Lart

Ngrirja e trurit, pse ndodh dhe si manifestohet

Ngrirja e trurit, që në gjuhën angleze njihet si “brain freeze”, i ndodhë pothuajse secilit person që ushqehet me ujë të ftohtë, akullore apo akullore.

Në termin mjekësor, një “ngrirje” e tillë quhet “sphenopalatine ganglioneuralgia”. Në të vërtetë, në botë njihet si “ngrirje e trurit”, por që kjo sipas ekspertëve ka të bëjë më tepër me ftohje të përkohshme të kokës.

Ajo manifestohet me dhimbje të forta të kokës për disa sekonda deri në një minutë. Pastaj pushon, pa përdorur barna. Në një artikull të publikuar në “Cleveland Clinic”, thuhet se një ngrirje e tillë nuk është e dëmshme, por që krijon situatë të padëshirueshme,.

Kush rrezikohet nga ngrirja e trurit – Çdokush mund të preket nga kjo, por fëmijët janë më të “ekspozuar”, për shkak se mund të mos jenë mësuar ta ngadalësojnë ritmin kur hanë apo pinë diçka të ftohtë. Sipas artikullit, ngrirja është më e shpeshtë te derisa persona që kanë dhimbje të vazhdueshme koke apo migrenë.Çka duhet të bëni që ta largoni këtë – Nëse keni dhimbje koke nga akullorja, përpiquni që ta ktheni temperaturën e gojës dhe fytit në normalitet. Ndaloni së ngrëni apo pini produktin e ftohtë, pini një lëngë të ngrohtë ose shtypni gjuhën në brendi.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com