Kanceri i Qafës së Mitrës: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Parandalimi
Përmbajtja
Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga rritja abnormale e qelizave brenda qafës së mitrës te femrat. Qafa e mitrës është pjesa më e ulët e mitrës, njëkohësisht bënë edhe lidhjen e mitrës me vaginën. Në shumicën e rasteve ky lloj i kancerit shkaktohet nga virusi human papilloma (HPV).
Kanceri i qafës së mitrës rritet shumë ngadal, dhe mjekët zakonisht ia arrijnë që ta detektojnë dhe shërojnë përpara se të kthehet në kancer. Prandaj edhe rekomandohet që gratë tu nënshtrohen skanimeve të rregullta, në mënyrë që mjekët të zbulojnë këtë sëmundje në fazat e hershme të zhvillimit.
Simptomat e kancerit në qafën e mitrës
Në fazat e hershme ky lloj i kancerit mund të mos ketë fare simptoma. Ky fenomen vërehet edhe në shumë lloje të tjera të kancerit. Nëse nuk vërehet heret, simptomat që mund të shfaqen janë:
- Gjakderdhje e pazakont nga vagina (pra jo gjatë ciklit menstrual)
- Sekrecion nga vagina
- Dhimbje të legenit të trupit
- Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Këto simptoma mund të jenë edhe si pasojë e ndonjë sumndje tjetër, dhe jo domësdoshmërisht nga kanceri i qafës së mitrës. Nëse jeni duke përjetuar cilëndo nga këto simptoma kontaktoni mjekun familjar.
Çfarë e shkakton kancerin e qafës së mitrës?
Shumica dërmuese e rasteve të kancerit të qafës së mitrës shkaktohen nga HPV. Ky virus përhapet përmes marrëdhënieve seksuale dhe pastaj shkakton infeksion. Ekzistojnë mbi 100 lloje të këtij virusi, disa prej të cilave nuk shkaktojnë kurfarë simptomash, ndërsa të tjera shkaktojnë lyrtha në gjenitale dhe pjesë të tjera të trupit. Llojet më të ashpra të këtij virusi shkaktojnë kancer si te femrat ashtu edhe te meshkujt. Kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i zakonshëm që shkaktohet nga virusi HPV.
Si diagnostifikohet kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës zakonisht zbulohet nga rezultatet abnormale të analizave të zakonshme të vaginës. Gjatë këtyre analizave mjeku merr një mostër qelizash nga qafa e mitrës. Kjo mostër pastaj vrojtohet me mikroskop në laborator shkencor.
Rezultatet abnormale të këtyre analizave lënë të kuptojnë së ka ndryshime në qelizat e qafës suaj të mitrës. Këto ndryshime mund të jenë:
- Pezmatim (irritim). Kjo mund të shkaktohet nga një infeksion në qafën e mitrës. Këtu përfshihen infeksioni maja, HPV, urdhjet (herpes), dhe shumë infeksione të tjera.
- Qeliza abnormale. Këto ndryshime në qeliza quhen displasia e qafës së mitrës. Këto qeliza nuk janë kancerogjene, por shumë lehtë mund të jenë prekancerogjene. Kjo do të thotë se ato mund të kthehen në qeliza kancerogjene pas një kohe.
- Simptoma më serioze të kancerit. Këto ndryshime mund t’i prekin shtresat e sipërme të qafës së mitrës, por nuk shkojnë më tutje.
- Kancer më i avansuar. Këto ndryshime qelizore shtrihen edhe përtej indeve të qafës së mitrës.
Nëse rezultatet e analizave janë kthyer si jonormale, mjeku mund të iu udhëzoj që të bëni edhe një palë analiza tjera si analizat për HPV. Këto analiza tregojnë nëse keni ndonjë nga llojet e këtij virusi i cili mund të kthehet në kancer. Pas kësaj mjeku mund të iu udhëzoj që të bëni edhe kolposkopi. Kjo procedurë i mundëson mjekut ta vëzhgoj qafën e mitrës suaj me një llupë zmadhuese. Gjatë kësaj procedure ata mund të marrin edhe një mostër për ta testuar (biopsi).
Qelizat e qafës së mitrës pësojnë shumë ndryshime përpara se të shndërrohen në kancerogjene. Analizat e zakonshme të vagines mund t’i zbulojnë këto ndryshime përpara se ato të kthehen në kancerogjene. Nëse ky lloj i kancerit zbulohet dhe mjekohet qysh në fazat e hershme nuk është i rrezikshëm për jetë. Kjo edhe e vë në pah se sa të rëndësishme janë analizat e zakonshme .
A mund të parandalohet kanceri i mitrës së qafës?
Në shumicën e rasteve, kanceri i mitrës së qafës mund të parandalohet. Mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë sëmundje është ti shmangemi virusit HPV dhe të bëjmë analiza të rregullta.
Parandalimi i HPV
Ekziston një vaksinë e cila mundëson mbrojtjen nga virusi HPV, posaqerisht për personat e rinj. Kjo vaksinë është e aprovuar për të gjithë femrat dhe meshkujt prej moshes 9 deri në 29 vjeçare.
Ka më së shumti efekt kur vaksinoheni para se t’i ekspozoheni HPV-së.
Rekomandohet se mosha ideale për tu vaksinuar është 11 apo 12 vjeç. Megjithatë, nëse nuk e keni marrë këtë vaksinë dhe jeni nën moshën 26 vjeçare, ju duhet të vaksinoheni çoftë edhe nëse veçse keni rënë në kontakt me HPV.
Mënyra të tjera për ta zvogeluar rrezikun për tu prekur nga HPV janë:
- Limitoni numrin e partnerëve tuaj seksual
- Mos kryeni marrëdhënie seksuale me njerëz të cilët kan pasur shumë partner seksual
- Përdorni prezervativ gjatë marrëdhënieve seksuale (Mbani mend se prezervativët nuk janë 100% efektiv në mbrojtjen kunder HVP, pasiqë ky virus përhapet përmes kontaktit me lekurë)
- Bëni analiza të rregullta të vaginës
Të gjitha femrat duhet të bëjnë analiza të rregullta, në mënyrë që t’i zbulojnë qelizat e çrregullta para se ato të kthehen në kancerogjene.
Veprime të caktuara i rrisin ose zvogëlojnë gjasat tuaja për tu prekur nga ky lloj i kancerit. Mjeku juaj do të iu informoj për këto gjëra, si dhe do të iu ndihmojë të caktoni së në çfarë intervale kohore duhet t’i përsërisni analizat:
- Femrat e moshës 21 deri në 65 vjeçare do të bëjnë analiza të vaginës çdo 3 vite.
- Duhet t’i bëni analizat brenda 3 vjetëve prej kur keni filluar të jeni seksualisht aktiv nëse jeni më të reja se 21 vjeç.
- Nëse jeni 30 deri në 65 vjeçe mund t’i kombinoni analizat bashkë me testimet për HPV viruset cdo 5 vite.
- Nëse jeni mbi moshën 65 vjecare, pyesni mjekun tuaj nëse duhet të bëni analiza të rregullta ende.
Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës
Në shumicen e rasteve qelizat prekancerogjene zbulohen përpara së të zhvillohet kanceri, prandaj edhe trajtimi i tyre dallon nga ai i qelizave kancerogjene.
Dëmtimi i qelizave prekancerogjene
Mjekimi varet nga faktorë si: ashpërsia e sëmundjes, mosha, shëndeti i përgjithshëm, dëshira për të pasur shtatëzani në të ardhmen, si dhe preferenca e pacientit. Metoda për trajtimin e kësaj sëmundje janë operimi me laser, djegia dhe ngrirja e qelizave abnormale. Këto metoda bëjnë eliminimin e qelizave të sëmura duke mos u bërë dëm indeve të shëndetshme që ndodhen përreth thuajse fare.
Kanceri i shpërndarë i qafës së mitrës.
Kjo do të thotë se kanceri është shpërndarë edhe përtej sipërfaqes së qafës së mitrës. Kjo shpërndarje mund të ndodhë si në thellësi të qafës së mitrës ashtu edhe në organe të tjera. Mjekimi dallon varësisht nga madhësia dhe shpërndarja e tumorit, si dhe nga planet tuaja për të lindur fëmijë në të ardhmen. Mjekimet më të zakonshme janë:
- Operimi – indet kancerogjene largohen përmes operimit kirurgjikal
- Rrezatimi – rreze me energji të lartë siç janë rrezet X përdoren për të zvogëluar apo eliminuar tërësisht qelizat kancerogjene
- Kimioterapia – Ilaçe të forta, në formë të pilulave apo të injektuara në vena, zvogëlojnë ose eliminojn tërësisht kancerin
Mjekimi i kancerit të shpërndarë të qafës së mitrës zakonisht kërkon një ekip mjekësh dhe specialistësh. Ky ekip përbëhet nga mjeku familjar, një gjinekolog dhe një onkolog (specialist i kancerit). Të gjithë ju do të bashkëpunoni në mënyrë që të gjeni planin e duhur të mjekimit.
Të jetosh me kancer në qafen e mitrës
Kanceri i qafës së mitrës është i mjekueshëm, posaçërisht kur ai zbulohet herët, pasiçë qelizat prekancrogjene mund të eliminohen përpara se ato të shndërrohen në qeliza kancerogjene. Mjekimi i hershëm zakonisht nuk e dëmton fare aftësinë tuaj për të lindur fëmijë, ndërsa për të mjekuar kancerin e përhapur mund të duhet që të bëhet heqja totale e mitrës dhe organeve tjera reproduktive. Disa gra zgjedhin që ti ngrijnë vezët e tyre në mënyrë që t’i përdorin në të ardhmen përpara së të bëjnë ndërhyrje të tilla kirurgjike.
Periudha e mjekimit të këtij lloji kanceri është e mbushur me stres. Tretmani mund të ketë efekte anësore në trupin tuaj ndaj është e rëndësishme që të kujdeseni për veten tuaj. Konsumoni ushqim të shëndetshëm, flini mjaftueshëm, si dhe mundohuni të rrini energjik duke bërë aktivitete të lehta fizike.
Edhe pasi kanceri juaj të zhduket, ju jeni sërish të rrezikuar nga rikthimi i tij i mundshëm. Do të ju duhet të bëni vizita të rregullta mjekësore edhe pas vitesh të tëra pasi ka përfunduar trajtimi i sëmundjes.
Pyetje për t’i parashtruar mjekut
Nëse jeni seksualisht aktiv:
- Sa shpeshë më duhet të bëjë analiza rutinore të vaginës?
- A duhet të bëjë ndonjë analizë për infeksione të përhapura në mënyrë seksuale? Nëse po, sa shpesh?
Nëse rezultatet e analizave të fundit ishin normale:
- Pas sa kohe duhet t’i bëjë analizat e ardhshme?
Nëse rezultatet e analizave të fundit nuk ishin normale:
- Çfarë lënë të kuptojnë këto rezultate?
- A duhet t’i bëjë analizat sërish? Po analiza për virusin HPV?
- A do të më duhet të bëjë kolposkopi apo biopsi?
- A do të më duhet ndonjë formë e mjekimit?
- A jam e rrezikuar nga kanceri i qafës së mitrës?
- A është e sigurt që të jem seksualisht aktive edhe pse jemi të diagnostifikuar me këtë sëmundje?
Nëse jeni të diagnostifikuar me kancer të qafës së mitrës?
- Në çfarë shkalle ka arritur sëmundja ime?
- Çfarë forma të mjekimit ekzistojnë?
- Cilat janë mangësitë dhe efektet anësore të secilit lloj të trajtimit?
- A do të ndikoj mjekimi në jeten time personale, përfshirë këtu edhe aktivitetin tim seksual?
- A do të jetë e mundur për mua që të lind femijë pas mjekimit të kësaj sëmundje?
- Si do të duket në pergjithsi procesi i shërimit tim?