Kanceri i Vezoreve
Ky lloj i kancerit i prekë njërën apo të dy vezoret. Ky kancer i prekë vetëm femrat, pasiqë vezoret gjenden vetëm në anatominë e femrave. Femrat kanë dy vezore, nga një në secilën anë të pelvikut. Ato i ngjasojnë bajameve si në formë ashtu edhe në madhësi. Vezoret prodhojnë hormone të cilat e rregullojnë ciklin tuaj menstrual dhe bëjnë lëshimin e vezëve për ovulacion.
Kanceri i vezoreve mund t’i prekë femrat e të gjitha moshave. Megjiatë shumica e femrave që vuajnë nga kanceri i vezoreve janë të moshës 40 vjeçare e sipër. Është shkaktari kryesorë i vdekjeve nga kanceri i organeve reproduktive te femrat.
Simptomat e kancerit të vezoreve
Shumica e femrave nuk dyshojnë fare se vuajnë nga kanceri i vezoreve. Megjithatë ju mund ta prekeni nga kjo sëmundje në çfarëdo moshe. Simptomat janë tejet të zakonshme dhe nu kshfaqen fare në fazat e para të kancerit. Ju do të filloni të vëreni simptoma të buta pasi kanceri fillon të zhvillohet.
Simptoma të mundshme janë:
- Ndryshime në ciklin menstrual si gjakderdhja apo sekrecioni i pazakontë
- Stomaku i fryrë
- Diarrea, kapsllëku apo urinimi i shpeshë
- Dhimbje të stomakut, shpinës apo pelvikut
- Gunga në zonën e pelvikut
- Humbja e oreksit
- Probleme me tretjen
Është e rëndësishmë që ta njihni trupin tuaj mirë në mënyrë që t’i vreni edhe dallimet e vogla. Pranija e një apo më shumë simptomave mund të jetë indikatorë i kancerit të vezoreve apo ndonjë sëmundje tjetër. Kontaktoni me mjekun tuaj nëse ndonjëra nga këto simptoma nuk largohet apo përkeqësohet me kohën.
Çfarë e shkakton kancerin e vezoreve ?
Sipas Qendrës per Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, kanceri është sëmundje ku qelizat e trupit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i cili fillon në vezoret tuaja, quhet kancer i vezoreve.
Kanceri i vezoreve mund të paraqitet në disa zona të ndryshme. Lloji më i zakonshëm formohet në indet e vezoreve dhe njihet me emrin kanceri epitelial i vezoreve. Ky kancer mund të filloj edhe në peritoneum, e cila është shtrese që mbështjellë stomakun dhe organet tuaja. Kanceri i tillë quhet kanceri peritoneal primar. Kanceri i tubave fallopian shkaktohet në bazamentin e tubave i cili i lidhë vezoret tuaja me mitrën.
Kanceri i qelizave embrionale dhe kanceri i qelizave stromale janë lloje të rralla të kancerit të vezoreve. Vezët në vezoret tuaja janë të përbëra nga qelizat embrionale. Ndërsa qelizat stromale gjenden në indet tuaja lidhore. Të dy këto lloje të kancerit kanë shkallë të lartë të shërimit.
Disa lloje të kancerit të vezoreve mund të shpërndahen edhe në pjesë të tjera të trupit tuaj. Kanceri mund t’iu prekë në vezore edhe nëse ka filluar nga ndonjë pjesë tjetër e trupit tuaj dhe pastaj është shpërndarë, si p.sh nga gjinjët apo zorra.
Si diagnostifikohet kanceri i vezoreve?
Akademia Amerikane e Mjekëve Familjarë (AAMF) nuk i rekomandon skanimet për zbulimin e kancerit të vezoreve. Skanimi është metodë e detektimit të sëmundjeve përpara se ato të shfaqin simptoma. AAMF ka zbuluar se skanimi për kancer të vezoreve nuk është i saktë dhe nuk ka vlerë. AAMG gjithashtu lobon kundër këshillimit gjenetik sa i përket kancerit së vezoreve, përveq në rastet kur pacienti është në rrezik të shtuar nga kjo sëmundje.
Historiku familjar është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikshmërisë. Gjenet të cilat dyshohet se e shkaktojnë kancerin e gjirit, BRCA1 dhe BRCA2 janë të trashëgueshme. Nëse këto gjene ndryshojnë apo pësojnë mutacion ato mund ta shkaktojnë kancerin e vezoreve. AAMF e rekomandon këshillimin dhe analizat gjenetike te femrat të cilat kan këtë lloj të historikut familjar. Bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se ju i takoni kësaj kategorie.
Keni parasyshë se fakti që jeni në rrezik më të lartë nga kanceri i vezoreve, nuk do të thotë se ju vuani nga kjo sëmundje. Mjeku juaj mund të bëjë analiza shtesë për të gjetur shenja të tjera të kësaj sëmundje. Këto analiza përfshijnë testime të pelvikut dhe vaginës, rrezatimin X, ultrazërin dhe analizat e gjakut. Mjeku juaj mund të konstatoj se vani nga kanceri i vezoreve pasi të bëjë një biopsi të qelizave dhe indeve tuaja vezore.
Nëse vuani nga kanceri i vezoreve, pyesni mjekun tuaj se në çfarë shkalle dhe klasifikimi ka sëmundja, si dhe e çfarë lloji është ajo. Klasifikimet rankohen nga 1 deri në 3, ku numri 3 është më i rëndi. Shkalla e kancerit rankohet nga I deri në IV, ku shkalla IV është më e rënda. Mjeku mund t’iu udhëzoj të bëni edhe teste të tjera për të pare nëse kanceri është shpërndarë edhe në pjesë të tjera. Këto testime bëhen përmes rrezeve X, kolonskopinsë, CT (tomografia e kompjuterizuar) apo MRI (skanimi i rezonancës magnetike).
A mund të parandalohet kanceri i vezoreve?
Kanceri i vezoreve nuk mund të parandalohet. Disa faktorë mund ta rrisin rrezikun tuaj për tu prekur nga kjo sëmundje, fatkorë të tillë janë:
- Mutacionet e gjeneve BRCA1 apo BRCA2
- Familjarët biologjik të cilët kanë vuajtur nga kanceri i vezoreve
- Përvoja personale me sëmundje si kanceri i gjirit, zorrëz, melanomës apo qafës së mitres, apo sindromës Lynch
- Prapvijë familjare ku jeni pasardhës të çifutëve Ashkenazi ( nga Evropa Lindore)
- Vështirësi për të ngelur shtatzënë, apo nëse qëllimisht e shtyni shtatzaninë për një periudhë më të vonshme
- Endometriosis (sëmundje ku mbështjellësi i indeve rritet jashtë mitrës)
- Përdorimi i estrogjenit (pas menopauzës) për më shumë se 5 vjet.
Kërkoni mjekut të bëni skanime nëse keni ndonjë nga faktorët e lartëpërmendur. Kjo nuk do të thotë se ju keni apo do të keni kancerin e vezoreve. Në rast kur jeni në rrezik shumë të madh nga kjo sëmundje mjeku mund t’ua paraqes si opsion heqjen e vezoreve. Ky lloj i operacionit quhet oopheroctomy.
Përkundër këtyre faktorëve të rrezikshmërisë, të gjitha gratë mund të preken nga kanceri i vezoreve. Mirëpo studimet tregojnë se disa gjëra i zvogëlojnë gjasat tuaja për tu prekur nga kjo sëmundje:
- Lindja e fëmijëve
- Ushqyerja me gji e foshnjës për 1 apo më shumë vite
- Përdorimi i pilulave kundër shtatzanisë
- Heqja e vezoreve, lidhja e tubave fallopian apo hysterectomy (operacion kirurgjik ku hiqet nje pjesë apo e gjithë mitra).
Mjekimi i kancerit të vezoreve
Është e zakonshme që mjeku juaj të iu referoj te ndonjë specialist. Ju mundeni madje të konsultoheni edhe me ndonjë mjek tjetër për të marrë një vendim të dytë. Nëse mjeku juaj konstaton se keni kancerin e vezoreve, ai do iu informoj për mundësit tuaja të mjekimit. Këto mundësi dallojnë varësisht nga klasifikimi, shkalla dhe lloji i kancerit. Opsionet gjithashtu varen nga fakti se a është shpërndarë kanceri edhe në pjesë të tjera të trupit apo jo.
Qëllimi i mjekimit është:
- Të hiqet kanceri
- Ndalimi i kancerit që të shpërndahet
- Të zvogelohen dhimbjet dhe efektet anësore të kancerit
Shumica e tretmaneve përmbajnë ndonjë kombinim të metodave si:
- Operacion kirurgjik për t’i larguar qelizat dhe indet kancerogjene. Kjo mund të përfshijë edhe heqjen e organeve të prekura.
- Kimioterapia për ta zvogëluar apo eliminuar tërësisht kancerin. Ilaçet mund të ipen në formë të lëngët, në formë të infuzionit, në formë të pilulave apo injektohen direkt në zonën e prekur.
- Rrezatimi për ta zvogëluar apo eliminuar kancerin me anë të valëve me energji të lartë, ngasjëm si rrezet X.
Ekzistojnë edhe hapa apo metoda të tjera përveq trajtimit mjekësorë. Këto metoda quhen mjekësi alternative. Jo të gjitha këto metoda janë testuar apo aprovuar plotësisht, ndaj është e rëndësishme që të bisedoni me mjekun tuaj për arreziqet dhe anët pozitive të këtyre mjekimeve.
Jeta me kancerin e vezoreve
Mjekimi ka më shumë sukses kur kanceri zbulohet herët. Rezultatet tuaja gjithashtu varen nga klasifikimi, shkalla dhe lloji i kancerit që keni. Këto rezultate gjithashtu mund të varen nga shëndeti juaj i përgjithshëm.
Mjeku juaj do iu monitoroj pas mjekimit. Ata do të kontrollojnë nëse kanceri është ëliminuar. Ata gjithashtu mund të bëjnë teste të kohë pas kohshme për ta zbuluar heret nëse kanceri rikthehet. Ju mund të keni pasoja jetësore nga trajtimi i kësaj sëmundje mirëpo mjeku juaj do punoj maksimalisht për t’i zvogëluar këto pasoja.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Çfarë klasifikimi, shkalle dhe lloji të kancerit të vezoreve kam? A është shpërndarë në pjesët tjera të trupit?
- A lidhet kanceri i vezoreve me ndonjë lloj tjetër të kancerit?
- Sa janë gjasat e mia për ta mposhtur këtë sëmundje?
- Çfarë trajtimeve eksperimentale mund tu nënshtrohem?
- Cilat janë pasojat afatshurtëra dhe afatgjata të kancerit të vezoreve?
- A do të ndikoj kjo sëmundje në aftësinë time për të pasur fëmijë?
- Nëse unë vuaj nga kjo sëmundje, a do të thotë kjo se edhe familjarët (nëna, motra, vajza) e mi janë të rrezikuar?
- Nëse une vuaj nga kanceri i vezoreve, sa janë gjasat që kjo sëmundje të më rikthehet?