekohet, ai mund të shpërndahet edhe përtej mitrës.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Nëse unë kam kancer endometrial a do të thotë kjo që edhe vajza ime mund ta ketë?
  • Cilat janë efektet anësore të histeroktomisë dhe përdorimit të hormoneve?
  • Sa kohë zgjatë mjekimi?
  • Nëse unë kam rrezik të shtuar nga kjo sëmundje, si pasojë e përdorimit të tamoxifenit kundër kancerit të gjirit, a duhet t’i nënshtohem skanimeve dhe analizave për kancer endometrial?
  • A ka ndonjë grup mbështetës të cilin ju mund të ma rekomandoni?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com