Kanceri i Stomakut: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Kanceri i stomakut (i quajtur edhe kanceri gastrik) është rritja e qelizave të kancerit në pjesën e brendshme të murit të stomakut dhe në murin e stomakut.
Simptomat e kancerit të stomakut
Ndonjëherë kanceri mund të rritet në stomak për kohë të gjatë para se të shkaktoj simptoma. Në fazat e hershme, kanceri i stomakut mund të shkaktojë simptomat e mëposhtme:
- Mostretje, siklet në stomak ose urth
- Të përziera
- Humbje të oreksit
- Lodhje
Kur kanceri bëhet më i madh, mund të shkaktojë këto simptoma:
- Gjak në feces ose feces me ngjyrë të zezë
- Ndjesi e fryerjes pas ngrënies, madje edhe kur hahet sasi e vogël
- Vjelle pas ngrënies
- Humbje peshe e padëshiruar
- Dhimbje stomaku, sidomos pas ngrënies
- Dobësi dhe lodhje
Shumë prej këtyre simptomave mund të shkaktohen edhe nga gjendje tjera ndryshe nga kanceri. Megjithatë, nëse keni ndonjë nga këto probleme dhe që nuk largohet me kalimin e kohës, bisedoni me mjekun tuaj. Sa më herët që të zbulohet kanceri në stomak, aq më të mëdha janë shanset për trajtim efektiv.
Çfarë shkakton kancerin në stomak?
Shanset për të marrë kancerin e stomakut janë më të larta nëse keni pasur infeksion të stomakut të shkaktuar nga bakteret e quajtur Helicobacter pylori, që gjithashtu shkaktojnë ulçerën në stomak. Gjithashtu gjasat për kancer të stomakut janë më të mëdha nëse:
- Jeni burrë
- Jeni më të vjetër se 50 vjeç
- Keni një të afërm të ngushtë që ka pasur kancer të stomakut
- Pini cigare
- Abuzoni me alkool
- Keni polip të stomakut (rritje të vogla të shtresës së stomakut)
Si diagnostikohet kanceri i stomakut?
Nëse mjeku juaj dyshon se ju mund të keni kancer të stomakut, ai ose ajo do të shikojë historinë tuaj mjekësore dhe do të bëjë një test të plotë fizik. Mjeku mund të përdorë endoskopinë për të parë nëse keni tumor. Për këtë testim, mjeku do të vendosë një tub të hollë dhe të ndezur në gojën tuaj dhe do të kalojë atë në stomak. Mjeku do t’ju japë ilaç para endoskopisë për t’ju bërë të ndiheni më të rehatshëm.
Gjatë endoskopisë, mjeku mund të heqë një pjesë të vogël të indeve të stomakut për ta kontrolluar atë për qeliza të kancerit. Kjo quhet mostër e biopsisë. Mostra pastaj dërgohet në laborator ku shikohet nën një mikroskop për të përcaktuar nëse është kanceroz.
A mund të parandalohet apo shmanget kanceri i stomakut?
Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar kancerin e stomakut. Megjithatë, mund të ndihmoni të zvogëloni rrezikun duke mos pirë duhan dhe duke kufizuar sasinë e alkoolit. Gjithashtu, është e rëndësishme ngrënia e një dietë të lartë në fruta dhe perime të freskëta.
Trajtimi i kancerit të stomakut
Trajtimet për kancerin e stomakut përfshijnë operacionin, kimioterapinë, terapi të rrezatimit ose kombinim të këtyre trajtimeve. Zgjedhja e trajtimit varet nëse kanceri është vetëm në stomak apo nëse është përhapur në vende të tjera në trup. Mosha dhe shëndeti i përgjithshëm gjithashtu do të ndikojnë në zgjedhjen e trajtimit.
Të jetosh me kancer të stomakut
Trajtimi mjekësor mund të ketë hequr ose shkatërruar kancerin. Edhe pse do të ndiheni të lehtësuar, ju mund gjithashtu të shqetësoheni dhe të keni frikë se kanceri do të kthehet. Është krejtësisht normale të ndiheni në këtë mënyrë. Mund të jetë ngushëlluese të dini se doktori juaj do të vazhdojë të i’u monitorojë nga afër.
Ju mund të keni nevojë të shihni mjekun tuaj çdo 3 deri në 6 muaj për disa vjet.Nëse një pjesë e trajtimit tuaj të kancerit përfshinë heqjen e të gjithë ose një pjese të stomakut, mjeku do t’ju referojë tek një nutricionist. Nutricionisti do t’ju ndihmojë të planifikoni të ngrënit në mënyrë që të merrni vitaminat dhe mineralet për të cilat ka nevojë trupi juaj.
Ju gjithashtu mund të keni nevojë për të marrë vitamina shtesë.Pas trajtimit, kanceri mund të mos largohet tërësisht. Mund të kthehet në gjendje kronike. Kjo mund të jetë e vështirë për ju dhe për të dashurit tuaj. Ju mund të keni nevojë për kimioterapi ose trajtime të tjera për të ndihmuar kontrollin e kancerit. Këto trajtime mund ta mbajnë kancerin të vogël dhe ta ndalojnë rritjen e tij.
Kur kanceri ndalon së rrituri, ju mund të merrni një pushim nga trajtimi derisa të fillojë të rritet përsëri.Nëse keni kancer kronik, është e rëndësishme të gjeni përkrahje për ju dhe familjen tuaj. Bisedoni me një këshilltar, pastor ose rabin ose një grup mbështetës. Dije se nuk do të përballesh i vetëm me kancerin.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Kam ulçerë në stomak. A kam më shumë gjasa të marr kancerin e stomakut?
- A do të shmangë kancerin e stomakut nëse ha shëndetshëm?
- Babai im kishte kancer të stomakut. A duhet të testohem edhe unë për të?
- Cili është trajtimi më i mirë për kancerin e stomakut?
- A do të jem në gjendje të ha normalisht pas trajtimit?
- Pas trajtimit, a do të më duhet të testohem shpesh për të siguruar që kanceri i stomakut nuk është kthyer?
- Gjatë dhe pas trajtimit, a duhet të heq dorë nga pirja e alkoolit?