Kanceri i Mushkërive: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Kanceri i mushkërive është rritja jonormale e qelizave në mushkëri. Kjo është një nga format më të zakonshme të kancerit në botë. Shumica e rasteve të kancerit në mushkëri shkaktohen nga duhanpirja.
Ka dy lloje të kancerit të mushkërive:
- Qelizë jo – e vogël – Kjo është forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive. Më shumë se 85% e njerëzve me kancer të mushkërive kanë qelizë jo të vogël.
- Qelizë e vogël – Qelizat e kësaj forme të kancerit janë të vogla. Qelizat rriten dhe përhapen më shpejt se në kancerin e mushkërive të llojit paraprak. Poashtu trajtohet ndryshe.
Simptomat e kancerit të mushkërive
Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë të ndryshme nga personi në person. Simptomat e zakonshme përfshijnë:
- Kollë që përkeqësohet ose që nuk largohet.
- Dhimbje gjoksi.
- Shkurtesë të frymëmarrjes.
- Probleme të vazhdueshme me pneumoni ose bronkit.
- Kollitje me gjak.
- Ndjesi të lodhjes gjatë gjithë kohës.
- Humbje e pashpjegueshme e peshës.
Disa njerëz raportojnë se nuk ndihen mirë. Nëse kanceri është përhapur, mund të ndjeni dhimbje ose të keni probleme me pjesën e trupit në të cilën kanceri është përhapur. Shumë njerëz me kancer të mushkërive nuk përjetojnë simptoma derisa sëmundja të jetë në një fazë të përparuar. Kjo është një nga arsyet që më shumë njerëz vdesin prej saj.
Çfarë shkakton kancerin e mushkërive
Ka disa shkaqe të njohura të kancerit të mushkërive.
Pirja e duhanit
Në shumicën e rasteve (80% deri në 90%), pirja e duhanit shkakton kancer të mushkërive. Tymi i cigareve përmban mijëra kemikale. Shumë nga këto janë të njohura që shkaktojnë kancer. Duhanpirësit kanë 15 deri në 30 herë më shumë gjasa për të zhvilluar kancerin e mushkërive sesa jo-duhanpirësit. Njerëzit të cilët përdorin produkte të tjera të duhanit janë gjithashtu në rrezik në rritje për të marrë kancer të mushkërive. Këto produkte përfshijnë puro ose llulla.
Rreziku për të marrë kancerin e mushkërive është më i lartë sa më herët që filloni pirjen e duhanit dhe sa më shumë cigare që tymoni në ditë. Nëse në të kaluarën keni pirë duhan, por më jo, rreziku për kancer të mushkërive zvogëlohet. Por është ende më i lartë sesa nëse nuk keni tymosur fare.
Tymi i dorës së dytë
Tymi i dorës së dytë është tymi që bëhet kur njerëzit e tjerë kur pijnë produkte duhani. Kur e thithni atë, ju ende i merrni efektet e dëmshme. Mijëra njerëz, që kurrë nuk kanë pirë duhanin, vdesin çdo vit nga kanceri i mushkërive sepse ata kanë qëndruar rreth tymit të dorës së dytë.
Radoni
Radoni është një gaz që ndodhet natyrshëm në tokë dhe që hynë në shtëpi dhe ndërtesa. Aty, mund të arrijë nivele të larta që mund të shkaktojnë kancer.
Substancat e tjera
Një shumëllojshmëri substancash të tjera janë të lidhura me kancerin e mushkërive. Këto përfshijnë azbestin, arsenikun, tymin që vie nga djegia e naftës dhe forma të caktuara të silicit dhe kromit.
Si diagnostikohet kanceri i mushkërive?
Kanceri i mushkërive shpesh zbulohet kur bëhen analiza me rreze X ose CT për një arsye tjetër. Nëse keni simptoma të kancerit të mushkërive, mjeku do të kryejë një test fizik. Ai ose ajo do të dëgjojë gjoksin tuaj. Nëse ai/ajo dëgjon lëvizje të lëngjeve rreth mushkërive tuaja, mund të dyshojë për kancer të mushkërive. Ai/ajo do t’ju pyes për historinë tuaj mjekësore dhe nëse pini duhan. Gjithashtu do të pyes nëse ju keni qenë të ekspozuar ndaj gjërave të tjera që mund të shkaktojnë kancer, të tilla si azbesti.
Mjeku ndoshta do të i’u porosisë të bëni teste që tregojnë nëse ka ose jo kancer të mushkërive. Disa nga këto teste mund të përfshijnë:
- Rrezatim të gjoksit me rreze X
- Skanim CT
- Imazheri me rezonancë magnetike (IRM)
- Skanim TEP (tomografi me emision pozitronesh)
- Test të pështymës
- Toracentezë (mostra lëngu që është mbledhur rreth mushkërive).
Nëse ndonjë nga këto teste tregojnë se kanceri mund të jetë i pranishëm, mjeku ndoshta do të urdhërojë që të bëni bioposinë. Ai ose ajo do të marr një pjesë të indeve nga mushkëritë tuaja dhe do të shikojë indet nën mikroskop nëse ka qeliza të kancerit.
Nëse qelizat e kancerit gjenden gjatë biopsisë, mjeku do të bëjë më shumë testime. Kjo do ta ndihmojë atë të zbulojë se sa shpejt mund të rritet kanceri, sa ka gjasa të jetë ose është përhapur dhe se si mund të funksionojnë trajtimet e caktuara.
A mund të parandalohet apo shmanget kanceri i mushkërive?
Në shumicën e rasteve, kanceri i mushkërive mund të parandalohet.
- Mos pini duhan. Nëse nuk pini duhan, mos filloni. Nëse pini duhan, përpiquni t’a lëni. Nëse keni nevojë për këtë, bisedoni me mjekun tuaj. Ka shumë metoda në dispozicion për t’ju ndihmuar. Këto përfshijnë stikerë të nikotinës, çamçakëz dhe ilaçe.
- Shmangni tymin e dorës së dytë. Nëse kaloni kohë me njerëz që pinë duhan, kërkoni nga ata të mos pinë duhan rreth jush. Shmangni vendet ku do të ketë tym të dorës së dytë.
- Testoni shtëpinë tuaj nëse ka radonin. Kjo rekomandohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit.
- Shmangni kancerogjenët. Karcinogjenet janë gjëra që shkaktojnë kancer. Mësoni se cilat substanca janë kancerogjene dhe qëndroni larg tyre.
- Nëse pini duhan dhe jeni nga 55 deri në 80 vjeç, mund të bëni një incizim të mushkërive. Kjo bëhet përmes një skanimi CT me dozë të ulët. Ekzaminimi ndihmon në gjetjen e kancerit më herët ose përpara se të përhapet. Kjo përmirëson shanset për trajtim të suksesshëm.
Trajtimi i kancerit të mushkërive
Ka disa mundësi trajtimi për kancerin e mushkërive. Mjeku juaj mund të rekomandojë më shumë se një lloj trajtimi. Ajo që është më e mira për një person tjetër, mund të mos jetë trajtimi më i mirë për ju. Mjeku do të marrë vendimin bazuar në disa gjëra, duke përfshirë:
- Shëndetin tuaj të përgjithshëm
- Llojin e kancerit të mushkërive
- Vendin ku kanceri është përhapur.
Trajtimet e zakonshme në dispozicion përfshijnë:
- Operacionin – Kirurgu heq tumorin ose cfarëdo indi kancerogjen.
- Terapi të rrezatimit – Rreze me energji të lartë përdoren për të vrarë qelizat e kancerit. Mund të përdoren pas operacionit për të shkatërruar qelizat e kancerit që kanë mbetur.
- Kimioterapia – ilaçe të fuqishme përdoren për të vrarë qelizat e kancerit. Atom und të jepen direkt në venë ose në formë pilule. Kimioterapia mund të shkaktojë efekte anësore të pakëndshme. Këto përfshijnë dobësi, lodhje dhe humbje të flokëve.
- Terapia e fokusuar – Barna të veçanta bllokojnë rritjen dhe përhapjen e qelizave specifike të kancerit. Ato mund të jepen në venë ose si pilulë.
Njerëzit me kancer të mushkërive të qelizave jo-të-vogla mund të trajtohen me ndonjërën nga këto terapi ose ndonjë kombinim. Njerëzit me këtë kancer zakonisht trajtohen me rrezatim dhe kimioterapi. Terapi të tjera janë gjithashtu në dispozicion. Pyetni mjekun tuaj nëse është trajtimi i duhur për ju.
Të jetosh me kancer në mushkëri
Me trajtim, kanceri i mushkërive mund të largohet. Rezultatet pas trajtimit varen nga shumë gjëra. Kjo përfshin mënyrën se si diagnostikohet kanceri në fillim. Kanceri i mushkërive mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, pa u trajtuar ose pa u zbuluar. Kjo përfshinë nyjet limfatike dhe organet tjera. Për shumë njerëz, kanceri i tyre nuk diagnostikohet derisa të përhapet.
Kjo mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore ose të jetë fatale. Është shumë e rëndësishme që të merrni trajtim sa më shpejt që të jetë e mundur. Të jetosh me kancer gjatë trajtimit mund të jetë stresuese. Trajtimet mund të kenë efekte anësore të ndryshme në trupin tuaj. Kujdesu mirë për veten. Hani dietë të shëndetshme, merrni shumë gjumë dhe përpiquni ta mbani energjinë tuaj duke qëndruar mesatarisht aktive. Të jetosh me kancer të mushkërive gjithashtu mund të ndikojë në emocionet tuaja.
Merrni mbështetje kur keni nevojë për të. Familja, miqtë, këshilltarët ose grupet mbështetëse mund t’ju ndihmojnë në këtë aspekt.Edhe pas largimit të kancerit, ju jeni në rrezik të lartë që kanceri të kthehet në trupin tuaj. Ju do të duhet të merrni kujdes të vazhdueshëm pasues dhe kontrollime për vite pas trajtimit.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë lloji të kancerit të mushkërive kam?
- Cilat janë mundësitë e mia të trajtimit?
- Çfarë mund të bëj për t’u përgatitur për trajtim?
- A do të ketë efekte anësore?
- Si mund të menaxhoj efektet anësore?
- A do të jem në gjendje të punoj gjatë marrjes së trajtimit?