Lart

Pse migrena është më shumë se një dhimbje koke

Migrena është një sëmundje serioze dhe dobësuese që mund të shkaktojë paaftësi të moderuar deri në të rëndë.

Ajo përkufizohet si një dhimbje koke që shfaqet për më shumë se 15 ditë çdo muaj. Disa njerëz vuajnë nga dhimbje koke migrene gjatë gjithë ditës, çdo ditë të muajit.

“Migrena është një sëmundje neurologjike. Është e rëndësishme të kuptohet se migrena kronike është fiziologjike, jo psikologjike. Ajo lidhen me mënyrën se si funksionon trupi juaj dhe nuk shkaktohet nga problemet me mendjen tuaj. Është e rëndësishme të theksohet se migrena është më shumë se një dhimbje koke e rëndë”, shpjegon Alexandar Mauskop, neurolog.

Ai shton se është një grup simptomash neurologjike që mund të përfshijnë dhimbje koke, ndryshime në shikim, marramendje, të përziera dhe të vjella, si dhe ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës, zërit, prekjes dhe nuhatjes.

Migrena kronike shkaktohet nga një kombinim i faktorëve mjedisorë dhe të trashëguar.

Stresi, mungesa e magnezit, konsumi i kafeinës, modelet e gjumit dhe faktorët dietik mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Neurologu Mauskop tha për CNN, se hapi i parë për të mësuar shkaktarët e dhimbjes së kokës është të mbani një ditar.

“Mbajtja e një ditari do t’ju ndihmojë të zbuloni se çfarë i shkakton dhimbjet e kokës dhe të ndihmoni mjekun tuaj të hartojë një plan trajtimi posaçërisht për gjendjen tuaj,” tha ai.

Ai shpesh u rekomandon pacientëve të tij me migrenë kronike që të shmangin kafeinën, të ushtrojnë rregullisht, të marrin suplemente magnezi.

Mjeku shtoi disa këshilla të tjera që mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga migrena kronike.

Shpërndaj
Sëmundje - Probleme.me

Probleme.me prezanton para jush enciklopedinë më të madhe shqiptare për sëmundje. Nëse keni ndonjë sygjerim apo informacion që mendoni se duhet ta mbulojmë na kontaktoni në semundje@rilinde21.sg-host.com