Lart

Gjakderdhja nga Hunda

Gjakderdhja nga hunda është humbja e gjakut prej mbështjellësit të brendshëm të hundës. Ajo mund të ndodh në të dy kanalet, por zakonisht ndodh vetëm në njërin.

Pse hunda pëson shpesh gjakderdhje?

Enët e shumta të gjakut që ndodhen në hundë ndihmojnë të ngrohin dhe mbajnë të njomur ajrin që ju merrni. Këto enë ndodhen shumë afër sipërfaqes së hundës për këtë arsyje ato shumë lehtë mund të lëndohen.

 

Gjakderdhja nga hunda

A është gjakderdhja nga hunda shqetësuese?

Gjakderdhjet nga hunda burojn nga enët më të mëdha të gjakut që ndodhen më thellë në hundë. Këto gjakderdhje mund të jenë të rrezikshme, ato ndodhin edhe pas ndonjë lëndimi. Gjakderdhja nga hundët ndodh më së shpeshti te personat më të shtyrë në moshë për arsyje të ndryshme.

Disa prej arsyeve mund të jenë: presioni i lartë i gjakut, ateroskleroza, marrja e aspirinit ose çrregullimet me gjakderdhje. Zakonisht sa më shumë që personi është i shtyrë në moshë aq më serioze është gjakderdhja.

Nëse gjakderdhja nga hunda zgjatë më shumë se 20 minuta ju duhet të kontrolloheni menjëherë te mjeku. Gjakderdhja juaj është rezultat i  ndonjë lëndimi, rrëzimi ose ndonjë goditje në fytyrë. Gjakderdhja nga hunda pas rrëzimit ose ndonjë aksidenti mund të jetë shenjë e gjakderdhjeve të brendshme në organizëm.

Nëse ju përjetoni shpesh gjakderdhje nga hunda ju mund të keni ndonjë problem më serioz shëndetësor, si p.sh. shenja të leukemisë. Gjakderdhja nga hunda gjithashtu mund të jetë shenjë e dromcave (grimcave) në qarkullim të gjakut, çrregullimeve në enë të gjakut ose mund të jetë shenjë e tumorit hundor (kancerogjen ose jo kancerogjen).

 

Simptomat e gjakderdhjes nga hunda

Nuk ka simptoma të gjakderdhjes nga hunda veçse gjakderdhjes.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda?

Shkaktarët më të zakonshëm të gjakderdhjes nga hunda janë: 

  • Thatësia e hundëve (që zakonisht shkaktohet nga sistemet e nxehjeve shtëpiake gjatë dimrit) dhe,
  • Ngacmimi i hundëve. Këto dy faktorë bashkëpunojnë me njëri tjetrin pasi që ngacmimi i hundëve zakonisht ndodh atëherë kur mukusi në hundë është i thatë dhe me kore.

Faktorët tjerë përfshijnë lëndimet, ftohjet, alergjitë dhe konsumimin e kokainës. Te fëmijët mund të ndodhë për shkak se ata zakonisht fusin objekte të vogla në hundën e tyre kurse personat e shtyer në moshë mund të kenë aterosklerozen (e cila është ngurtësia e arterieve), infeksione, presion të madh të gjakut, dhe çrregullime me dromca (grimca) të gjakut.

Gjakderdhja nga hunda zakonisht ndodh edhe si pasojë e përdorimit të ilaçeve që mund të shkaktojnë dromcat e gjakut, si aspirini. Ndërsa një faktorë më i rrallë i gjakderdhjes nga hunda mund të jetë një çrregullim që quhet telangiektasia hemoragjike e trashëguar. Në disa raste shkaqet e gjakderdhjes nga hunda janë të panjohura.

 

Si diagnostikohet gjakderdhja nga hunda?

Gjakderdhja nga hunda nuk ka nevojë për diagnostikim.

A mund të parandalohen gjakderdhjet nga hunda?

Këshilla për parandalimin e gjakderdhjes nga hunda:

  • Preni thonjët e fëmijës tuaj rregullisht në mënyrë që ata mos ti fusin gishtat në hundë.
  • Neutralizoni thatësine e ajrit në shtëpinë tuaj gjatë dimrit duke përdorur pajisje për lagështimin e saj.
  • Ndaloni pirjen e duhanit. Tymi i cigares thanë hundën tuaj dhe irriton atë.
  • Hapni gojën kur teshtini.

Çfarë duhet të bëj nëse kam gjakderdhje nga hunda?

Gjakderdhjet nga hunda mund të duken të frikshme mirëpo ato nuk janë shqetësuese. Të gjitha gjakderdhjet nga hunda mund të trajtohen në shtëpi.

Nëse jeni duke përjetuar gjakderdhje nga hunda, uluni ngadalë dhe anoni pak përpara, mbani kokën lart pasi që kjo ndihmon në ngadalësimin e gjakderdhjes. Animi përpara ndihmon që gjaku të kaloj rreth hundës tuaj dhe jo në fyt. Nëse ju anoni mbrapa ju rrezikoni të përbini gjakun, kjo mund të iu irritoj stomakun.

Me gishtin tuaj të madh dhe me gishtin tregues shtrydhni dy pjesët anësore të kanaleve tuaja të hundës dhe mbani atë rreth 5 minuta, nëse pas 5 minutave gjakderdhja nuk ndalet atëherë mbani hundët shtrydhur edhe 5 ose 10 minuta më shumë.

Mbasi të ndalet gjakderdhja mos bëni diçka që mund ta shtyjë atë të fillojë prap si p.sh të kërruseni ose të fryni hundët.

Konsultohuni me mjekun nëse:

  • Gjakderdhja zgjat më shumë se 20 minuta
  • Gjakderdhja është shkaktuar nga ndonjë lëndim, rrëzimi ose nga ndonjë goditje në fytyrë
  • Përjetoni shumë shpesh gjakderdhje nga hunda

Gjakderdhja nga Hunda

Si do të më ndihmoj mjeku?

Mjeku juaj do shikoj se ku ndodhet burimi i gjakderdhjes tuaj. Ai do ju bëjë disa pyetje dhe do ju ekzaminoj hundën. Nëse gjakderdhja nuk ndalet vetë ose më vënien e presionit, mjekut tuaj do i duhet të djeg enën e cila bënë rrjedhjen e gjakut ose mbështjelljen e hundës tuaj.

  • Djegia bëhet me anën e pajisjes elektrike ose djegëse e cila do të përdoret për të djegur enën e cila rrjedh gjak. Mjeku juaj do të bëj mpirjen e hundës tuaj para procedurës.
  • Mbështjellja e hundës bëhet me anën e fashave ose me balona të vegjël të gomës të cilët ndihmojnë në vënien e presionit të domosdoshëm për të ndaluar gjakderdhjen.

Jeta me gjakderdhje nga hunda

Gjakderdhjet nga hunda mund të jenë të bezdisshme, ato vijnë papritmas dhe pa simptoma, ato gjithashtu mund të duken shumë të frikshme mirëpo zakonisht nuk janë të rrezikshme. Nëse ju përjetoni gjakderdhje nga hunda shumë shpesh, ju duhet të konsultoheni me mjekun.

 

Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj

  • Unë kam gjakderdhje nga hunda mjaft shpesh, si mund ta parandaloj këtë?
  • Sa gjatë duhet të pres para se ta thërras mjekun nëse jam duke përjetuar gjakderdhje nga hunda?
  • Unë jam shumë e ekspozuar ndaj tymit të duhanit, a mund të jetë kjo shkaktari i gjakderdhjes time nga hunda?
  • A janë gjakderdhjet nga hunda më të zakonshme gjatë dimrit?
  • Çfarë mund të bëj për ta ndaluar fëmijën tim të ngacmoj hundët?
  • A mund të jetë gjakderdhja nga hunda shenjë e ndonjë sëmundjeje tjetër?

 

Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com