Migrena: Simptomat, Diagnostifikimi dhe Trajtimi
Përmbajtja
Migrena është kokëdhembje pulsuese e kokës e cila mund të zgjatë nga disa orë deri në disa ditë. Dhimbja pulsuese zakonisht fillon nga balli, pjesa anësore e kokës apo rreth syve. Kokëdhimbja fillon të përkeqësohet gradualisht. Lëvizjet, dritat e forta apo zhurmat duket se e përkeqësojnë edhe më tej dhimbjen. Përzierjet e stomakut dhe vjelljet janë simptoma të zakonshme të migrenës.
Migrena mund të i’u kaploj vetëm një apo dy herë në vit, apo edhe çdo ditë. Femrat zakonisht preken nga kjo sëmundje më shumë se sa meshkujt.
Ekzistojnë disa lloje të dhimbjeve të migrenës. Llojet më të zakonshme janë migrena klasike dhe migrena e zakonshme.
Migrena klasike fillon me një shenjë paralajmëruese të quajtur aureola. Ky lloj i migrenës shpesh njihet edhe si “migrenë me aureolë”. Aureola shkakton ndryshime në të pamurit tuaj. Ju mund të filloni të shihni drita pulsive, ngjyra, struktura me vija apo hije në shikimin tuaj. Përkohësisht, ju madje mund të humbni një pjesë të shikimit tuaj, si përshembull vëzhgimin anësorë.
Mund të keni dobësim të muskujve në njërën anë të trupit tuaj, si dhe të i’u krijohet një ndjenjë sikur t’iu djegë apo t’iu therrë trupi. Mund të ndjeni edhe pa rehati, depresion dhe irritim.
Aureolat zgjasin nga 15 deri në 30 minuta dhe mund të paraqiten para ose pas kokëdhimbjes. Ndonjëherë ndodhë që dhimbja dhe aureola ndodhin në të njëjtën kohë, ose dhimbje të mos ndodhë fare pas aureolës. Dhimbjet klasike të migrenës mund të kaplojnë njërën ose të dy anët e kokës tuaj.
Migrena e zakonshme nuk fillon me aureolë, prandaj shpesh herë ky lloj i migrenës quhet “migrenë pa aureloë”. Ky lloj i migrenës është më i ngadaltë se migrena klasike, zgjatë më shumë dhe i pengon aktivitetet e përditshme. Dhimbjet e migrenës së zakonshme përjetohen vetëm në njërën anë të kokës zakonisht.
Shumica e njerëzve vuajnë nga migrena e zakonshme (pa aurelolë).
Si janë dhimbjet e migrenës?
Kokëdhimbjet e shkaktuara nga migrena mund të jenë shumë të forta deri në atë pikë sa të iu pengojnë në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Njerëzit nuk i përjetojnë dhimbjet e migrenës në të njëtën mënyrë. Simptomat e ndryshme të migrenës i gjeni të listuara në vijim. Ndonjëherë mund të keni shenja parandaluese disa orë apo edhe një ditë të plotë para se të ju fillojnë dhimbjet e migrenës. Këto shenja mund të jenë: energji shpërthyese, plogështi, dëshira për të ngrënë ndonjë ushqim specifik dhe ndryshime në disponim.
Simptomat e mundëshme të migrenës janë:
- Dhimbjet e forta pulsuese në njërën apo të dy anët e kokës
- Dhimbjet të cilat përkeqësohen nga aktivitetet fizike
- Vjelljet
- Ndryshimet në të pamurit tuaj, përfshirë këtu shikimin e turbulluar
- Pengesat dhe parehatia që iu shkaktojnë dritat, zhurma apo aromat
- Lodhja dhe hutimi
- Hundë të bllokuara
- Ethet apo djersitja
- Qafa e tendosur
- Lëkurë e ndjeshme e kokës
Çfarë e shkakton migrenën?
Mjekët nuk e dijnë saktësisht se çfarë e shkakton migrenën, mirëpo ata dyshojnë se shkaktohet pjesërisht nga ndryshimet e niveleve të një kimikati në trupin tuaj të quajtur serotoninë. Ky kmikat luan një rol të rëndësishëm në trupin tuaj dhe mund të ketë ndikim edhe në enët tuaja të gjakut. Kur niveli i serotoninës është shumë i lartë, enët tuaja të gjakut mund të tkurren, ndërsa kur niveli bie, enët e gjakut zgjerohen. Ky zgjerin mund të iu shkaktojë dhimbje dhe probleme të tjera shëndetësore.
Një tjetër aspekt i shkaktarëve të migrenës është duke u studiuar. Sipas këtyre studimeve kokëdhimbjet e shkaktuara nga migrena shkaktojnë një strukturë të veçantë të aktivitetit elektrik në tru.
Cilët janë disa nga faktorët që e rrisin rrezikun për tu prekur nga migrena?
Disa faktorë mund të ndikojnë që ju të prekeni nga migrena, ndërsa faktorë të tjerë mund të ndikojnë që juve të iu krijohet një kokëdhimbje e migrenës.
Faktorët që i rrisin gjasat tuaja të vuani nga migrena:
- Historiku familjar: Ju keni më shumë gjasa të prekeni nga migrena nëse edhe prindërit tuaj vuajnë nga kjo sëmundje
- Gjinia: Ju keni më shumë gjasa të prekeni nga migrena nëse jeni femër
- Mosha: Shumica e njerëzve e përjetojnë migrenën për herë të parë gjatë adoleshencës, mirëpo kjo sëmundje mund të iu kaplojë edhe me vonë gjatë jetes, zakonisht përpara moshës 40 vjeçare.
Faktorë që ndikojnë që ju të keni një kokëdhimbje të migrenës:
- Pijet dhe ushqimi: Disa lloje të pijeve dhe ushqimeve (lexoni listën më poshtë) mund të shkaktojnë kokëdhimbje. Dehidratimi, dieta dhe mos-ngënia e rregullt e shujtave gjithashtu ndikojnë që të ju shfaqet ndonjë kokëdhimbje e migrenës.
- Ndryshimet hormonale: Femrat mund të përjetojnë kokëdhimbje si pasojë e ciklit menstrual, menopauzës, përdorimit të pilulave kundër shtatzanisë apo terpaive për zëvendësimin e hormoneve.
- Stresi: Stresi në punë apo në shtëpi mund të iu shkaktojë kokëdhimbje. Ju mund të kaloni në gjendje stresi edhe nëse keni ushtruar më tepër se që duhet fizikisht, apo nuk keni fjetur mjaftueshëm.
- Shqisat: Tingujt e lartë, dritat dhe aromat e forta mund të iu shkaktojnë gjithashtu kokëdhimbje.
- Sëmundjet: Infeksionet si gripat e zakonshëm mund të iu shkaktojnë kokëdhimbje, kjo ndodhë poasqërisht shpesh te fëmijët.
Ushqimet të cilat mund të shkaktojnë kokëdhimbje:
- Mishi i vjetër, i përpunuar apo i ruajtur në kanaçe ( këtu përfshihen mishi bolonjez, proshuta, harenga, salsiçet dhe suxhuku)
- Djathi i ndenjur dhe i vjetëruar
- Pijet alkoolike, posaqërisht vera e kuqe
- Avokadot
- Fasulet
- Maja apo tharmi (këtu përfshihen edhe produktet si tortat e ndryshme dhe buka)
- Kafeina (kur konsumohet me tepricë)
- Supa e ruajtur në kanaçe
- Çokollata dhe kakao
- Produktet e qumështit si ajka dhe dhalla
- Fiku
- Lentili
- Arrat e ndryshme dhe gjalpi i kikirikut
- Qepët, përveq në rastet kur përdoren në sasi të vogël
- Papaja
- Fruti i pasionit
- Bizelet
- Turshitë dhe ushqime të tjera të ruajtura në mënyrë të marinuar, si për shembull ullinjtë
- Rrushi i terur
- Kumbullat e kuqe
- Lakrat turshi
- Vegeta
- Salca e sojës
Si diagnostifikohet migrena?
Mjeku juaj mund të ju diagnostifikoj me migrenë varësisht nga simptomat të cilat i përshkruani ju. Nëse këto informata nuk janë të mjaftueshme për të ju diagnostifikuar, mjeku mund të bëjë edhe një ekzaminim fizik. Mjeku mund të ju sygjerojë të bëni analiza të gjakut, apo skanime të trurit tuaj si MRI apo CAT. Këto skanime bëhen për të përcaktuar se nuk është duke e shkaktuar diçka tjetër kokëdhimbjën.
Ju mund të provoni të mbani një ditar të kokëdhimbjeve, në këtë mënyrë të i identifikoni faktorët që iu shkaktojnë kokëdhimbje.
A mund të parandalohet migrena?
Ilaçet mund të përdoren në rastet kur ju keni kokëdhimbje nga migrena mbi 2 herë në muaj. Mund ta merrni parasyshë këtë mundësi mjekimi nëse kokëdhimbjet jua pamundësojnë funksionimin e përditshëm dhe punën. Këto ilaçe përdoren çdo ditë, pa marrë parasysh nëse keni kokëdhimbje apo jo.
Disa nga ilaçet që përdoren për parandalimin e migrenës përfshijnë antidepresantë, ilaçe kundër krizave, ilaçe kardiovaskulare, injektime të botoksit, si dhe ekstrakte të gjetheve dhe rrënjëve të bimës “butterbur”.
Çfarë mund të bëjë tjetër për ta parandaluar migrenën?
Megjithëse nuk ka ndonjë mënyrë që e bënë parandalimin e kokëdhimbjeve në mënyrë të plotë, ju mund të provoni disa nga metodat në vijim të cilat zakonisht kanë efekt:
- Ushqehuni rregullisht, mos anashkaloni asnjë shujtë
- Krijoni një orar gjumi
- Bëni ushtrime rregullisht. Aerobiku i’u mundëson të shtendoseni, si dhe të mbani një peshë të shëndetshme, pasi që obeziteti është i lidhur me migrenën.
- Mbani një ditar të kokëdhimbjeve, në këtë mënyrë mund të mësoni se çfarë i shkakton kokëdhimbjet tuaja
Mjekimi i migrenës
Ekzistojnë dy lloje të ilaçeve për migrenën. Njëri lloj quhet mjekim abortivë dhe fokusohet në ndalimin e kokëdhimbjeve para se ato të bëhen të ashpra. Këtë lloj trajtimi duhet ta përdorni sapo të vëreni se jeni duke pasur një kokëdhimbje të shkaktuar nga migrena.
Lloji tjetër i mjekimit është preventivë. Ky lloj i medikamentit përdoret çdo ditë në mënyrë që numri i kokëdhimbjeve që iu kaplojnë të zvogëlohet.
Cilat ilaçe e zbusin dhimbjen që shkakton migrena?
Për migrena të intensitetit të butë deri në të mesëm ilaçet të cilat secili prej nesh i mbanë në shtëpi mjaftojnë për ta zbutur dhimbjen. Këto ilaçe mund të jenë:
- Aspirina
- Acetaminofen (si Tylenoli)
- Kombinim i acetaminophenit, aspirinës dhe kafeinës (si Excedrin Migraine)
- Ibuprofen (si Motrini)
- Ketoprofen (si Orudis KT)
Njerëzit që kanë dhimbje më të rënda të migrenës duhet të mjekohen me ilaçe preventive. Një lloj i ilaçit i quajtur ergotaminë mund të ketë shumë efekt si në rastet kur konsumohet vetë, si në rastet kur kombinohet me ilaçe të tjera. Dihidroergotamina është e ngjashme si ergotamina dhe shumë efektive.
Ilaçe të tjera të migrenës përfshijë: sumatriptan, zolmitriptan, naratriptan, rizatriptan, almotriptan, eletriptan dhe fravotriptan.
Nëse dhimbja nuk ndalet, atëherë duhet të përdorni ilaçe më të forta kundër dhimbjes, si p.sh. narkotikë ose ilaçe që përmbajnë barbiturate (ilaçe për gjumë). Këto ilaçe mund të krijojnë varshmëri ndaj përdoreni me kujdes. Mjeku mund të ju udhëzoj përdorimin e ilaçeve të tilla vetëm në rastet kur ato janë tërësisht të nevojshme si dhe rekomandohen të përdoren vetëm për periudha të shkurta kohore.
Çfarë mund të bëjë tjetër?
Për të menaxhuar sa më mirë migrenën tuaj provoni të:
- Shtriheni në një dhomë të errët dhe të qetë.
- Vendosni një leckë të ftohtë pas qafës ose në ballin tuaj.
- Bëjini masazh kokës tuaj
Jeta me migrenë
Migrenat mund të shfaqen pa paralajmërime, ato mund ta prishin ditën tuaj, apo edhe disa ditë të tëra. Shkruani në ditarin tuaj të kokëdhimbjeve nëse i’u keni ekspozuar ndonjë ambienti të pazakontë, ndonjë arome të re, si dhe kushtet atmosferike në ditën kur i’u është shfaqur kokëdhimbja. Në këtë mënyrë ju mund të zbuloni metodën më efiase për ta trajtuar dhe parandaluar migrenën tuaj.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- Si mund ta parandaloj migrenën? A mund të bëjë ndonjë ndryshim në stilin e jetesës për ta përmirësuar gjendjen time?
- Çfarë ilaçe duhet të përdorë? A është migrena e shërueshme?
- Cilat janë efektet anësore të ilaçeve të migrenës?
- Çfarë duhet të shkruaj në ditarin e kokëdhimbjeve?
- A do t’i kaloj migrena fëmijës tim pas rritjes?