Klamidia: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Klamidia është infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST). IST-ët ndryshe njihen edhe si sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST).
Klamidia është infeksion bakterial që i prek si femrat ashtu edhe meshkujt. Ajo gjithashtu mund të përcillet tek të posalindurit nga nënat gjatë lindjes.
Simptomat e klamidias
Në fazat e hershme të sëmundjes, zakonisht nuk shfaqen simptoma. Shumica e njerëzve nuk e dinë që janë të infektuar. Këto simptoma mund të paraqitën rreth 1-3 javë pas ekspozimit ndaj infeksionit bakterial. Mund të përfshijnë:
- Urinim të vështirë ( i’u jep një ndjesi djegieje).
- Dhimbje në pjesën e poshtme të abdomenit.
- Marrëdhënie seksuale të vështirë.
- Shkarkime vaginale tek femrat.
- Menstruacione të çrregulluara
- Shkarkime nga penisi tek meshkujt.
- Dhimbje të testikujve tek meshkujt.
- Dhimbje rektale, shkarkime, dhe rrjedhje gjaku tek meshkujt dhe femrat që kryejnë marrëdhënie seksuale anale.
- Artrit reaktiv tek femrat dhe meshkujt (artriti që zhvillohet nga një infeksion).
Në rastet më të rënda klamidia mund ta lëndojë pjellshmërinë e femrës, duke e bërë të vështirë që ajo të mbetet shtatëzënë. Gjithashtu, mund të shkaktojë shtatëzëni ektopike (shtatëzëni që zhvillohet jashtë mitrës). Një shtatëzani ektopike ekstreme mund të ketë pasoja vdekjeprurëse për femrën.
Çka shkakton klamidianë?
Klamidia shkaktohet nga kryerja e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura (vaginal, anal apo oral) me personin që e mbart infeksionin. Gjithashtu mund të përhapet nga prekja e organeve gjenitale të personit të infektuar.
Si diagnostikohet klamidia?
Mjeku juaj do të marr një mostër nga organet gjenitale. Tek femrat, mjeku do të pastrojë pjesën e brendshme të vaginës me shtupë pambuku. Tek meshkujt do të pastrojë pjesën e epërme të penisit.
Gjithashtu mund t’iu kërkohet edhe test i urinës. Kjo përfshinë urinimin në një gotë të siguruar nga ordinanca e mjekut. Mostra e urinës dërgohet në laborator për tu testuar.
Nëse jeni shtatëzënë, mjeku juaj do të kontrollojë për klamidia edhe nëse nuk keni shenja të sëmundjes. Klamidia mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për të porsalindurit.
A mund të parandalohet apo shmanget klamidia?
Për ta zvogëluar rrezikun e infektimit kërkoni nga partneri që të vendos prezervativ. Megjithatë, pasi klamidia mund të përhapet vetëm nga prekja e organeve gjenitale të partnerit, është e rëndësishme të njohësh personin me të cilin do të kryeni marrdhënie seksuale.
Zvogëloni numrin e partnerëve seksual. Nëse jeni duke menduar për përdorimin e spermicideve për kontrollë të lindjes, jeni të vetëdijshëm se spermicidet që përmabjnë nonoksinol-9 mund të shkaktojnë irritim gjenital. Kjo mund ta rrisë rrezikun për t’u infektuar me SST. Megjithatë, përdorimi i kondomit me nonoksil-9 është më mirë se mospërdorimi i kondomit fare.
Femrat e moshës 25 dhe më të reja që janë duke kryer çfarëdo lloj marrdhënie seksuale (oral, vaginal apo anal) duhet të ekzaminohen nga mjeku rregullisht për IST. Femrat duhet të evitojnë pastrimin e pjesës së brendshme të vaginës me ujë dhe uthull, pasi e zvogëlon numrin e bakterive të mira në vaginë dhe e rrit rrezikun për infektim.
Nëse keni klamidia, duhet t’i tregoni çdokujt me të cilin keni kontakt seksual.
Trajtimi i klamidiasë
Nëse keni klamidia, mund të trajtoheni me antibiotikë. Mjeku juaj do t’iu përshkruaj një hap që merret me anë të gojës. Partneri juaj gjithashtu duhet të testohet dhe trajtohet nëse është i infektuar. Tregoni mjekut nëse keni reaksione alergjike ndaj çfarëdo lloj antibiotiku.
Përfundoni marrjen e antibiotikëve. Mos merrni pjesë në marrdhënie seksuale për 7 ditë pas përfundimit të antibiotikëve. Tregoni mjekut nëse keni temperaturë ose dhimbje të stomakut gjatë marrjes së ilaçeve. Gjithashtu tregoni mjekut nëse jeni apo mund të jeni shtatzënë.
Të jetosh me klamidia
Nëse lihet e patrajtuar, klamidia mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kjo mund të shkaktojë dëme të tjera. Për shembull, nëse përhapet në sy, mund të shkaktojë infeksione të syrit dhe verbim. Tek femrat,infeksioni mund të përhapet tek mitra dhe tubat fallopian (pjesë e sistemit reproduktiv të femrës).
Infeksioni mund të shkaktojë dhëmbëzim tek kjo pjesë. Dhe kjo mund të shkaktoj infertilitet. Gjithashtu mund të shkaktojë shtatëzëni ektopike. Nëse infeksioni bartet tek i posalinduri përmes lindjes, mund të shkaktojë pneunomi, infeksion të syrit, e madje edhe verbim tek fëmija.
Tek meshkujt, klamidia mund të përhapet tek testikujt dhe prostata. Kjo mund të shkaktojë ënjtje, urinim të vështirë, ethe dhe dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës.
Pytetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A mund të rikthehet prapë klamidia nëse është trajtuar dhe nuk kam pasur kontakt seksual?
- A munden antibiotikët të rregullojnë dëmtime permanente të shkaktuara nga klamidia?
- A ekziston ilaç parandalues që mund të merret para ekspozimit ndaj sëmundjes?