Kanceri i Eshtrave: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Përmbajtja
Kanceri i kockave është kanceri i eshtrave. Në shumicën e rasteve, kanceri prej ndonjë pjese tjetër të trupit fillon të shpërndahet edhe në eshtra. Kur kanceri përhapet në eshtra quhet kancer metastatik. Është e rrallë që kanceri të fillojë në kockat e një personi.
Kanceri i kockave përbëhet nga tumoret kancerogjene (malinje). Këto shkatërrojnë indin e eshtrave dhe mund të vazhdojnë të përhapen. Tumoret jo kanceroze (beninje) shpesh nuk janë kërcënuese për jetën.
Ka tre forma kryesore të kancerit të eshtrave:
- Osteosarkoma paraqitet në indin e kockave të forta (osteoide). Më shpesh, kjo gjendet në kockën e kofshës mbi gju ose në pjesën e sipërme të krahut. Kjo formë zakonisht prek fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 19 vjeçare. Gjithashtu ndodh shpesh pas moshës 65 vjeç.
- Kondrosarkoma ndodh në kërc. Kërci është indi që lidhë dhe ngjet kockat dhe nyjet tuaja. Më shpesh, ky lloj gjendet në shpatulla, pjesën e sipërme të këmbës ose në kofshë. Kjo zakonisht prek të rriturit mbi moshën 40 vjeçare.
- Sarkoma Ewing ndodh në kocka ose në indet e buta përreth. Më shpesh, ajo zhvillohet në krahë, këmbë, legen ose shtyllë kurrizore. Kjo zakonisht prek fëmijët dhe adoleshentët, sidomos djemtë nën moshën 19 vjeç.
Simptomat e kancerit të eshtrave
Simptoma kryesore e kancerit të eshtrave është dhimbja. Megjithatë, jo të gjithë kanë dhimbje. Gjithashtu mund të ketë ënjtje në zonën ku ekziston kanceri i eshtrave.
Çfarë shkakton kancerin e eshtrave?
Ka disa shkaqe të kancerit të eshtrave. Shumë herë, kanceri nga një pjesë tjetër e trupit tuaj përhapet në kocka. Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë tek njerëzit që kanë pasur rrezatime ose kimioterapi. Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj kësaj.
Shkaqe të tjera më pak të zakonshme përfshijnë:
- historinë familjare të kancerit të eshtrave
- defekte kockore
- implantet metalike
Në disa raste, shkaku i kancerit të eshtrave është i panjohur.
Si diagnostikohet kanceri i eshtrave?
Ka disa teste që doktori mund të bëjë për të kërkuar dhe diagnostikuar kancerin e eshtrave. Nëse mjeku gjenë tumor, ata do të duhet të zbulojnë nëse është kanceroz apo jo. Këto teste mund të përfshijnë:
- Rreze rëntgen
- Imazhe me rezonancë magnetike (MRI)
- Skanim me tomografi kompjuterike (CT)
- Skanimi i kockave
- Biopsi
- Test gjaku
A mund të parandalohet apo shmanget kanceri i eshtrave?
- Në përgjithësi, kanceri i eshtrave nuk mund të parandalohet ose shmanget.
Trajtimi i kancerit të kockave
Mundësitë e trajtimit ndryshojnë në bazë të llojit të kancerit të eshtrave, madhësisë dhe vendndodhjes. Ato gjithashtu varen nga mosha juaj dhe shëndeti i përgjithshëm. Operacioni është forma më e zakonshme e trajtimit. Qëllimi është të heqet tërë tumori. Në disa raste, kjo mund të kërkojë amputimin e krahut apo këmbës.
Në vend të operacionit, mjeku mund të rekomandojë krio-operacion. Ky trajtim përdor azot të lëngshëm për të ngrirë dhe vrarë tumorin dhe qelizat e kancerit. Kimioterapia dhe terapia me rrezatim janë forma të tjera të trajtimit. Kimioterapia përdor medikamente për të ndaluar rritjen e qelizave të kancerit. Mund të jepet me gojë, injeksion (kapsulë), infuzion (nëpërmjet një IV) ose edhe në lëkurë. Rrezatimi përdor rrezet me energji të lartë për të vrarë qelizat e kancerit.
Disa lloje të trajtimit kërkojnë terapi fizike ose rehabilitim. Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë disa ndryshime në stil të jetesës.
Të jetosh me kancer të eshtrave
Pas trajtimit, është e rëndësishme që ju të keni vizita rutinë tek mjeku juaj. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e menjëhershëm të problemeve. Pasi hiqet kanceri i eshtrave, ai përsëri mund të kthehet ose të përhapet. Ju gjithashtu mund të zhvilloni lloje të tjera kanceri ose probleme shëndetësore. Tregoni mjekut tuaj për simptomat e reja që keni.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë lloji të kancerit të eshtrave kam dhe sa i keq është?
- Sa i madh është tumori dhe ku?
- Çka e shkakton kancerin e eshtrave?
- Çilat janë mundësitë e mia të trajtimit?
- Çila është mundësia që kanceri i eshtrave të kthehet ose të marrë një formë tjetër të kancerit?