Aknet: Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi
Çfarë janë aknet?
Aknet janë gjendje e zakonshme e lëkurës. Ato shkaktojnë gunga në lëkurë të njohura si puçrra. Puçrrat formohen kur folikulet e vogla të qimeve në lëkurën tuaj bllokohen nga lëkura e vdekur dhe yndyra. Kjo bën që bakteret të rriten dhe të irritojnë lëkurën. Puçrrat zakonisht shfaqen në fytyrë. Megjithatë, ato mund të shfaqen në shpinë, gjoks, duar dhe qafë. Aknet zakonisht fillojne të shfaqen në vitet e para të adoleshencës. Mund të zgjasin ose të fillojnë në moshë madhore. Shfaqen edhe te djemtë edhe te vajzat.
Simptomet e akneve
- Pika të kuqe, të vogla dhe të ngritura
- maje të bardha, të mbushuar me lëngë në pika
- pika të zeza (duken si piper në poret tuaja)
- gunga të ngurta dhe të ndjeshme nën lëkurë.
Çfarë i shkakton aknet?
Aknet shkaktohen nga bakteret që bllokojnë folikulet e qimeve në lëkurën tuaj. Bakteret përbëhen nga lëkura e vdekur dhe yndyra. Ka disa lloje të akneve:
- Pikat e bardha: Folikulet e vogla të qimeve bllokohen nga yndyra dhe lëkura e vdekur. Një “pikë e bardhë” formohet në majë të çdo puçrre.
- Pikat e zeza: Folikuli i qimeve është bllokuar afër sipërfaqes së lëkurës. Bëhet e zezë kur ekspozohet ndaj ajrit.
Aknet cistike: Këto shfaqen kur cistet janë formuar thellë në lëkurë rreth folikuleve të qimeve.
Historia familjare kontribuon në akne. Nëse prindërit tuaj kanë akne të këqija, edhe ju mund ti keni. Sistemi juaj imunitar luan gjithashtu një rol. Disa njerëz janë tepër të ndjeshëm ndaj baktereve që bllokohen në folikulat e qimeve të tyre.
Si diagnostikohen aknet?
Shumicën e kohës, mjeku juaj mund të diagnostikojë aknet duke shqyrtuar irritimin në lëkurën tuaj. Ai ose ajo do të marrë në konsideratë moshën, mënyrën e jetesës ose rrethanat tuaja. Për shembull, disa grave i’u shfaqen aknet kur janë shtatzënë. Disa adoleshentë dhe të rriturit marrin aknet nga ushqime të caktuara.
A mund të parandalohen ose shmangen aknet?
Aknet nuk mund të parandalohen ose shmangen. Megjithatë, disa njerëz mund ta zvogëlojnë ashpërsinë duke ditur se çfarë shkakton irritim. Aknet janë më keq tek djemtë. Ata kanë më shumë yndyrë të lëkurës. Për shumë njerëz, aknet zhduken në moshën 25 vjeçare. Megjithatë, mund të vazhdojnë edhe në moshë madhore.
Disa gjëra mund të shkaktojnë ose ti përkeqësojnë aknet:
- Ndryshimet hormonale. Kjo ndodh gjatë pubertetit, para menstruacioneve të gruas (ciklit menstrual), ose gjatë shtatzënisë.
- Disa ilaçe. Kjo përfshin shtojcat ose steroidet që rrisin testosteronin.
- Kozmetika, sidomos produkte me bazë yndyre, kremrat për nxirje, dhe produktet e flokëve.
- Stresi.
- Prekja ose ndrydhja e puçrrave ekzistuese.
- Pastrimi i ashpër i lëkurës
- Çokollata, papastërtia dhe aktiviteti seksual nuk shkaktojnë puçrra fytyre.
Trajtimi i akneve
Aknet mund të trajtohen me ose pa recetë mjeku. Mjeku juaj do të përcaktojë se cila është më e mira për ju.
Trajtimet pa recetë mjeku përfshijnë:
Peroksid benzoil dhe acid salicilik. Ky është trajtimi më i zakonshëm. Vjen në formën të një kremi, xheli, sapuni, ose pecetë pastrimi. Vret bakteret dhe than yndyrën. Mund të nevojiten deri në 8 javë për të parë ndonjë përmirësim. Efektet anësore përfshijnë irritim të mëtejshëm të lëkurës, djegie dhe skuqje.
Barnat me recetë mjeku përfshijnë:
- Kremra retinoid ose xhele. Këto aplikohen në puçrra. Gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin produkte të caktuara retinoide. Mund të shkaktojnë defekte të lindjes. Tregoni mjekut tuaj nëse jeni shtatzënë. Ekspozimi i diellit mund të irritojë aknet të trajtuara me krem retinoid.
- Antibiotikët. Disa lloje të antibiotikëve mund të përdoren me trajtimet tjera të akneve.
- Isotretinoin. Ky është një ilaç i fortë, në dispozicion nën emra të disa markave. Mund të shkaktojë efekte anësore serioze. Bisedoni me mjekun tuaj për efektet anësore.
- Pilula kontraceptive. Këto janë ndonjëherë efektive për gratë e diagnostikuara me akne.
Trajtime të tjera janë në dispozicion në zyrën e mjekut tuaj. Këto përfshijnë heqjen e lëkurës, gërryerjen e lëkurës dhe trajtimet me lazer ose me dritë. Këto trajtime mund të zvogëlojnë shenjat e shkaktuara nga aknet. Injeksione të vogla të ilaçeve steroide mund të ndihmojnë në trajtimin e akneve të mëdha cistike. Së fundi, disa ndryshime të jetesës mund të ndihmojnë. Kjo përfshin një dietë të shëndetshme dhe ushtrime të rregullta.
Trajtimi për puçrra të rënda: Isotretinoin
Të jetosh me akne
Të pasurit akne mund të shkaktojë shqetësim dhe ankth. Disa njerëz mund të ndihen të dërrmuar me kohën dhe përpjekjet shtesë që i shtohen rutinës suaj të përditshme higjienike. Dhe kjo mund të kërkojë ndryshime në dietën tuaj dhe mënyrën e jetesës.
Pyetje që mund t’i bëni mjekut tuaj
- A duhet të pastroj fytyrën më shpesh?
- A shkaktojnë produktet e qumështit akne?
- A do t’i irritojë klori aknet?
- A mund të mbuloj shpërthimin e akneve me kozmetikë?